Njihuni me parashikimin e astrologut italian Branko, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë muaji për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Parashikohet një muaj mjaft interesant, ndonëse do të ketë ndarje me dy javë, ku parashikohen kontraste të forta, për shkak të ndarjes së shkurtit në dy faza të ndryshme. Faza e parë karakterizohet nga energji të mira dhe intensitet i mirë mes femrave. Raportet ndërpersonale mund të përmirësojnë disa situata të vështira për tu kaluar. Nga ana tjetër duhet të dini se kush gjen një mik, gjen një thesar. Ndonjë miqësi e fortë, parashikohet që të kthehet në dashuri. Gjatë fazës së dytë të muajit, këshillohet që të ndaleni pak dhe të reflektoni, duke u treguar më të kujdesshëm lidhur me vendimet që duhet të merrni sa i takon sferës profesionale. Bëni kujdes dhe mos jeni shumë impulsiv.
Demi
Më në fund do të lini pas krahëve një sjellje të pamenduar mirë. Hëna do të sjellë për të lindurit e kësaj shenje ankth, sa i takon sferës profesionale. Horoskopi i muajit shkurt do të jetë i përzier: Hëna do të sjell ankth dhe shqetësime lidhur me vendin e punës, ndërsa Mërkuri do të ndikojë në zhvillime interesante që kanë të bëjnë me fëmijët. Gjithashtu Marsi dhe Venusi do të kenë ndikim të kundërt, duke favorizuar takime pështjelluese. Parashikohet një dashuri e çmendur, e cila do ju ngjallë emocione si të adoleshentëve. Lëreni veten të lirë, por mos lini pas dore shëndetin.
Binjakët
Do të merrni përgjigje që i prisnit lidhur me një trashëgimi familjare apo një hua. Këshillohet që të jeni mosbesues ndaj dikujt që ka qëllime tendencioze. Fatmirësisht në dashuri Venusi do ju mbrojë, duke e bërë situatën më të qartë, ndërsa Marsi do ti kthejë pasionante edhe netët më të akullta. Ka nga ata që do të jetojnë takime të reja aq shumë të pritura, të cilat do ju përmirësojnë humorin.
Gaforrja
Muaji shkurt parashikon një progres të përgjithshëm, duke larguar çdo kompleksitet që keni. Këshillohet që ndërmerrni nisma interesante, duke mos u druajtur nga pasojat, pasi familjen do e keni gjithmonë pranë. Në sferën profesionale duhet të vijoni të thelloheni në studime, në mënyrë që të paraprini këdo që tenton t’iu vendosë shkopinj nën rrota. Në dashuri këshillohet që të largoheni disi nga ndjenjat që nuk premtojnë. Shumë shpejt mund të lindin situata interesante të cilat do ju dhurojnë stimuj të rinj.
Luani
Ky nuk do jetë aspak muaji juaj i preferuar, për shkak se do të ketë kontraste të forta. Dashuria do të jetë e favorizuar vetëm në pjesën e parë të muajit. Në punë, këshillohet që të rrezikoni duke u përfshirë në eksperienca të reja, shkruan noa.al. Nën ndikimin e pafavorshëm të Hënës, duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj shëndetit, pasi parashikohen viroza dhe shqetësime të tjera. Në sferën financiare, parashikohen zhvillime të reja dhe zgjidhje.
Virgjëresha
Ky është muaji që favorizon dashurinë dhe ndjenjat. Gjatë kësaj periudhe do të shuani çdo dyshim, do të ndjeni emocione të reja dhe do të jeni të plotësuar/ Më në fund do të çliroheni nga disa pasiguri dhe do të ndiheni më të vendosur. Dikush mund të dojë që t’iu pengojë, por do të keni kthjelltësinë e duhur për të mos u mashtruar. Megjithatë disa projekte tuajat rrezikojnë që të mos dalin të suksesshme. Tregoni kujdes ndaj shëndetit dhe kushtojini më shumë kohë aktivitetit fizik.
Peshorja
Fillimi i muajit do të jetë mjaft i kënaqshëm, ku do argëtoheni dhe do të keni më shumë kohë të lirë. Parashikohen përmirësime të rëndësishme në sferën profesionale, sidomos në raportet me kolegët dhe eprorët. Mund të ketë ngritje në detyrë. Në familje dhe në raportin në çift, nuk do të mungojnë debatet të cilat kanë të bëjnë kryesisht me financat. Megjithatë do të jenë situata kalimtare, pasi dashuria dhe ndjenjat do të dominojnë. Duke qenë muaji i Shën Valentinit, do të ndjeni forcën emocionale dhe pasione të forta.
Akrepi
Gjatë këtij muaji duhet të mbani nervat nën kontroll, për shkak se parashikohen tensione të forta në familje, ku ju do e keni të vështirë të menaxhoni veten dhe situatën. Sa i takon sferave të tjera, do të jenë më pozitive. Parashikohen takime dhe lidhje mjaft interesante. Gjithashtu duhet të përfitoni nga një pozicion i mirë i yjeve, për tu treguar më të hapur dhe të gatshëm.
Shigjetari
Mblidhni të gjithë fuqinë tuaj dhe sfidoni gjithë botën! Është koha për të mbjellë farat dhe nëse frytet nuk do vijnë së shpejti, dijeni se ato janë aty dhe do të sjellin rezultate të shkëlqyera. Duhet të tregoheni të kujdesshëm ama me investimet, pasi parashikohen surpriza aspak të këndshme. Një propozim për punë në dukej interesant mund të jetë një mashtrim i madh. Gjithashtu duhet të tregoni më shumë kujdes lidhur me shëndetin dhe tensionet në familje.
Bricjapi
Nuk ka asnjë dyshim, ky do të jetë muaji i dashurisë për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen mundësi të shumta për zyrtarizimin e një lidhjeje. Një ambient shumë i favorshëm parashikohet në familje. Do kaloni më shumë kohë me njerëzit tuaj të zemrës, por shmangni kritikat. Sa i takon çështjeve profesionale, parashikohet një periudhë shumë produktive. Këshillohet ama që të jeni më të përqendruar në arritjen e marrëveshjeve dhe kontratave të ndryshme.
Ujori
Të paktën deri në ditën e të dashuruarve, për të lindurit e kësaj shenje do të ketë zhvillime interesante në dashuri. Prania e Venusit, stimulon unitetin me njeriun tuaj të zemrës. Do të përkushtoheni maksimalisht për ta bërë të lumtur me çdo kusht. Megjithatë duhet të jeni të kujdesshëm që të mos përfshiheni në diskutime të kota dhe në kriza xhelozia. Lodhja do të jetë gjithashtu e pranishme, ndaj gjeni kohën dhe për të pushuar. Ky muaj, siç shkruan noa.al, do të jetë mjaft i favorshëm sa i takon investimeve. Ndërsa lidhur me shëndetin, duhet të jeni më të kujdesshëm, gjatë gjysmës së dytë të muajit, ku do të ndiheni më të lodhur dhe me shqetësime të ndryshme.
Peshqit
Më në fund Mërkuri do të ketë një kalim tranzit në shenjën tuaj, duke ju ardhur në ndihmë. Mundohuni që të largoheni nga gjërat e modës dhe merruni vetëm me ato që ju bëjnë vërtetë të ndiheni mirë. Shën Valentini parashikon zhvillime të rëndësishme për dashurin, edhe për ata që po planifikojnë zyrtarizimin e një raporti. Bëni më shumë kujdes lidhur me shëndetin tuaj, pasi nuk përjashtohen problemet.