• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox: Dashuri, zhgënjime dhe kujdes për datat 10-16 Janar

by A R
10/01/2022 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paolo Fox ka bërë parashkimin për të gjitha shenjat, për javën ku kemi hyrë.

Dashi: Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin e ndjenjave. Do të ketë ndërlikime, që do të prishin ekuilibrat e vendosur brenda sferës private, familjare ose të punës. Në një situatë kaq delikate është më mirë t’i kushtoni vëmendje kritikave që ju bëhen. Mundohuni të luftoni pasiguritë tuaja dhe mësoni të mos nënvlerësoni veten. Çfarëdo që të ndodhë, gjithmonë përpiquni të jepni më të mirën nga vetja dhe mbi të gjitha, të mos pendoheni për asgjë.

Demi: Ushqeni shumë shpresa për këtë vit të ri, por nëse nuk angazhoheni seriozisht, nuk do të ketë asnjë ndryshim apo përmirësim krahasuar me vitin që lamë pas. Këtë mund ta përkufizojmë si një javë tranzicioni. Prandaj, në vend që të hallakateni me gjëra të kota, përqendrohuni më mirë te vetja juaj. Disa anëtarë të familjes mund të kenë nevojë për mbështetjen tuaj, ndaj mos hezitoni t’i ndihmoni.

Binjakët: Yjet ju këshillojnë të bëni kujdes maksimal. Tregohuni të matur, përndryshe rrezikoni të përfshiheni në debate të pakëndshme. Në aspektin shëndetësor, gjendja nuk parashikohet fort e mirë, prandaj dëgjojini sinjalet që ju jep trupi dhe mbani regjim absolut. Në dashuri jeni pak hezitues ose ndoshta dëshironi që partneri të jetë më i përfshirë. Mbase po ju shpëton diçka dhe kjo mund t’ju shkaktojë probleme.

Gaforrja: Viti 2022 do të sjellë një sërë ndryshimesh në jetën tuaj, ndaj është më mirë që të jeni të përgatitur. Gjatë javës në vazhdim do të jeni të zënë në punë, por do të ketë dhe shumë konfuzion. Financat mund të rriten, por kjo do të varet dhe nga gjendja juaj psikofizike. Shmangni konsumimin e tepërt të kafeinës dhe përdorni ushqime të pasura me lëndë ushqyese. Do të jeni në gjendje ta ndani shumë mirë jetën private nga ajo profesionale. Qëndroni larg gjërave negative dhe provoni gjëra të reja me partnerin, nëse jeni çift.

Luani: Pushimet kanë mbaruar dhe më në fund do të rifilloni aktivitetin tuaj normal. Pas një periudhe pasigurie dhe dështimi, do të jeni më luftarakë se kurrë. Ndryshimi i gardërobës, një model i ri flokësh apo nëse do të përpiqeni të zgjeroni horizontet tuaja, janë gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë shpirtërisht. Fati do t’ju ndihmojë në dashuri. Dikush do të shfaqë interes ndaj jush, prandaj tregohuni të vëmendshëm.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë e favorshme për ju, gjatë së cilës do të rivendosni rregullin në jetën tuaj. Në punë dhe në familje është më mirë që të jeni më bashkëpunues dhe më pak të zymtë. Me armiqësi dhe mosbesim, nuk arrini askund në jetë, ndaj zbutuni pak. Tregohuni më të afrueshëm me prindërit dhe mos vini në dyshim marrëdhëniet me të tjerët, sepse kështu rrezikoni t’i humbisni. Relaksohuni në fundjavë, veçanërisht ato çifte që kanë nevojë për më shumë pasion.

Peshorja: Javën do ta filloni ters dhe do të keni ndjesinë se fati i keq ju ndjek. Do të hasni vështirësi në marrëdhënie me të tjerët dhe ndokush mund të ketë ankesa ndaj jush. Mos merrni asgjë për keq, por mundohuni që të përmirësoheni. Mos harroni se gjërat e mira bëhen me ngadalë. Një person pranë jush po kalon një periudhë të vështirë. Biseda me ju do ta lehtësojë. Mos imitoni të tjerët, por ndiqni rrugën tuaj dhe jini origjinalë.

Akrepi: Llogaria nuk po ju del mirë dhe kjo ju shkakton dhembje koke. Janari ka filluar me disa ulje dhe ngritje. Keni pasur pengesa në rrugën tuaj dhe keni humbur besimin te një person. Sido që të jetë problemi, duhet të luftoni dhe të reagoni. Nëse nuk mundeni, kërkoni ndihmë, se nuk është turp. Me kalimin e kohës do të mund t’i kapërceni vështirësitë. Ata që kanë qenë të sëmurë më në fund do të ngrihen në këmbë: më e keqja po kalon.

Shigjetari: Do të mendoni për një person që ka qenë pjesë e jetës suaj në të kaluarën, por mos harroni se ajo që iku nuk kthehet më. Flisni për problemet tuaja me miqtë e zemrës, sepse ju bën mirë të shpreheni. Në familje mungon harmonia, sidomos me partnerin. Ka pak mirëkuptim midis prindërve dhe fëmijëve dhe ndjeni se nuk ju vlerësojnë. Mos e teproni me blerjet, sepse mund të përfundoni duke blerë gjëra që nuk ju nevojiten. Nuk ka asgjë të keqe nëse mendoni se keni nevojë të kaloni pak kohë vetëm.

Bricjapi: Ky do të jetë viti i Bricjapit, i cili do të shënojë një pikë kthese në jetën tuaj. Këtë javë do të udhëtoni shumë. Fati do të jetë në anën tuaj dhe prandaj do të ndiheni dhe më të fuqishëm. Në sferën profesionale do të tregoheni të vendosur dhe të fortë, sigurisht që do të merrni dhe vlerësime. Ata që janë në pension ose nuk kanë një punë specifike, do të dëshironin të gjenin diçka me të cilën të kalonin ditët. Në fundjavë do ta keni të vështirë të mbani dietë.

Ujori: Paratë do të jenë një temë shumë e nxehtë. Kujdes nga diskutimet me partnerin apo familjen, veçanërisht për çështjet politike, shëndetësore dhe të financave. Mësoni të thoni fjalën tuaj, por pa bërë skandale. Do të mësoni disa thashetheme që do t’ju habitin. Do të bëni udhëtime me makinë ose tren dhe do të përballeni me vonesa e të papritura. Çfarëdo që të ndodhë këtë javë, përpiquni të jeni të durueshëm. Frymëzimi nuk do të mungojë.

Peshqit: Do të ndiheni këtë javë konfuzë dhe të pavendosur dhe do të viheni në një udhëkryq. E rëndësishme është të mos bëni veprime impulsive. Së bashku me një person të shenjës së Gaforres do të diskutoni dhe do të sqaroni një dyshim që keni. Do të keni përplasje me partnerin, sidomos ato çifte që nuk shkojnë mirë. Mos e neglizhoni veten dhe mos lejoni askënd t’ju presë hovin. Jeni në një fazë të jetës suaj, ku keni nevojë absolute për të gjetur veten. Në fundjavë do të jeni në ankth. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

Next Post
Noka: Jam mjek, Basha helmoi protestuesit me gaz karbonik. Ia dha Rama…!

Noka: Jam mjek, Basha helmoi protestuesit me gaz karbonik. Ia dha Rama...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com