• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor/ 29 prill-5 maj / Ja si do të jetë sjellja e shenjave!

by Java News
28/04/2019 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Edhe për këtë javë do të jeni ju protagonistë të zodiakut. Venusi i kthyer nga shenja juaj vetëm sa ju bën më magjepsës e më tërheqës. Do t’ju vijë natyrshëm t’i bëni për vete të tjerët. Do të jetë pothuajse e pamundur t’ju rezistosh. Të reja pozitive do të keni edhe në aspektin profesional, sidomos të mërkurën, të enjten dhe të premten. Gjithçka është e mundur.

Demi: Java do të fillojë shumë e mbarë. Të hënën dhe të martën Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju ndihmuar në çdo aspekt të jetës suaj. Në fundjavë do të jeni veçanërisht me fat dhe do të përjetoni emocione të paharrueshme. Nëse jeni të përfshirë në një lidhje dashurie, pritet që në javët në vazhdim gjërat të ndryshojnë për mirë.Binjakët: Mos u shqetësoni nëse në fillim të javës diçka mund të shkojë keq. Do të jenë vetëm disa pengesa të vogla për shkak të pozicionit të pafavorshëm të Hënës. Do ta shikoni se duke filluar nga dita e mërkurë gjithçka do të zgjidhet për mirë, sidomos në aspektin profesional. Dashuria do t’ju buzëqeshë. Është koha për njohje të reja!

Gaforrja: Këshillohet që të enjten dhe të premten të bëni kujdes, pasi durimi juaj mund të vihet në provë. Venusi, Mërkuri edhe Hëna nuk janë të vendosur në pozicion të favorshëm. Për rrjedhojë do të hasni ndonjë pengesë më shumë në rrugën tuaj. Do të hasni vështirësi edhe në marrëdhënien me partnerin, prandaj bëni kujdes me mënyrën si shpreheni.

Luani: Kjo do të jetë një javë me fat për të lindurit e kësaj shenje. Gjithçka do të shkojë mirë në aspektin profesional dhe personal. Venusin do ta keni në shenjë. Nëse jeni beqarë, mund të bëni takime të rëndësishme, sidomos të mërkurën, të enjten apo të premten. Fundjava do t’ju gjejë disi në humor të keq për shkak të pozicionimit të Hënës.

Virgjëresha: Hëna dhe Marsi në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj do të ndikojnë që të jeni në humor të keq dhe paksa të lodhur gjatë ditëve të para të javës. Për fat, duke filluar që nga dita e mërkurë, do ta merrni veten dhe fundjava do të jetë më e mbarë. Me Hënën në shenjë do të përjetoni momenti pasioni që vështirë se mund të harrohen.

Peshorja: Nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donit, është më mirë që të mos këmbëngulni. Në këto momente Mërkuri nuk ju favorizon dhe ju nxjerr pengesa në rrugën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt gjithçka do të zgjidhet. Bëni kujdes edhe në aspektin sentimental, sepse Venusin nuk e keni aleat. Shmangini debatet me partnerin, nëse është e mundur, sidomos të enjten dhe të premten.

Akrepi: Java do të fillojë me Hënën në pozicion të favorshëm. Të hënën dhe të martën mund të merrni më në fund një lajm të mirë apo një përgjigje që e prisnit prej kohësh. Ndryshe do të jetë situata në fundjavë për fat të keq, pa mbështetjen e Hënës. Parashikohet që të lindin tensione, sidomos në jetën në çift.

Shigjetari: Pozicionimi i Marsit për këtë javë do të bëjë që të keni rënie të energjive. Megjithatë, ju do të bëni hapa para në realizimin e objektivave tuaja. Diku nga mesi i javës pritet që të merrni konfirmimin për diçka që e prisnit prej kohësh. Edhe për sa i përket aspektit sentimental i keni idetë të qarta, pak rëndësi ka jeni apo nuk jeni të përfshirë në një marrëdhënie.

Bricjapi: Edhe për këtë javë do t’ju duhet të përballeni me pozicionimin e pafavorshëm të Mërkurit dhe Venusit. E mërkura, e enjtja dhe e premtja do të jenë veçanërisht angazhuese. Mund të hasni ndonjë pengesë tjetër në rrugën tuaj. Fillimin e javës kushtojani çështjeve të punës, me jetën personale merruni më shumë në fundjavë.

Ujori: Këtë javë do të ndiheni përgjithësisht të fortë dhe energjikë. Gjithçka është e mundur, e rëndësishme është t’i kushtoheni objektivave që i keni vënë vetes dhe të merreni me realizimin e ëndrrave tuaja. Të mërkurën, të enjten dhe të premten, Hënën do ta keni në pozicion të favorshëm. Kujdesuni për veten, sidomos në fundjavë, pasi mund të ndiheni paksa të lodhur.

Peshqit: Java do të fillojë për mrekulli. Në ditët e para të saj do të keni mbështetjen e Hënës, e cila do t’ju dhurojë fat. Fati do të jetë në anën tuaj edhe në ditët në vazhdim, pavarësisht ndikimit të Marsit që ju bën të ndiheni pak të lodhur, gjë e cila do të reflektohet edhe në gjendjen tuaj shpirtërore. Shfrytëzojeni fundjavën për t’u çlodhur në shoqërinë e një personi të veçantë për ju!

Next Post
Tirana kujdeset për PAK-un dhe nënat me karroca, rampa në trotuarë

Tirana kujdeset për PAK-un dhe nënat me karroca, rampa në trotuarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In