• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Horrat e tu dhunuan kryetarin e PS në ’96-ën’, Balla-Berishës: Ngrije kokën! Metën e akuzoje për vrasje e vjedhje, tani e vure në listë 

by B K
26/06/2025 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Kuvendi, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla hodhi akuza ndaj Sali Berishës teksa i kujtoi deklaratat e tij ndaj Ilir Metës ndërsa tani e vendosi kandidat në zgjedhjet e 11 majit. Balla përmendi se Berisha e akuzuar Metën për vrasje dhe vjedhjen e floririt, ndërkohë që tani, për t’i siguruar një vend në listë, iu desh të hiqte Dash Sulën.

“Ky je ti dhe prej atij momenti ndoqe këtë strategji, bëj pis kundërshtarin, për narkotrafik dhe vrasje. E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu. Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde. Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën. U turre këtu kundër drejtësisë, e njëjta gjë..por ju nuk keni memorie. E mban ça i ke thënë Maks Haxhisë, e vure kryeprokuror të vendit, por nuk zbatoi urdhrat e tu iu turre me libër shtëpie. “, u shpreh Balla.

Balla përmendi gjithashtu se në vitin ’96, Berisha urdhëroi dhunimin e kryetarit të PS të asaj kohe.

“Unë kam qenë në selinë e PS të Librazhdit në ’96 kur horrat e tu Sali erdhën dhe e morën kryetarin e PS, e zbritën nëpër shkallë dhe e rrahën në qendër të qytetit. Kështu trajtohej opozita dhe kam qenë gjimnazist në ’96, por ti turpin se njeh. Sa i përket të zezave që thua për vendin, e ke bërë prej ditës së parë. Kush e bën këtë, një njeri ndaj të cilit rëndojnë të gjitha djallëzitë më të mëdha të shkaktuara ndaj këtij vendi, që nga bashkëpunimi me Millosheviç për ta furnizuar makinerinë e tij luftarake me naftë. Kujtoj këtu një deklaratë të Thaçit, i cili tha se marrëveshja e Berisha-Millosheviç solli arkanin në Shqipëri dhe kompania Shqiponja e PD theu embargon. Më pas përndoqe ushtarët e UÇK, ish komandantin Thaçi, Pajazitin apo edhe akuza për ushtarit Ilir Konushevci. Më pas vjen dhe financier, ja ku e ke Tritanin e ke thënë me zë e figurë se unë dhe kryeministri Meksi i thanë Berishës se Sudja nuk çon paratë në bankë. Berisha na tha mos u shqetësoni, Sudja është në kontroll të plotë të SHIK, paraë në fund u zhdukën. Pastaj hapen depot ushtarake dhe më pas edhe deklarimi i dy pilotëve, të cilët në 3 mars 1997, kur ti po zgjidheshe president, kishte dhënë urdhër për të bombarduar jugun”, tha Balla.

Next Post
Ina Zhupa: Të gjithë janë informuar në Strasburg që nuk ka patur zgjedhje të lira

Ina Zhupa: Të gjithë janë informuar në Strasburg që nuk ka patur zgjedhje të lira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

“Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë…

August 14, 2026

Zjarret që mund të na djegin të gjithëve

August 14, 2026
Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

August 14, 2026
Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

Miliona për klubet shqiptare, Europa “mbush” arkat e Dinamos dhe Egnatias

August 14, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Rritet numri i makinave të regjistruara! Mbi 58 mijë në 7 muaj, shtohen ato elektrike

August 14, 2026
Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

Alarm për energjinë në Europë, thatësira godet centralet bërthamore, Danubi në nivel rekord

August 14, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti u bën thirrje partive për takim: Të diskutojmë emrat për presidentin

August 14, 2026
Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

Italia refuzon kthimin e emigrantëve nga Gjermania, përplasje për rregullat e Dublinit

August 14, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 15 Gusht 2026

August 14, 2026
Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

Një spanjoll në krye të gjyqtarëve shqiptarë, FSHF prezanton shefin e ri të arbitrave

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com