Dashi
Partneri/ja ju ka drejtuar në një rrugë të duhur. Përfitoni nga kjo gjë, duke bërë gjithçka që ju ka sugjeruar ai/ajo, pasi nuk mund të jetë çdo ditë e suksesshme. Beqarët do realizojnë mjaft takim interesante sot dhe me sharmin e tyre do arrijnë të bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Financat nuk do jenë aspak të mira.
Demi
Sot do të jeni optimist dhe do të keni mendime pozitive ju të dashuruarit, që ju shtyjnë të realizoni gjërat tuaja. Beqarët do jenë të vendosur në gjërat që duan dhe do arrijnë të bëjnë për vete personat që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.
Binjakët
Sot do të merrni disa informacione, që do të ndryshojnë disa gjëra te ju. Kjo është një ditë zhvillimesh dhe surprizash të këndshme për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët do njihen me personin për të cilin kanë ëndërruar shpesh dhe shumë shpejt do e gjejnë veten në një lidhje. Financat do jenë të qëndrueshme.
Gaforrja
Sot do të kaloni një ditë romantike me njeriun e zemrës. Partneri/ja do t’ju frymëzojë, për të bërë ndryshime të rëndësishme te vetja. Përfitoni nga kjo. Beqarët duhet të jenë të sigurtë para se të ndërmarrin hapa për më tej sepse mund të përballen me të papritura. Financat do jenë të mira, nuk parashikohen probleme.
Luani
Sot do të keni një ndryshim. Ndoshta, një pjesë e informacioneve që vijnë në rrugën tuaj, do t’ju bëjnë të avanconi. Këtu do të përfshihet edhe partneri/ja juaj. Beqarët do kenë mjaft propozime sot, por duhet të tregohen të kujdesshëm me zgjedhjet që do bëjnë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
Virgjëresha
Sot një mik ose partneri/ja mund t’ju propozojë një udhëtim, që do ta pranoni. Nëse është një udhëtim jashtë shtetit, ju do të dëshironi të studioni gjuhën. Beqarët do tregohen mjaft të mbyllur në takimet që do realizojnë dhe kjo do i bëjë të humbasin mundësi mjaft të mira. Në planin financiar parashikohen vështirësi.
Peshorja
Sot do të keni në plan të parë blerjen dhe ndryshimin e disa mobilieve në shtëpi. Për të bërë zgjedhjen e duhur do keni nevojë edhe për mendimin e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do kenë ditë mjaft harmonike sot dhe të mbushur me takime interesante. Në planin financiar do përballeni me probleme të njëpasnjëshme.
Akrepi
Informacioni i marrë sot, mund t’ju bëjë të mendoni për të ndryshuar punën tuaj, apo vendbanimin. Kjo është pozitive, për një zhvillim më të madh profesional. Ditë e mbushur me takime interesante për beqarët. Shfrytëzojini. Në planin financiar pritet që të ardhurat të përmirësohen ndjeshëm.
Shigjetari
Sot do të keni rritje në aftësitë tuaja teknike, që do të sjellë një punë të re. Ju jeni të përqendruar drejt qëllimeve tuaja. Kështu, ju do të keni suksesin që doni. Beqarët pritet të marrin propozime të jashtëzakonshme, por duhet të mos nxitohen për asnjë moment. Financat do jenë të mira edhe për shpenzime.
Bricjapi
Nëse jeni çift, kjo ditë është pozitive, dhe do të jeni të lumtur. Do lini pak pas dore punën sot dhe do ja dedikoni ditën njeriut tuaj të zemrës. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe nuk do i kushtojnë aspak rëndësi ftesave për takime. Financat do jenë të mira, Dielli do ketë ndikim pozitiv tek to.
Ujori
Sot do të dëshironi të shprehni idetë tuaja, te miqtë tuaj më të mirë apo partneri/ja. Këta persona do të jenë të interesuar për gjithçka që ju thoni. Beqarët do kenë një ditë me fat sot në dashuri, do jetë Urani ai që do i ndihmojë të gjejnë shpirtin binjak. Edhe në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.
Peshqit
Sot do të jeni pjesë e një grupi social, që do t’ju bëjë të avanconi drejt qëllimeve tuaja. Ju do të veproni në mënyrën e duhur, që grupi të ketë sukses. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të ndryshuar statusin, më mirë të presin dhe pak. Kujdes me shpenzimet sepse financat do jenë delikate.