Punimet për të shndërruar Hotel Dajtin në ambiente për Bankën e Shqipërisë parashikohet të nisin gjatë këtij vit.
Një ndër godinat më të vjetra të kryeqytetit, edhe pse u ble 6 vite më parë mbi 40 miliardë lekë nga Banka e Shqipërisë, qëndron ende e pa sistemuar.
Banka e Shqipërisë, në planin e zhvillimeve afatmesme 20016-2018 ka njoftuar se gjatë vitit 2015, kanë përfunduar procedurat për marrjen e lejeve nga institucionet shtetërore për punimet në godinën e hotel Dajtit dhe brenda vitit 2016 do të realizohet procedura e prokurimit dhe fillimi i punimeve të rikonstruksionit, thanë burime të BSH-së për ATSH.
Në mbledhjen e datës 1 Prill 2015, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të miratojë realizimin e objektit të prokurimit, “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel “Dajtit”, nëpërmjet një kontrate me kohëzgjatje deri në 3 vjet. Punime synojnë ta rikthejnë godinën ne funksionale, në shërbim të Bankës Qendrore.
Ish-hotel “Dajti” ofron sipërfaqe ndërtimore, ambiente rrethuese, vendndodhje dhe vlera historike shumë të njohura dhe së bashku me ndërtesën ekzistuese të selisë qendrore, ofrojnë zgjidhje afatgjatë të nevojave të Bankës së Shqipërisë për ambiente pune dhe një mbështetje të plotë për zhvillimin e veprimtarisë së saj.
Zhvillimet kanë shoqëruar aktivitetin e Bankës së Shqipërisë këto vite kanë bërë që kërkesat për hapësira ndërtimore për të ushtruar aktivitetin e saj ditor të rriten në vazhdimësi. (java / r.a)