Dashi
Horoskopi për sot ju paralajmëron se Mërkuri dhe Dielli mund t’ju shkaktojë disa probleme. Përqendrimi i dobët dhe dëshira për të shpëtuar do të marrë mendjen diku tjetër. Megjithatë ju do të dini të përfitoni edhe nga situatat më anormale, prandaj mos u shqetësoni për ndonjë ngatërresë.
Demi
Horoskopi për ju sot parashikon një ditë pozitive, e cila me Jupiterin në shenjë, ju bën më të ngrohtë dhe miqësorë. Plutoni ju inkurajon me ëmbëlsi dhe romancë.
Shpenzimet dhe faturat janë në qendër të mendimeve tuaja, dhe mund të komplikojnë gjendjen financiare.
Binjakët
Pavarësisht suksesit në punë, apo rezultateve të mira të marra në studime, ende vazhdoni të mendoni se ka diçka të gabuar dhe kjo nuk ju lejon që të gëzoni për arritjet tuaja. Dashuria dhe puna po ecin më së miri. Një e premte e qetë, parashikohet nga yjet për ju sot. Angazhimet rutinë do të jenë pjesë e ditës.
Gaforrja
Horoskopi ju fton që të jeni të kujdesshëm, pasi keni Hënën, Mërkurin dhe Jupiterin armiqësor. Për ju kjo e premte mund të jetë e mbushur me disa të papritura.Do të jeni në gjendje për të zgjidhur pothuajse të gjitha çështjet e vjetra që ju kanë munduar deri tani dhe kjo do ju sjellë në humor të mirë
Luani
Vetem gjate pasdites do te rimerrni energjite e zakonshme dhe do te organizoni nje mbremje te kendshme dhe shume te zhurmshme. Deshironi te largoheni patjeter nga rutina e dites. Do te ndjeheni pak te lodhur nga punet e perditshme dhe ju intereson me teper jeta e nates.
Virgjëresha
Gjeja qe duhet te keni parasysh sot eshte te mos i jepni shume rendesi polemikave dhe diskutimeve te kota qe ju kane perfshire pa dashje. Me ne fund dikush qe ka pare interesin tuaj karshi tij do tju beje nje ftese interesante. Varet nga ju nese do te pranoni apo jo ate qe ju ofrohet.
Peshorja
Sot jeni I ftuar te ulni tonet ne dialogjet ne cift. Do te shikoni qe i keni dhene rendesi sinjaleve te gabuara qe ju kane ardhur nga ambjenti rreth e rrotull. Nje mik do tju vere ne dukje se jeni shume egoiste dhe anashkaloni pergjegjesite qe keni karshi nje mardhenieje.
Akrepi
Do të merrni rol drejtues në çdo eveniment ku do të jeni pjesëmarrës. Kini besim të aftësitë që keni, por mos e teproni me mungesën e modestisë, sepse mund t’ju keqkuptojnë.Të tjerët do të jenë me fat që ju kanë pranë.
Shigjetari
Zemra juaj është e ndjeshme dhe kjo ju bën shumë të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Sot është koha që të fitoni mirënjohje nga të gjithë personat të cilët e kanë pasur ndihmën tuaj.
Bricjapi
Një letër do t’ju sjell lajme të mira. Udhëtimet dhe marrëdhëniet me të panjohurit do të mbushin ditën tuaj. Të lindurit e ditës së premte duhet të tregojnë kujdes ndaj tradhtisë, në të dyja anët. Në dashuri këshillohet të mos merrni vendime.
Ujori
Grindje në familje dhe mes të afërmve për çështje parash. Sot në punë, në studio, apo në biznesin tuaj përpiquni të jeni të përulur dhe të mos i “shkarkoni” te të tjerët problemet tuaja
Peshqit
Bëni ekonomi për gjithçka, kurseni kur të mundni dhe mos i jepni rëndësi dikujt që do t’ju thotë se jeni kurnac. Në fund të fundit gjithsecili i zgjidh problemet e tij sipas mënyrës së vetë.