• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi për Dhjetorin nga Meri Gjini! Financat, familja dhe dashuria, cilat shenja paralajmëron astrologia të kenë kujdes

by A R
28/11/2024 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia Meri Gjini, në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka parashikuar se si do të jetë dhjetori për të dymbëdhjetë shenjat e Zodiakut.

Astrologia Gjini tha se karakteristikë e dhjetorit është se kemi dy Hëna të reja. Të dyja janë hyrje shumë të forta që shenjojnë dhe që janë të ndjeshme dhe nga më skeptikët, sa i përket fillimeve dhe zhvillimeve të reja. Kemi dhe një Hënë të plotë më 15 ekzaktësisht te Binjakët mbi Jupiterin në të kundërt.

Dashi

Është një Hënë e re mbi Diell te Shigjetarët dhe që në javën e parë, sidomos për të lindurit në qendër të shenjës ka zhvillime të mira në çështje që i përkasin profesionit të tyre. Kjo Hënë e re favorizon çështje që kanë të bëjnë me ligjin, shtetin, zyrat, por njëkohësisht nga njëra anë nxit idenë e udhëtimeve të largëta, nga ana tjetër, duke menduar që kanë detyrime profesionale, kjo do të bëjë që jo për të gjithë planet e lëvizjeve të dalin ashtu sikurse mendojnë. Të lindurit në ditët e para të shenjës së Dashit, të lindurit në mars duhet të jenë të kudjesshëm në çështjet familjare.

Demi

Në datën 7, në të gdhirë të datës 8 Venusi është tek Ujorët. Situata që kanë të bëjnë me pjesën e ekonomisë, sidomos në lidhje me huatë ose në lidhje me sistemin bankar, të kërkuarit kredi janë ato që duan kujdes. Nëse kanë në plan të kërkojnë kredi, nëse kanë në plan të sqarojnë çështjet e eknomisë sidomos në familje, do të duhet t’i vënë pak pause dhe t’i lënë për në fillim në vitit 2025. Edhe për Demat dhjetori do të rezultojë shumë i mirë për çështje që i përkasin profesionit.

Binjakët

Javën e parë do të kenë zhvillime shumë pozitive në çështjet e punës. Nisur nga sot deri të enjten është e pamundur që të mungojnë lajme të bukura, pozitive për sa i përket punës. Është po puna e cila në mesin e muajit do të jetë problematike. Çfarë shqetësimesh dhe pakënaqësish kanë do të dalin në sipërfaqe. Por do të kenë edhe mundësi për korrigjime. Hëna e parë e re i përket profesionit, hëna e dytë e re do të sjellë ekuilibër në jetën personale. Kujdes me çështje që i përkasin fizikut.

Gaforrja

Një muaj intensiv, pozitiv. I favorizuar shumë në javën e parë pavarësisht lodhjes dhe ngarkesave. Do të rezultojë një muaj shumë i mirë edhe pse për Gaforren java e parë është e lodhshme, por pozitive dhe produktive. Java e parë ka një situatë që duhet sqaruar në çështjet e familjes. Java e fundit e dhjetorit shënon fillimin e një pranvere gjithë ngjyra për Gaforren edhe pse është fundi i dimrit.

Luani

Marsin e kanë te vetja. Do duhet të bëjnë pak pas dhe të shikojnë se çfarë duhet të korrigjojnë. Të lindurit pas ditës së tretë dhe të Katërt të Luanëve kanë ndryshime ose në hapsirën ku banojnë, ose në hapësirën ku punojnë, ose në çështje dokumentash në lëvizje të ndryshimit.  Te lehtësuar me çështjet e familjes.

Virgjëresha

Në çështje që i përkasin bashkëpunimeve dhe bashkëpunëtorëve… java nis me këto lloj tematikash. Janë për mirë, janë për zgjerim, rregullim, korrigjim. Kjo Hënë e re nuk është as miqësore as penguese. Do të duhet të jenë të kujdesshëm me çështje që i përkasin familjes apo familjarëve.

Peshorja

Është një Hënë e re shumë favorizuese. Çështje që i përkasin profesionit do të jenë tematikë, për mirë. Shumë pak kujdes ditët e fundit të muajit në lidhje me vendimet e tyre sepse kanë një tendencë për të qenë më të prerë seç duhet. Nuk është as koha as momenti për të nxjerrë anën e ashpër në periudhë festash.

Akrepi

Me lajme të mira që i përkasin jetës së tyre personale apo ekonomisë nis muaji. Janë të favorizuar në çdolloj lëvizje, diskutimi apo çfarë presin apo nuk presin nga fati. Në vazhdimësi, pasi datës 5 të muajit do duhet të jenë të kujdesshëm me harxhimin sepse kanë një tendencë të blenë gjëra të gabuara.

Shigjetari

Kanë Hënën e re te vetja. Janë pak të paqartë se çfarë i shqetëson, se çfarë duan të ndryshojnë, por kjo ka të bëjë vetëm në lidhje me emocionin e tyre. Nuk do të mungojnë ankesat as nga mënyra se si ndihen në raportet në çift, as ata që janë beqarë nuk do ndihen mirë dhe do kenë arsye për tu grindur. Një muaj me grinde, por jo i keq në xhepin e tyre.

Bricjapi

Çfarë çështjesh prej kohësh janë mundur për t’i vendosur pikat mi i, për t’i mbyllur, kjo Hënë e re deri në datën 15 u jep mundësi për të firmosur, për të dakordësuar, për të vendosur çdo gjë në vendin e vet. Do të duhet, nëse kanë për të firmosur, t’i shohin gërmat e vogla, sepse vazhdon Mërkuri të jetë në të kundërt. Se i lexojnë nuk bëjnë keq.

Ujori

Prioritetet që kanë pasur që nga fundi i gushtit deri tani në lidhje me ekonominë do të zgjidhen. Komunikimi në çift dhe familje do të duhet të jetë i kujdesshëm sepse është e pamundur të përcaktojmë si do të jetë ecuria e një diskutimi dhe të na dalë nga pritshmëritë. Kujdes me virozat e kohës.

Peshqit

Saturni në mes të Peshqve, Neptuni është aty..do ta gjëjnë veten në mes të çëstjeve. Nga njëra anë duan të bëjnë ndryshime për veten e vet, nga ana tjetër detyrimet e dala duket sikur e bëjnë që të ndihen shpesh sikur janë një hap para një hap pas. Kjo ndjesi do të shkaktojë ndjesinë e lodhjes. Ditët më të mira janë ditët e para që kanë një lloj shpërblimi apo dhurate ekonomike. Ditët e qenderës janë problematike sidomos nga data 11-20 sepse lidhen me çështje serioze të Peshqve.

Next Post
U arrestua për trafikim të miturish dhe pornografi, lirohet mjeku që u martua me 16-vjeçaren

U arrestua për trafikim të miturish dhe pornografi, lirohet mjeku që u martua me 16-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon me dy ekipe në “SWAT Challenge Dubai 2026”

February 9, 2026
Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

Do përdoreshin në ngjarje kriminale, policia zbulon dy makina të fshehura dhe benzinë në Vlorë

February 9, 2026
“25 mijë € u zhdukën përmes emailit”, Prokuroria Tiranë kërkon 10 vite burg për nigerianin

Krijoi skemë mashtrimi fiskale duke përfituar 150 mln lekë, i dyshuari bie në pranga

February 9, 2026
Bubi

Bubi

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In