• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi/Ja çfarë thonë të tjerët për shenjën tënde

by Java News
26/10/2019 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Ju i lini njerëzit të mendojnë se jeni të aftë për të përballuar gjithçka. Të tjerët mendojnë se e keni përherë përgjigjen gati dhe se nuk ka asnjë vështirësi në botë që mund t’ju vërë poshtë. Vlerësoheni për sinqeritetin dhe trasparencën. Ajo që nuk pëlqehet te ju është shpesh arroganca dhe fakti që në shumë raste nuk i matni fjalët.

Demi

Njerëzit admirojnë korrektesën tuaj. Jeni të organizuar, të tjerët ju marrin shembull dhe gjithmonë janë sy e veshë për të dëgjuar propozimin apo këshillën tuaj të radhës. Mendimet i keni të prera me thikë dhe kurrsesi nuk pranoni të bëni kompromise apo tolerime. Kjo është ajo që nuk shkon te ju sipas të tjerëve, s’duhet të jeni më kaq të patundur.

Binjakët

E para gjë që spikatet te ju është sensi i humorit. Jeni interesantë, argëtues dhe njerëzit i besojnë sensit tuaj të gjykimit. E dinë fare mirë se ju do të jeni përherë aty për t’i ndihmuar dhe inkurajuar. Por ndonjëherë bëheni më sarkastikë seç duhet, arsye kjo përse njerëzit mendojne se jeni arrogantë.

Gaforrja

Në grupin tënd shoqëror njihesh si Nënë Tereza, përherë mundohesh të zgjidhësh problemet e të tjerëve dhe të sigurohesh që të gjithë rreth e rrotull teje të jenë të lumtur. Njerëzit vlerësojnë dhembshurinë tënde, sensin e lartë të humorit, kreativitetin dhe fantazinë. Por mendojnë se ndonjëherë kërkoni të keni kontrollin e gjithçkaje dhe të vendosni mundësiht pikat mbi çdo i.

Luani

Mënyra si flisni, visheni, qeshni apo qëndroni ju veçon në mesin e të gjithëve. Njerëzit presin gjëra të mëdha nga ju dhe vlerësojnë energjinë si dhe forcën për të kapërcyer çdo problem. E keni të pamundur të mos merrni rolin e liderit kudo ku ndodheni. Në disa raste ama i bëni të tjerët të mendojnë se jeni shumë më ambiciozë se ç’duhet, të ftohtë dhe gati- gati egoistë.

Virgjëresha

Të tjerët ju besojnë çfarëdolloj pune pasi kanë krijuar përshtypjen që analizoni gjithçka në detaje (jo se nuk ndodh). Njerëzit vijnë te ju kur kanë nevojë të vendosin ekuilibrat në jetë dhe të marrin një mendim të mirëargumentuar. Kushdo ka besim në përzgjedhjen që ju u bëni rrobave, librave apo shfaqjeve në teatër. Në përgjithësi ama i vendosni vetes shumë barriera dhe njerëzit mendojnë se jeni tepër të ftohtë.

Peshorja

Konsideroheni njerëz shoqërorë dhe të mirëkuptueshëm. I bëni të tjerët të ndihen mirë, i kuptoni, nuk i paragjykoni kurrsesi dhe jeni krejt pa komplekse. Megjithatë, për disa persona, nisur nga kryelartësia dhe vetëbesimi që mbartni në vetvete jeni djalli dora vetë.

Akrepi

Njerëzit kanë gjithmonë interes të dinë se cili është mendimi juaj për një çështje të caktuar. Është misteri që ju mbështjell ai që i intrigon të tjerët. Ata tërhiqen nga sensualiteti juaj dhe fantazojnë vazhdimisht sikur t’ju kishin në krah. Ia dilni t’i motivoni të tjerët, t’u ktheni humorin ama shpesh edhe i zhgënjeni, bëni premtime që s’i mbani kurrë.

Shigjetari

Njerëzit e admirojnë sensin tuaj të humorit dhe dhembshurinë që ju karakterizon. Jeni përherë gati për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me dikë. Keni një shpjegim për gjithçka dhe kjo është ajo çka të tjerët i mahnit te ju. Jeni shpirtra të lirë, gjë që i bën të tjerët të mendojnë se kurrë nuk do të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme me ju, qoftë miqësore apo dashurore. Jeni totalisht të paparashikueshëm.

Bricjapi

Shoqëria ju njeh si shumë realistë, ndaj për çdo herë që kanë një problem ju telefonojnë menjëherë. Dini ç’të thoni në momente të tilla dhe si t’i jepni forcë të tjerëve. Por teksa disa e vlerësojnë këtë, të tjerët preferojnë t’ju mbajnë larg kur kanë probleme. Jeni shumë të ftohtë dhe pa ndjenja për ta.

Ujori

Keni kaq shumë dashuri për të dhënë, sa nuk dëshironi gjë tjetër veçse disa miq interesantë, një marrëdhënie dashurore të shkëlqyer dhe një botë më të mirë ku njerëzit të mund të jetojnë të lumtur. Goxha shumë po kërkoni apo jo? Sado që përpiqeni të dukeni një lider, të tjerët e dinë fare mirë se shpesh jeni të tupshëm, të ndrojtur dhe plot pasiguri.

Peshqit

Për të tjerët nuk jeni aspak ambiciozë, kërkoni veçse një jetë të qetë, të lumtur plot me dashuri. Ju tërheqin aktivitet e reja dhe kërkoni të jeni sa këtu, atje. Jeni ëndërrimtarë dhe vazhdimisht shkëputeni nga realiteti (bashkë me të edhe nga përgjegjësitë) dhe fantazoni pa ndalim. Kjo është arsyeja pse njerëzit shpesh mendojnë se jeni naivë, të paqëndrueshëm dhe të papjekur.

Next Post
IKMT nis shembjen e 50 bizneseve te Uji i Ftohtë në Vlorë

Revista kanadeze: Duhet të eksploroni Vlorën, bizhunë e Jugut të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Shkëlqimi dhe rënia e AIRBNB, kur “suksesi” kopjohet nga të gjithë, dështimi është afër

August 16, 2026
Histori e trazuar

Dilema

August 16, 2026
Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

August 16, 2026
Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Irani vendos 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

August 16, 2026
Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Atentati i dështuar në Elbasan, 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

August 16, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarëve

August 16, 2026
Fakulteti i Mjekësisë/ Shpallen fituesit, mesatarja e notave për ta 9.9! 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim

Konkursi i pranimit në Mjekësi, të hënën garohet për 500 kuota të lira

August 16, 2026
Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

Arrestohet 44 vjeçari në Pogradec, iu gjet në banesë automatik dhe fishekë (EMRI)

August 16, 2026
Nis për herë të parë dhënia e kredive studentore, jepet pa kolateral dhe mund të shlyehet pas studimeve

Më shumë avantazhe për studentët, karta studentore pritet të përfshihet në rrjetin europian

August 16, 2026
Nëna me koronavirus sjell në jetë fëmijën te “Koço Gliozheni”

Shtohen meshkujt infertilë, mjeku: Kanë ndryshuar stili i jetës dhe faktorët ambientalë

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com