• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Horr bulevardi’/ 21 janari, Topi: ‘Strasburgu’, sinjal për drejtësinë e re! Më është bërë gjyq publik se kërkova të mos pengohen hetimet

by Java News
21/11/2023 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë pas vendimit të Strasburgut për 21 Janarin, konkretisht rastin e Aleks Nikës, që denoncoi pamjaftueshmërinë e hetimeve të bëra nga autoritetet gjyqësore mbi tragjedinë e 21 janarit, ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në “Frontline” në Report TV me Marsela Karapançon i është bashkuar këtij konkluzioni.

Sipas Topit vendimi për Nikën është një sinjal që vjen nga Strasburgu dhe “në radhë të parë duhet të sensibilizojë institucionet e drejtësisë së re”.

Nderkohe qe ka qene me i akuzuari ne ate kohe nga Berisha kryeminister, i cili e quaji ‘horr bulevardi’ dhe pjese e grupit puçist, Topi nenvizon se i eshte bere gjyq publik ne ate kohe qe ka qene President, vetem pse kerkoi te m,os bllokohen hetimet per kete ngjarje te rende, me pasoje vrasjen nga Garda te 4 demonstruesve.

Pyetje: A mund të konsiderohet vrasje shtetërore 21 janari? Si e komentoni vendimin e Strasburgut?

Bamir Topi: S’dua të futem në petkun e drejtësisë. Ata janë të vëmendshëm. Çështja e 21 janarit nuk është e thjeshtë. Më 20 janar kujtohen të gjithë për të folur për 21 janarin, me datë 22 nuk flet askush. Ai sinjal që vjen nga Strasburgu në radhë të parë duhet të sensibilizojë institucionet e drejtësisë së re. Unë mendoj se janë duke punuar në përgjithësi dhe janë kryefjalë e jetës institucionale në Shqipëri. Besoj dhe uroj të jetë në vëmendje.

Pyetje: Zyra juaj shumë pranë kur ndodhi 21 janari. Cilin detaj do veçonit nga ajo ngjarje?

Bamir Topi: Momenti i vrasjeve sigurisht. Vrasja e një njeriu është fundi. Duhet të futesh në ndjenjën e familjes ata janë të parët që e ndjejnë. Pastaj të gjithë me radhë dhe në fund fare është pjesa që ekspozohet. Më pas vazhdoi në krijimin e alibive në pengimin e institucioneve për të bërë drejtësi… U ngrit një komision hetimor vetëm me pjesën e maxhorancës dhe mori në hetim institucionet kryesore të vendit. Dhe mori edhe presidencën. Mori kryeprokuroren shefin e shërbimit informativ, gazetarë njerëz të mediave… Janë ngjarje emblematike tragjike. E gjitha kjo ishte për ta vendosur çështjen penale për 21 janarin në terrenin e politikës. E kam thënë dhe dikur mua më është bërë gjyqi publik politik dhe institucioneve të tjera dhe praktikisht nuk kam parë t’i jetë bërë gjyqi opozitës.

Kanë dashur ta nxjerrin presidentin në atë kohë nga roli i arbitrit institucional. Atëherë i kam konsideruar jo vrasje në kryeministri por në bulevard. Kam kërkuar të mos pengohen institucionet e drejtësisë. Ai komision parlamentar i bëri gjyqin politik dhe nëse gjyqi politik do konsiderohesh me penalitete e kam thënë dhe dikur tjetër sot do isha me burg përjetë. Nga kjo pikëpamje keqardhja ime e madhe ishte çfarë ndodhi, por keqardhja tjetër është politika në parlament edhe pas ndryshimit, edhe ata që ishin deklaruar se do bëjnë çështje e mundur për të zbardhur 21 janarin por nuk është bërë kurrë tentativë për debat publik për të bërë gjyqin 21 janarit. Kam mirënjohje për partnerin tonë kryesor që në atë periudhë kanë ardhur kohë pas kohe për të dhënë ndihmë për ta kaluar atë problem.

Pyetje: Drejtësia e re a e ka pushtetin ta zbatojë ligjin?

Bamir Topi: Kam përshtypjen se po. Nuk po i vjen pushteti nga politika. Ata po rifitojnë terren, sepse nuk mund të fitohet menjëherë. Ata kanë mbështetjen e gjerë publike. Unë mendoj që është një element shumë i fuqishëm për të menduar.

Pyetje: Berisha në hetim nga SPAK, si e komentoni qëndrimin e tij që thotë se duhet autorizim nga SPAK?

Bamir Topi: Unë mund të flas por dua të ndjek të njëjtin standard kur një personazh është ne hetim për pozicionin që kam pasur preferoj të mos komentoj. Janë të shkruara të gjitha. Të zbatohet kushtetuta./m.j

Next Post
Buxheti/ U miratua në tym e flakë, ministri Mete: Situata në Parlament e pakëndshme, por kemi përgjegjësi publike ndaj qytetarëve

Buxheti/ U miratua në tym e flakë, ministri Mete: Situata në Parlament e pakëndshme, por kemi përgjegjësi publike ndaj qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata lë në burg Eraldo Fizin

October 2, 2026
150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Afra Saraçoglu mohon përdorimin e kokainës: Analizat e gjakut dhe urinës dolën të pastra

Afra Saraçoglu mohon përdorimin e kokainës: Analizat e gjakut dhe urinës dolën të pastra

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com