• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Horoskopi i sherrit… si është të nevrikosësh një dem? Po një Virgjëreshë?!

by Java News
13/02/2017 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një Dem e urren debatin, Binjakët do t’ju kundërpërgjigjen me një inat të fortë, një Virgjëreshë as që do t’ia dijë për problemet, Akrepit nuk i pëlqen aspak të ndihet i refuzuar, Shigjetari bën ç’të mundet që të shmang sherret, Ujori do të kërkojë falje nëse ka bërë ndonjë gabim, Peshqit përpiqen të shmangin negativitetin mes jush…

E para e punës, nëse nuk keni aq shumë afrimitet, një Dash do t’ju bëjë të ndiheni të vegjël, a thua nuk i intereson fare ajo që keni për t’i thënë. Por nëse e lëndoni një Dash, më mirë shpërnguluni në një shtet tjetër, shkruan Anabel.

Një Dem me të vërtetë që e urren debatin për aspekte negative të marrëdhënies me të. I lënë shumë gjëra emocionalitetit ndaj nëse i sfidoni në përballje, mund të shpërthejnë. Por gjithsesi, nuk para u pëlqejnë t’i zvarrisin gjërat dhe herët apo vonë, do t’ju largojnë nga vetja. Në fund, do t’ju japin vetëm shpërfillje.

Binjakët do t’ju kundërpërgjigjen me një inat aq të fortë, sa nuk do ta kuptoni nga doli. Ata i urrejnë debatet mbi gjëra që s’u interesojnë dhe mund të përfundojnë në të shara vulgare nëse i nxisni. Prisni një tufë të vërtetash të dalin në shesh gjatë sherrit me një njeri të shenjës së Binjakëve!

Gaforret i marrin shumë personalisht të gjitha, pavarësisht arsyes pse po debatoni. Ndonjëherë ndjeshmëria e madhe i mbyt, dhe mund t’ia plasin të qarit mu përpara jush. Më vonë do t’ju kërkojnë falje dhe do të gjejnë një mënyrë si ta kthejnë marrëdhënien aty ku ishte. Por nëse nuk jeni të sinqertë kur u kërkoi falje, do t’ju heqin pa asnjë problem nga jeta e tyre.

Luani krenar ka tashmë shumë miq që e mbështesin, ndaj ju mund të jeni thjesht një problem mes gjithë mbështetjes që merr. Por edhe nëse ia dilni t’ia vini kundra gjithë miqtë (aka ndjekësit), do të gjejë të tjerë që ta respektojnë, adhurojnë dhe mbështesin.

Një Virgjëreshë as që do t’ia dijë për problemet tuaja, nëse e përfshini edhe atë. Madje përballja me të është e kotë, sepse befas bëhet i pandjeshëm ndaj gjithçkaje. Mbajeni mend: mos e shtyni një Virgjëreshë më tepër se ç’duhet, sepse mund t’ju kthehet në mënyra nga më të papërballueshmet, sapo ju t’i jepni një arsye.

Peshoret kanë prirjen të shpërndahen nëpër shumë probleme që kanë. Ofendohen tepër lehtë nga diçka që mund t’u thoni. Për të mos dalë hapur, mund të përdorin edhe të tjerët që të përballen me njeriun që u ka shkaktuar shqetësim. Por nuk kanë për ta fshehur ndikimin e tyre, dhe do të dalin hapur nëse ju i akuzoni.

Do të qeshë dhe do t’ju kujtojë se nuk jeni i vetmi njeri që ka “halle” në këtë botë. Është një lojë e rrezikshme me një Akrep; nuk i pëlqen aspak të ndihet i refuzuar, i kundërshtuar apo i shpërfillur. Kështu që mendojeni mirë atë që do t’i thoni dhe si do ta thoni, sepse mund t’ju kundërpërgjigjet duke përdorur pikat tuaja më të dobëta, që ju as që e dinit që i njihte.

Shigjetarëve nuk u pëlqejnë sherret, dhe do bëjnë ç’të munden që t’ju shmangin. Mos e merrni si shaka; ata mund të zhduken krejt papritur kur e ndiejnë se po vjen rreziku i një debati. Nëse keni thënë apo bërë diçka që atyre nuk u pëlqen, dijeni se thjesht nuk do të flasin kurrë më me ju, dhe nuk do të përpiqen ta zgjidhin në ndonjë lloj mënyre.

Nëse ju humbni kontrollin përpara një Bricjapi, ai mund ta përdorë kundër jush, sepse e shikon si dobësi. Janë shumë dinakë në këtë drejtim, dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të arritur aty ku duan, shkruan Anabel. Nëse u vjen mundësia, nuk humbin kohë dhe e shfrytëzojnë: kini kujdes kur përballeni me një Bricjap.

Ujori do të kërkojë falje nëse ka bërë ndonjë gabim, por ndihet tepër i lodhur për të ndier ndonjë lloj acarimi. Me siguri do të kërkojë të rrijë vetëm, duke ruajtur një lloj diplomacie, për të mos shembur urat e komunikimit. Por mos harroni: nuk kanë frikë t’ju kundërpërgjigjen nëse ju vërtet i nxisni. Nëse kjo ndodh, nuk ju pret diçka e mirë.

Peshqit përpiqen të shmangin negativitetin mes jush. Madje, mund të kërkojnë falje edhe nëse nuk e kanë vetë fajin, thjesht dhe vetëm që të pajtoheni prapë. Në varësi të çështjes së diskutimit, mund edhe të përfundojnë duke qarë, sepse sherret dhe moskuptimet i bëjnë të ndihen të lënduar.

Next Post
Leicester nga parajsa në ferr

Leicester nga parajsa në ferr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In