• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ja ç’kanë parashikuar yjet për datat 9-15 nëntor

by A R
08/11/2020 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Gjërat do të ecin ngadalë në këtë javë të dytë të nëntorit. Ditën e hënë ose të martë do të merrni një lajm që do t’ju prishë ekuilibrin. Në aspektin sentimental pritet që të keni debate me partnerin, të cilat do t’i sqaroni rreth datës 14 dhe 15. Në aspektin profesional gjithçka do të shkojë mirë, por aty nga fundi i javës do të ndjeni lodhje, prandaj është e këshillueshme që të pushoni.

Demi: Kjo do të jetë një javë e shkëlqyer për ju. Një siklet fizik nuk do t’ju pengojë që të arrini objektivat që i keni vënë vetes në punë. Ruani gjakftohtësinë dhe jini të përqendruar në maksimum. Në dashuri duket se do t’ju ecë gjithçka mirë, sidomos për beqarët, të cilët ditën e premte më datë 13 do të kenë një takim të paplanifikuar me një person interesant.

Binjakët: Pritet që kjo të jetë një javë e qetë. Rreth datës 11 dhe 12 nëntor, do të ndiheni disi melankolikë për shkak të një çështjeje familjare ende të pazgjidhur. Në fundjavë duhet ta gjeni kohën për t’iu përkushtuar partnerit. Shumë shpejt fati do t’ju trokasë në derë, prandaj është më mirë që të jeni të përgatitur. Shmangiuni shpërqendrimeve në punë dhe mundohuni të arrini objektivat që i keni vënë vetes.

Gaforrja: Pritet që gjatë këtyre ditëve të merrni një lajm, që do t’ju acarojë. Yjet ju këshillojnë që të ruani qetësinë. Mundohuni të kuptoni përse është fjala dhe ta zgjidhni problemin me diplomaci. Në dashuri fati do t’ju ndihmojë në ditët e para të javës, më pas gjërat duket sikur mezi do të ecin. Yjet ju këshillojnë që t’i shmangni zënkat me partnerin.

Luani: Gjatë këtyre ditëve do të jeni rrëzëllimës dhe në sytë e të tjerëve do të dukeni shumë tërheqës. Shfrytëzojeni këtë në avantazhin tuaj, si kur bëhet fjalë për punën edhe për dashurinë. Dukej sikur prej disa kohësh fati ju kishte braktisur. Më datë 14 situata do të ndryshojë. Pikërisht në atë ditë mund të merrni një lajm të mirë.

Virgjëresha:Kërkohet një përqendrim më i madh nga ana juaj, kur bëhet fjalë për t’i dhënë zgjidhje një problemi që ju shqetëson prej kohësh. Beqarët do të kenë rastin të krijojnë njohje të reja, sidomos në fundjavë. Yjet ju këshillojnë që të mos i besoni shumë përshtypjes së parë. Duhet kohë për ta njohur tjetrin. Puna do të shkojë mirë, por jo tamam ashtu si shpresoni.

Peshorja: Yjet ju këshillojnë që të sqaroheni me një person të dashur për ju, pasi nuk mund të vazhdoni ta injoroni më njëri-tjetrin. Dalëngadalë po afrojnë festat e fundvitit dhe nuk do të donit t’ju gjenin të mëritur. Në punë gjërat do t’ju ecin mbarë. Ditën e martë, më datë 10 nëntor, do t’ju vënë në provë të vështirë. Përqendrohuni shumë, në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Akrepi: Mos synoni shumë për lart, pasi mund të zhgënjeheni nga rezultatet që do të arrini. Hidhini hapat me ngadalë dhe do të shikoni se gjërat e bukura do të vijnë, edhe pse jo menjëherë. Në dashuri ka ardhur koha që të bëni disa ndryshime. Do të angazhoheni në një lidhje apo jo? Mos e zgjatni më, ka ardhur momenti që të merrni një vendim.

Shigjetari: Kjo do të jetë një javë vendimtare për karrierën tuaj. Për ata që janë në kërkim të një pune të re, do të kenë fat në këtë aspekt. Diku rreth datës 11 dhe 13 nëntor mund të merrni një telefonatë të papritur, që do t’ju hapë perspektiva të reja. Edhe në dashuri duket se gjithçka do të shkojë mirë. Tashmë ka ardhur momenti që të mendoni për të ardhmen.

Bricjapi: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Fati mund të trokasë në derën tuaj në dhjetor, por për momentin mos shpresoni shumë se gjërat do të shkojnë ashtu siç dëshironi. Në punë e prisni prej kohësh një ngritje në detyrë, por për momentin është e vështirë që kjo të ndodhë. Bëni kujdes me një mikun tuaj, i cili do të rikthehet në jetën tuaj, por nuk pritet të sjellë asgjë të mirë.

Ujori: Miq të shenjës së Ujorit, sipas Paolo Foksit, java 9 deri më 15 nëntor nuk do të jetë ndër më pozitivet për ju. Që në krye të saj do të keni probleme financiare. Një shpenzim i papritur do të minojë stabilitetin tuaj ekonomik. Në dashuri gjërat do t’ju ecin mbarë vetëm në fundjavë. Atëherë më në fund do të rilindë pasioni mes jush dhe partnerit.

Peshqit: Kërkohet një përqendrim më i madh nga ana juaj, për sa i përket çështjeve të punës. Duhet të përpiqeni të shkoni mirë me të gjithë, në mënyrë që të arrini objektivat tuaja. Në dashuri gjërat do të ecin mirë në përgjithësi, por diku rreth datave 13 dhe 14 nëntor do të keni një mosmarrëveshje me partnerin, që do të zgjatë për disa ditë.

Next Post
Mbretëresha Elizabeth shfaqet me maskë për herë të parë në publik (FOTO)

Mbretëresha Elizabeth shfaqet me maskë për herë të parë në publik (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com