• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox, ç’kanë parashikuar yjet deri në 17 nëntor

by A R
12/11/2019 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Yjet parashikojnë që gjatë këtyre ditëve do të përjetoni lodhje dhe stres. Për fat, do të keni Venusin në shenjë, i cili do t’ju favorizojë në aspektin e ndjenjave. Ditët më me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, ndërsa në fundjavë mund të ndiheni më të nervozuar se zakonisht. Bëni gjithçka keni në dorë që ta merrni veten sa më shpejt.

Demi: Java do të fillojë bukur me Hënën në shenjën tuaj. Të hënën ose të martën do të merrni një lajm të mirë për një çështje të punës. Situata në punë është disi e rënduar dhe marrëdhënia me kolegët mund të jetë e nderë, sepse Mërkuri është vendosur në pozicion të pafavorshëm. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët dhe me siguri që do t’ia dilni mbanë.

Binjakët: Venusi i vendosur në pozicion të pafavorshëm vazhdon t’ju krijojë probleme në jetën sentimentale. Nuk jeni të sigurt që keni zgjedhur të keni në krah personin e duhur për ju dhe e keni të pamundur të mos shikoni përreth. Ka ardhur momenti që të qartësoheni dhe të përballeni me partnerin për problemet që keni. Ditët me fat do të jenë e mërkura, e enjtja dhe e premtja.

Gaforrja: Mos u mërzitni nëse po përjetoni një periudhë të vështirë. Këtë javë Hëna do t’ju favorizojë, duke ndikuar kësisoj që t’ju ngrihet humori. Të hënën dhe të martën mund të merrni një lajm të mirë, ndërsa në fundjavë do të përjetoni emocione të paharrueshme. Marsi i vendosur në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni të acaruar, por në fundjavë situata do të përmirësohet.

Luani: Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj, prandaj kjo do të jetë një javë me fat, për sa u përket ndjenjave. Do të mund të zgjidhni problemet në çift dhe të përjetoni lumturinë e shumëpritur. Kur vjen fjala te puna, mund të hasni ndonjë problem tek-tuk, sidomos të hënën dhe të martën, pasi falë Hënës në pozicion të pafavorshëm do t’ju dalin probleme të paparashikuara.

Virgjëresha: Gjatë këtyre ditëve do të hasni vështirësi në aspektin e ndjenjave. Ju e keni shumë të qartë çfarë doni dhe për mënyrën si duhet të shkojnë gjërat, por nuk është e thënë që edhe partneri të mendojë kështu. Aty nga mesi i javës mund të keni zënka e mosmarrëveshje me të, të ndikuara edhe nga Hëna në pozicion të pafavorshëm. Fati do t’ju ndihmojë në punë, sidomos në fillim të javës.

Peshorja: Fati do të jetë në anën tuaj. Marsi i kthyer nga shenja juaj do t’ju japë mbështetjen që ju nevojitet për të kapërcyer çdo vështirësi. Nuk do të keni frikë të hidheni në sfida të reja, qofshin këto edhe në fushën e ndjenjave. Dhe do të bëni mirë, sepse Venusin do ta keni aleat. Një lidhje e re mund të fillojë ose të ripërtërihet ajo e mëparshmja. Bëni kujdes vetëm në fundjavë, kur për shkak të Hënës në pozicion të pafavorshëm mund të ndiheni të tensionuar.

Akrepi: Më në fund problemet po marrin rrugën e zgjidhjes. Falë Mërkurit në shenjë do të merrni përgjigjet që prisnit, duke marrë kënaqësi si në aspektin profesional edhe në fushat e tjera të jetës. Janë të favorizuara takimet, qofshin këto të një natyre personale apo për punë.  Nuk përjashtohet mundësia që të keni njohje të reja. Të hënën dhe të martën mund të hasni ndonjë të papritur për shkak të Hënës në pozicion të pafavorshëm.

Shigjetari: Venusi në shenjën tuaj do t’ju favorizojë në aspektin e ndjenjave. Do të dukeni magjepsës dhe çdokush do ta ketë të vështirë t’ju rezistojë. Entuziazmi dhe dëshira juaj për të jetuar do të jenë ngjitës, sidomos gjatë gjysmës së parë të javës. Të hënën dhe të premten Hëna e vendosur në pozicion të pafavorshëm do të krijojë gjendje tensioni, por që për fat është kalimtare. Këtë fundjavë do të jeni më romantikë se kurrë.

Bricjapi: Duroni akoma edhe një javë dhe më pas Marsi do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, duke jua hequr kësisoj stresin që keni përjetuar gjatë kësaj kohe. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdoni të ndiheni të lodhur, por tashmë keni garancinë se një periudhë më e mirë ju pret. Stina e dimrit do të jetë e mbushur me suksese. Bëni kujdes në fundjavë, pasi mund të ndiheni keq shpirtërisht.

Ujori: Nëse gjërat në punë nuk shkojnë ashtu siç do të dëshironit, me siguri që do të gjeni ngushëllim diku tjetër. Venusi do t’ju favorizojë duke sjellë në rrugën tuaj një njeri vërtet të veçantë, i cili do t’jua ngrejë humorin. Hapini mirë sytë, sepse nga e mërkura e tutje mund të keni njohje të reja. Bëni kujdes të hënën dhe të martën, sepse nuk do të jenë ditë fort të mbara.

Peshqit: Gjatë kësaj periudhe nuk do të jeni të favorizuar në aspektin e ndjenjave. Keni nevojë për siguri, që me sa duket partneri nuk është në gjendje t’jua japë. Vetëm koha do ta tregojë nëse është vërtet personi i duhur për ju. Ndërkohë përqendrohuni te puna, sepse Mërkuri do t’ju favorizojë. Hapini sytë mirë, sepse mundësi të reja ju presin. Ditët me fat të javës do të jenë e hëna dhe e marta. Ditë terse, e mërkura dhe e enjtja.

Next Post
Atentati ndaj Ndojës, Rama: Masa speciale për “KÇK”, foleve të krimit do t’u nxjerrim ujin e zi

Rama: Vitin e ardhshëm, bizneset mund të regjistrohen online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In