• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi për ditën e hënë, 20 korrik 2020

by A R
19/07/2020 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parashikimet e horoskopit të Paolo Fox për nesër, e hënë 20 korrik 2020 , por edhe ajo që pritet për dy ditët e para ta javës. Zbuloni çfarë rezervojnë yjet, për të gjitha shenjat e zodiakut.

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të ndjeheni pak të dyshimtë, por dëshira për hakmarrje me siguri nuk do t’ju mungojë. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, veçanërisht nëse marrëdhënia juaj ka përjetuar probleme të mëdha, apo të injoruara prej disa kohësh. Vëmendjen e duhur duhet ta keni sidomos në muajin gusht!

Demi

Këto ditë po kërkoni më shumë përgjigje, apo siguri më shumë. Ka ardhur koha për të adresuar çështje të caktuara: përcaktoni marrëdhënien tuaj, flisni për punë ose mendoni për shtëpinë. Ka nga ata që po shqyrtojnë një transferim; qira, shpenzime të papritura, apo ndryshime të vazhdueshme në përditshmëri, që duhen menduar.

Binjakët

Nesër do të keni akoma Venusin të pranishëm në shenjën tuaj: dashuria të jetë akoma protagoniste e ditëve tuaja. Siç sugjeron astrologu popullor,Paolo Fox,  duhet të jeni sa më të sinqertë. Nëse po ecni paralelisht me dy histori, nëse keni tensione që janë lënë pas dore shumë gjatë, është koha për të korrigjuar, për t’u sqaruar në çift! E marta dhe e mërkua, dy ditë interesante.

Gaforrja  

Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër do të ndjeni nevojën për të kërkuar bashkëpunime të reja në punë. Ose të largohemi pas një bllokade, që ka zgjatur për shumë muaj. Në dashuri duhet të riktheheni sërish në lojë, në funksion të muajit gusht që do të jetë shumë premtues nga ky këndvështrim.

Luani

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër mund të ndjeheni të shqetësuar për paratë dhe çështjet e lidhura me punën. Ju dëshironi më shumë garanci dhe bëni mirë, sepse do të jetë e rëndësishme të sqaroni të gjitha marrëdhëniet profesionale, deri në muajin nëntor. Do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm me financat. Në dashuri, megjithatë, një verë shumë intriguese ju pret.

Virgjëresha

Në këtë periudhë jeni një nga shenjat më të forta dhe më premtuese për çështje praktike dhe të lidhura me punën. Për fat të keq, problemet vazhdojnë në dashuri. Shumë çifte janë shpërngulur, madje kanë humbur edhe bashkëpunimin e së kaluarës. Ju duhet të punoni për të rikuperuar sa më shpejt pasojat! Gushti do të jetë një muaj që do t’i japë takime stimuluese beqarëve.

Peshorja

Që nga marsi, keni pasur shumë vështirësi dhe dyshime. Ju jeni një nga shenjat e zodiakut që po dilni nga kjo periudhë me kockat gati të thyera. Këto ditë po kaloni një periudhë të vështirë që të besoni më shumë në të ardhmen, siguritë mungojnë, ose mbase jeni thjesht të lodhur duke përsëritur gjithmonë të njëjtat gjëra. Mundohuni, megjithatë, të mbani qetësinë në marrëdhëniet tuaja!

Akrepi

Nesër Hëna do të jetë në anën tuaj: nëse keni fjalë të rëndësishme për të adresuar, sqarime që do të bëni, është ditë e përshtatshme, të përfitoni në 24 orët e ardhshme. Një fazë shumë e favorshme, pothuajse çliruese do të fillojë për ju. Fundjava tjetër dhe të gjithë fundjavat pasuese do t’ju japin emocione të forta.

Shigjetari

Sipas parashikimeve astrologjike të Paolo Fox, nesër, të martën dhe të mërkurën duhet të filloni të bëni plane të rëndësishme, për muajin gusht. Në punë, mund të fillojnë projekte të reja të cilat do të mund të realizohen në vjeshtë. Sidoqoftë, në dashuri dikush prej jush po kalon një krizë të vogël.

Bricjapi

Duhet të ‘armatoseni’ me guxim dhe të flisni qetësisht me partnerin ose me këdo që është afër jush tani. Keni shumë tensione që duhet të tejkalohen, përndryshe do të rrezikoni të shihni marrëdhëniet e dëmtuara, në mënyrë të pariparueshme gjatë gushtit. Jini më shumë të kujdesshëm!

Ujori

Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të jeni mjaft të qetë, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të duhet të përdorni kujdes ekstrem me paratë. Në këtë periudhë keni bërë shumë lëshime, prandaj do të ishte e përshtatshme të filloni të kërkoni për burime të reja. Deri në nëntor duhet të përpiqeni të përcaktoni më mirë të gjitha veprimet tuaja.

Peshqit

Në përgjithësi po kaloni një situatë të mirë. Në gusht kjo periudhë do të jetë edhe më mirë! Çiftet që mbijetuan muajt e kaluar, në gusht do të kenë mbështetjen e yjeve. Nesër mund të ndjeheni pak nervozë, por e marta dhe e mërkura do të jenë dy ditë të mira, sepse ato do t’ju japin zgjidhje të rëndësishme për disa probleme të një natyre pune, mbi çështje burokratike dhe juridike që ju kanë shqetësuar për ca kohë.

Next Post
“SHBA nuk ka kompetencë mbi Kosovën, Thaçi joserioz në deklarata”

Deputetë, pa poste në qeveri! Mustafaj konfirmon rikthimin e ‘xhaketave të vjetra’ në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i vdekur në banesë çifti i bashkëshortëve, dyshime se burri ka vrarë gruan, më pas veten

January 2, 2026
“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

“Tre minilidhjet” shënojnë 25-vjetorin me udhëtime rekord ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës më 2025

January 2, 2026
Christine Lagarde, “prusjane e veshur me Chanel”

Mashtrim me të ardhurat? Shefja e BQE paguhet më shumë se Von Der Leyen

January 2, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika propozon kremtimin e ditëlindjeve të udhëheqësve!

January 2, 2026
22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

January 2, 2026
Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

Zbardhja e vrasjes së Hysni Ymerit, reagon Proda: Këto rezultate dekurajojnë veprimtarinë kriminale

January 2, 2026
Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje, 37 të falurit sërish drejt ekzekutimit

Protesta të dhunshme në Iran. Trump: Ndaloni vrasjet, jemi të armatosur dhe gati për të filluar

January 2, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

January 2, 2026
Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

January 2, 2026
Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com