• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor, 19 – 25 mars 2018

by A R
18/03/2018 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi
Të lindurit e shenjës së Dashit do të jenë të përkëdhelurit e planetëve gjatë kësaj jave. Prandaj është momenti i përshtatshëm që të rrezikoni. Nuk keni qenë asnjëherë kaq të favorizuar si në aspektin profesional edhe në atë personal. Dita e hënë do të jetë e shkëlqyer, falë pozicionimit të Hënës në shenjën tuaj. Të shtunën dhe të dielën mund të ndiheni disi nervozë dhe pre e këtij nervozizmi mund të bjerë dhe personi juaj i zemrës.

Demi
Gjatë kësaj jave do të mbretërojë qetësia në shenjën tuaj dhe do të mund të rimerrni energjitë. Do të jeni veçanërisht me fat ditën e martë dhe të mërkurë, atëherë kur Hëna do të shkëlqejë në shenjën tuaj. Përfitoni për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje që kishte mbetur pezull prej kohësh dhe nuk keni për t’u penduar. Edhe dita e shtunë dhe e diel do të jenë të mbara dhe mund të keni njohje të reja.

Binjakët
Gjithçka do të shkojë mirë për të lindurit e shenjës së Binjakëve gjatë kësaj jave. Mërkuri do t’ju favorizojë në çdo iniciativë tuajën dhe falë njohjeve të reja do të mund të arrini të realizoni çdolloj projekti që ju shkon nëpër mendje. Këtë javë do të spikatni në shoqëri dhe do të jeni ju “mbreti” i festave. Gjërat do të shkojnë mirë dhe në aspektin e ndjenjave. Ditët më të favorshme do të jenë e enjtja dhe e premtja dhe me Hënën në shenjën tuaj mbase do të takoni një njeri të veçantë…

Gaforrja
Kjo nuk do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Gaforres, por këshillohet të bëni durim dhe të mos e humbni besimin në forcat tuaja. Edhe planetët nuk do t’i keni në anën tuaj dhe do të hasni pengesa të shumta. Në muajt pasues do t’ju duhet të angazhoheni shumë për të përtërirë forcat. Ditët me fat për këtë javë do të jenë ato gjatë të cilave Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, pra: e marta, e mërkura dhe sidomos e diela.

Luani
Punët do të shkojnë mbarë për të lindurit e shenjës së Luanit në aspektin profesional. Mos u druani të hidheni në veprim, pasi suksesi nuk do të jetë i largët. Ditët me fat për këtë javë do të jenë e hëna, e enjtja dhe e premtja. Gjatë kësaj jave do të jeni të favorizuar edhe në aspektin sentimental. Kush është beqar mund të pranojë vardisjen e dikujt dhe nuk do të jetë e largët dita kur mund të takoheni me atë që do të bëhet personi juaj i zemrës.

Virgjëresha
Mos u përpiqni të analizoni çdo gjë që ndodh përreth jush, por mundohuni të shfrytëzoni në maksimum gjërat e bukura që do t’ju ndodhin këto ditë. Kjo është java e përshtatshme për të përtërirë forcat. Bëni kujdes që të mos nervozoheni ditën e enjte dhe të premte për çështje që mund t’i zgjidhni me qetësi. Ditët më të favorshme, gjatë të cilave do ta keni Hënën në shenjë, do të jenë e shtuna dhe e diela.

Peshorja
Kjo nuk do të jetë një javë e mbarë për të lindurit e shenjës së Peshores. Me largimin e Venusit dhe të Mërkurit do të keni përshtypjen se diçka ju bëhet vazhdimisht pengesë. Çlirohuni prej ankthit dhe bëni kujdes në aspektin profesional, sidomos ditën e hënë kur do të ndiheni veçanërisht në humor të keq. Bëni kujdes si shpreheni me personin tuaj të zemrës sepse, pasi të kalojë kjo periudhë pështjellimi, mund të pendoheni për fjalët që keni thënë.

Akrepi
Hëna nuk do të shkëlqejë në shenjën e Akrepit gjatë kësaj jave dhe ditën e martë dhe të mërkurë do të përjetoni shqetësim të madh. Gjendja do t’ju duket edhe më e zymtë nga ç’është në të vërtetë. Në fundjavë, Hëna do të kalojë në shenjën tuaj dhe do të kuptoni se jeni mërzitur më kot. Do të jeni të favorizuar në aspektin profesional, ndaj mos u druani të ndërmerrni projekte dhe angazhime të reja. Gjithçka do të shkojë mirë.

Shigjetari
Kjo do të jetë një javë me fat për të lindurit e shenjës së Shigjetarit edhe e mbushur me argëtime. Yjet do t’ju favorizojnë t’u jepni zgjidhje çështjeve të mbetura pezull. Më në fund do të ndiheni të lirë të flisni hapur pa pasur frikën se mund t’ju keqkuptojnë. Do të keni bindjen se ju duan për atë që jeni. Nëse nuk keni një partner, mbase do të gjeni personin e duhur. Bëni kujdes ditën e enjte dhe të premte, kur me largimin e Hënës nga shenja juaj mund t’ju dalë ndonjë e papritur.

Bricjapi
Gjatë kësaj jave mund të përjetoni një gjendje të vështirë, por mos u shqetësoni, sepse bëhet fjalë për një fazë kalimtare. Planetët do t’i keni të gjithë në anën tuaj. Gjërat mbase nuk do të shkojnë ashtu siç do të dëshironit në aspektin profesional. E njëjta situatë është dhe në aspektin sentimental, ku për shkak të dyshimeve tuaja mund të rrezikoni lidhjen. Ditët me fat të javës do të jenë e marta dhe e mërkura. Ditët e pafavorshme do të jenë e shtuna dhe e diela.

Ujori
Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë t’i jepni zgjidhje një situate të cilën nuk po e përjetoni edhe aq mirë. Lëreni fatin tuaj në dorë të yjeve dhe mos u përpiqni ta keni gjithçka në kontroll. Gjërat do t’ju ecin mbarë dhe në aspektin sentimental. Do ta gjeni dashurinë aty ku nuk e prisnit dhe për këtë s’do t’ju duhet të lodheni fare. Ditët më me fat për këtë javë do të jenë e enjtja dhe e premtja.

Peshqit
Kjo do të jetë një periudhë me ulje-ngritje për sa i takon anës emocionale, për të lindurit e shenjës së Peshqve, por nuk duhet të shqetësoheni. Në fund do t’ia dilni mbanë me sukses. Mos bini pre e trishtimit, sidomos në ditët kur Hëna nuk do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj, pra, të enjten dhe të premten. Java do të jetë në përgjithësi e mbarë, por nuk do të mungojnë dhe të papriturat.

Next Post
Skandali/ Zbulohen emrat, kush janë përfituesit e trojeve te “Rana e Hedhun”

Masakra me pronat, tjetër dosje për zyrtarët e Lezhës, zbulohet skema e dytë kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
Fondi prej 300 milionë lekësh/ Rekord aplikimesh në ‘Grant 2024’, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Ibrahimaj: 300 milionë lekë mbështetje për startup-et dhe inovacionin

February 21, 2026
Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, Policia e Elbasanit jep udhëzime: Ja mjetet që do të lejohen

February 21, 2026
Miratohet amnistia për të burgosurit, ministri i Drejtësisë: Përfitojnë 600 të dënuar, për ta votuar me shumicë të cilësuar…!

Skema e drogës në burgje: 200 mijë lekë për dozë, dyshime për implikim të stafit të brendshëm

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In