• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi: Zbuloni shpirtin binjak ideal sipas Astrologjisë

by A R
17/05/2019 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikush e ka gjetur atë dhe dikush ende shpreson ta takojë: po flasim për shpirtin binjak! Ata që e takojnë thonë se menjëherë e kuptojnë se kanë gjetur një person me të cilin ndiejnë një lidhje të veçantë dhe të pazgjidhshme.

Horoskopi mund të na tregojë shenjën e mundshme zodiakale të shpirtit tonë binjak.

Shenjë për shenjë, le të lejojmë që yjet të na ndihmojnë që të tërheqim dashurinë që gjithmonë kemi dashur ta takojmë ose që tashmë e kemi në krah!

Dashi: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Binjakëve. Për një person si ju, i cili i do sfidat dhe aventurat, është shumë stimuluese që të ketë në krah një person kameleonik dhe të paparashikueshëm si Binjakët. Kureshtja e Binjakëve dhe pasioni juaj përbëjnë së bashku një përzierje shpërthyese, pa të cilën asnjëri nga të dy nuk mund t’ia dalë. Binjakët arrijnë t’iu mbajnë lart dhe ju arrini që mos ta mërzisni me kthesat e vazhdueshme që ngjyrojnë ditët e dashurisë dhe lumturisë. Seksi është dinamik!

Demi: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Gaforres. Të dy i jepni një vlerë të madhe familjes dhe preferoni një mënyrë jetese të rehatshme. Gaforrja e di se si të respektojë kohën tuaj dhe në krahët tuaj ndihet i sigurt dhe i mbrojtur, duke gjetur më në fund ekuilibrin e tij emocional. Ju ndërkohë gjeni te Gaforrja të gjithë butësinë dhe ngrohtësinë që janë të nevojshme për ta mbajtur zjarrin e pasionit të gjallë. Poshtë çarçafëve nuk njihni limite dhe të dy lini mënjanë çdo formë të vogël të përtacisë.

Binjakët: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Peshores. Të dy jeni shenja të Ajrit dhe keni një vizion shumë të gjerë të dashurisë, në çdo aspekt të tij. Binjakët arrijnë të jenë të disponueshëm edhe përballë despotizmit tuaj. Përveç tërheqjes së fortë fizike, gjithashtu ju bashkon edhe një përputhje fantastike mendore që inkurajon dialogun dhe ju lejon t’ia dilni pa thënë gënjeshtrat e zakonshme. Të dyve ju pëlqen të bisedoni edhe poshtë çarçafëve.

Gaforrja: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Virgjëreshës. Ju jeni njerëz shumë të ndryshëm: ju doni përqafimet, Virgjëresha në vend të kësaj bën shumë përpjekje për të treguar dashuri dhe butësi. Ju kompletoheni së bashku. Ju, me shumë durim, ëmbëlsoni Virgjëreshën dhe nxirrni anën e saj më të ëmbël dhe më të butë. Virgjëresha, nga ana tjetër, ju jep të gjithë sigurinë që dëshironi dhe mban dyshimet dhe shqetësimet tuaja në kontroll. Gjithashtu mund të krijoni zakone të vogla dhe romantike që e bëjnë çiftin tuaj unik dhe të paimitueshëm.

Luani: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Dashit. Ju keni nevojë të keni në krah një person eksploziv, të zhurmshëm dhe entuziast ashtu si ju. Te Dashi ju gjeni zjarrin për të cilin keni nevojë për të ndierë brenda jush djegien e pasionit. Tërheqja fizike mes jush tejkalon të gjitha kufijtë dhe nuk është vetëm ajo që e bën marrëdhënien më solide. Dashi vlerëson ndershmërinë tuaj dhe sinqeritetin tuaj. Të dy i përballoni me krahë hapur problemet. Ju jeni një çift shumë bujar.

Virgjëresha: Shpirti juaj binjak i përket shenjës së Bricjapit. Ajo që ju bashkon është elementi juaj: Toka. Ju të dy doni një marrëdhënie serioze, të qëndrueshme dhe që të zgjasë në kohë. Për ta bërë atë të fundit ju jeni të gatshëm për sakrifica të mëdha. Bricjapi e do ndjenjën tuaj praktike dhe ju pëlqeni tek ai aftësinë e tij organizative në jetën e përditshme. Në menaxhimin e parasë nuk mund të dëshironi një person më të mirë në krah. Në sferën seksuale, pas disa kohësh, mund të arrini një bashkëpunim të mirë.

Next Post
“Inzaghi te Juve? Më hidhëron…!”

“Inzaghi te Juve? Më hidhëron...!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In