• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Horrin ta bëjnë diku tjetër”, Balla: S’ka qeveri teknike, në zgjedhjet 2025 synojmë mbi 84 mandate

by A R
03/10/2024 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Taulant Balla, i ftuar në Report Tv, ka dënuar ashpër skenarët e kaosit dhe dhunës së Partisë Demokratike në Kuvend, të cilët dogjën edhe karriget. ‘Horra’, i quan ministri Balla disa prej deputetëve të cilët sot organizuan edhe përplasjet më të ashpra në tentativë për të mos lejuar socialistët të futen në Kuvend.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministri Balla tha se djegia e karrigeve është një akt që tregon se ke djegur besimin e deputetëve që i kanë besuar mandatin. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin thotë për Report Tv se shqiptarët nuk e duan dhunën dhe sipas tij kjo rrugë opozitës nuk do t’i japë asnjë rezultat ndryshe.

“Kjo që keni parë sot nga kjo forcë politike është bërë edhe para 1 viti, ishim në të njëjtën situatë, edhe para 2-3 vitesh po ashtu, në shkurt 2019 u dogjën mandatet, ka pasur ngjarje të tilla në Kuvend, nga e njëjta forcë që mendon se duke përsëritur të njëjtën marrëzi do marrë rezultat ndryshe. Shqiptarët nuk e duan dhunën, madje e kanë dënuar ashpër dhunën sa herë iu është dhënë mundësia me votë. Nëse do kisha mundësi t’iu jepja një këshillë deputetëve të opozitës, do ishte thirrja për të hequr dorë nga kjo qasje, se në demokraci pushteti fitohet përmes votës.

Kur ti djeg mandatet, kur ti djeg karrigen e deputetit, ti ke djegur besimin që të kanë dhënë qytetarët,. Ato karriget nuk janë tonat, të është dhënë me kontratë nga populli. Ti vjen në Kuvend bën horrin te dera e Kuvendit, disa prej tyre s’kanë pasur ndonjëherë lidhje me kuvendin, horrin mund të shkosh ta bësh diku gjetkë. Brenda grupit të PD ka edhe njerëz që gëzoj respekt, në mendjet e tyre s’do donin fare të ishin pjesë e kësaj sjellje. Kjo nuk është një ngjarje që po ndodh për herë të parë. E rëndë që prej ’91, PD vazhdon të jetë peng i një personi, një person që nuk heq dorë nga e njëjta marrëzi, mendon se do japë rezultat ndryshe, nuk jep rezultat ndryshe”, tha Balla në Report Tv.

Për Ballën, PD është një parti e marrë peng dhe i shërben interesit të familjes Berisha.

“Është një parti në interes të një familje të caktuar, ata që vrapojnë për të folur në emër të saj, kanë interesin duke bërë servilin e radhës ndaj Berishës, duke qenë se është mbartësi i vulës t’u japë mundësinë të jenë pjesë e listës së ardhshme në Kuvend”, u shpreh Balla në Report Tv.

Sa i takon synimit të PS për zgjedhjet parlamentare 2025, Balla thotë se tashmë kërkojnë shumicën e cilësuar në Kuvend (pra minimumi 84 mandate). Për ministrin, mandati i 4 i qeverisjes është i domosdoshëm për të konsoliduar progresin e arritur, por edhe për të vijuar me punën për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Qytetarët janë gati ti japin PS një mandat më të fortë se secili prej 3 mandateve të tjera që kanë marrë deri tani. Shqiptarët kanë kuptuar që PS ka nevojë të ketë një shumicë të cilësuar për të çuar para reformat. Mandati i 4 do konsolidojë një fitore të madhe të PS”, tha Balla.

/a.r

Next Post
Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër, Bardhi: Zbardhni çështjen dhe vini autorët para përgjegjësisë

Iu përmend emri në Sky ECC, Bardhi i del të keqes para: Anëtarë të qeverisë ndihmojnë eksponentë të krimit për çështjet me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

“Barazia gjinore” prezantohet në OKB, Sala: Drejt përfaqësimit 50% për secilën gjini në vendimmarrje

March 10, 2026
Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

March 10, 2026

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In