• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor, 3-9 gusht 2020

by Ardit Rada
02/08/2020 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Sipas horoskopit të Paolo Fox, javën e ardhshme do të duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe dashurisë. Çiftet e lëkundura do të duhet që të rregullojnë situatën sa më shpejt që të jetë e mundur. Në punë dëshira për disa ndryshime do të rritet: dikush, ndoshta, tashmë ka lëvizur në këtë drejtim!

Demi

Venusi do të bëhet i favorshëm: beqarët duhet të dalin në pah, sepse do të ketë mundësi të shkëlqyera për të bërë takime të reja. Çiftet, megjithatë, do të jenë në gjendje të mendojnë për të hedhur hapin e madh. Puna dhe financat gjithashtu do të përmirësohen: tani mund të shpresoni të rikuperoni diçka më shumë.

Binjakët

Në frontin e punës, do të keni një javë shumë premtuese, edhe nëse ju duket se po ecni ngadalë. Në dashuri duhet të përpiqeni të mos mbylleni aq shumë në vetvete. Në ditët në vijim, shmangni debatet sa më shumë që të keni mundësi.

Gaforrja

Me Venusin në shenjën tuaj, nga e premtja e javës që fillon në datën 3 gusht, fillon një periudhë e favorshme në dashuri. Thjesht përpiquni të mos përcillni tensionet e punës në marrëdhënien e çiftit, veçanërisht nëse kjo marrëdhënie tashmë është prekur nga ndonjë debat i fortë. Në punë do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të shmangni polemikat, veçanërisht nëse ekziston dikush që do të përpiqet t’ju vërë në resht.

Luani

Siç tregohet nga horoskopi i Paolo Fox, gushti dhe shtatori do të jenë dy muaj veçanërisht pozitivë për sa i përket dashurisë. Beqarët do takojnë njerëz të rinj, interesantë, ndërsa çiftet do të kenë mundësinë të zgjidhin vështirësitë e muajve të fundit. Në punë jeni ende të pakënaqur, ju mendoni se nuk vlerësoheni sa duhet nga eprorët dhe bashkëpunëtorët tuaj.

Virgjëresha

Shumë shpejt Venusi do të jetë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë në punët e zemrës. Çiftet që kanë jetuar larg, do të jenë në gjendje të mbështeten në planetin e dashurisë për t’u afruar më shumë. Puna gjithashtu do të lulëzojë: përpiquni të gjeni idenë fituese për t’i vënë në zbatim!

Peshorja

Në dashuri, ditë mjaft të ndërlikuara ju presin. Mundohuni të qëndroni të qetë, edhe nëse përballeni me probleme të reja dhe tensione në çift. Eshtë koha që të përqëndrohemi më shumë në të ardhmen dhe më pak në të kaluarën! Në punë ka ende vështirësi, shumë vonesa ose ngadalësime.

Akrepi

Me Venusin, Saturnin dhe Jupiterin në favor, çiftet mund t’i kushtohen projekteve ambicioze: suksesi do të jetë i garantuar! Beqarët, nga ana tjetër, nuk duhet të izolohen, por të dalin sa më shumë në pah. Në frontin e punës, ka ardhur koha për të korrur përfitimet e punës së vështirë në të kaluarën. Të rinjtë do të kenë mundësinë të bëjnë zgjedhje të rëndësishme.

Shigjetari

Sipas parashikimeve yjore të Paolo Fox, Venusi do të jetë në gjendje të mirë javën e ardhshme: çiftet që kanë përjetuar probleme gjatë muajve të fundit do të kenë mundësinë të gjejnë harmoninë tani e tutje. Në punë nuk duhet të rrini duarkryq! Eshtë koha për të bërë plane për vjeshtën.

Bricjapi

Në vendin e punës, duhet të përqendroheni në projekte të reja në funksion të së ardhmes që do të jetë më e mirë se muajt e kaluar. Në dashuri duhet të shmangni polemikat. Pavarësisht nëse dëshironi të vazhdoni lidhjen ose ta mbyllni përgjithmonë, vendimi do të jetë sërisih në dorën tuaj.

Ujori

Java do ju dhurojë emocione të forta, veçanërisht në dashuri. Çiftet do të jenë në gjendje t’i zgjidhin problemet e tyre më kollaj. Disa madje do të mendojnë të fillojnë një projekt së bashku. Në punë nëse keni një projekt të lënë mënjanë, ose që po ecën shumë ngadalë, mund të shihni zhvillime të reja të këtij projekti, përpara fundit të këtij viti. Nuk është një kohë e keqe, megjithatë ju ende ndiheni të pakënaqur.

Peshqit

Dëshira për të marrë më shumë në punë do ju bëjë që të hiqni dorë nga pushimet. Do të keni mundësi të merrni atë që dëshironi, nëse mund të përvishni mëngët dhe të punoni shumë. Në dashuri fillon një fazë mjaft e favorshme. Sugjerimi i vetëm: lini të ikin fantazmat e së kaluarës!

Next Post
Gruaja shtatzënë në Kosovë viktimë e Covid-19, burri përlot me mesazhin e tij: Aq shumë e deshe jetën

Kosova e "pushtuar" nga COVID-19, ngre alarmin edhe për një tjetër virus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In