Dashi
Konfuzion i brendshëm midis ndjenjës dhe arsyes sot nuk do t’ju lërë të qetë ju që jeni në një marrëdhënie. Nuk dini se kush do të jetë udhëheqësi juaj për ditën e sotme. Beqarët edhe pse të mërzitur me vetminë e tyre nuk duhet ta ekzagjerojnë vetëm për të ndryshuar statusin. Financat do vinë duke u stabilizuar.
Demi
Ditë e ngjeshur përsa i përket anës profesionale. Familja dhe miqtë do t’ju mirëkuptojnë sot dhe do t’ju lënë të qetë të përqendroheni në punë. Beqarët do kenë flirtime të shumta dhe disa mund të nisin një histori të bukur dashurie. Në planin financiar situata do jetë e mirë, Neptuni do ndikojë pozitivisht.
Binjakët
Sot ndjenjat tuaja do të jenë të kundërta nga ato të partnerit/es. Gjithsesi do të dini të kompesoni njeri tjetrin në sintoni të plotë. Beqarët do realizojnë disa takime interesante dhe për disa mund të ketë edhe ndryshime për të ardhmen. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, situata do përmirësohet ndjeshëm.
Gaforrja
Disa situata të komplikuara nuk do ta prishin rrjedhën e ditës që do të vazhdojë të jetë e qetë dhe pa ndonjë zhvillim të rëndësishëm për ju të dashuruarit. Beqarët do kërkojnë më tepër qetësinë dhe do duan të qëndrojnë pas miqve. Në planin financiar nuk duhet të shpenzoni me tepricë sepse situata nuk do jetë e qëndrueshme.
Luani
Njerëz që kanë ikur larg jush dhe mendimeve tuaja befas do të bëhen të gjallë. Kjo do të prishë gjithë ekuilibrat që kishit vendosur më parë. Beqarët duhet të përgatiten për një ditë shumë të veçantë dhe me plot emocione nga takimet që do realizojnë. Në planin financiar tregohuni të matur me shpenzimet.
Virgjëresha
Kjo nuk është një nga ato ditët më të mira për tu shënuar në kalendar për ju që jeni në çift. Gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë, por ju jeni mësuar me këtë fakt. Beqarët do kenë takime pa fund sot, por nuk do vendosin dot për të hedhur hapa më tej. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë, nuk do ketë vend për shqetësime.
Peshorja
Edhe pse sot nuk do të shkëlqeni në komunikim me partnrin/en do të dini të vini pikat mbi i tek ato çështje që ju shqetësojnë ju personalisht dhe të afërmit tuaj. Beqarët do kenë fat në dashuri, mund të takojnë personin që kanë pritur prej kohësh. Kujdes me financat, në horizont po shfaqen disa probleme serioze.
Akrepi
Një ditë domethënëse për ju të dashuruarit. Partneri/ja ju ka rezervuar një darkë romantike e cila do ju bëjë të ndjeheni më të dashuruar se kurë më parë. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do preferojnë ta kalojnë ditën me miqtë. Me financat çdo gjë do shkojë më së miri.
Shigjetari
Dyluftimi i planetëve në shenjën tuaj do t’ju bëjë që të jeni disi të turbullt në marrjen e vendimeve ju që jeni në çift. Luhatjet e humorit do të kenë pasoja tek të tjerët. Beqarët duhet të përfitojnë sa të mundin nga takimet që do realizojnë. Financat do vazhdojnë të jenë të mbrojtura, mund të kryeni edhe shpenzime.
Bricjapi
Sot puna do t’ju duket mjaft e mërzitshme. Mundohuni që këto që mendoni të mos i shprehni me zë të lartë. Mund të keni probleme. Beqarët do kenë takime interesante, por vetëm për aventura kalimtare dhe jo lidhje serioze. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi kujdes me shpenzimet.
Ujori
Në çdo situatë ju të dashuruarit do të ndiheni të rëndësishëm sot. Kjo falë aftësive tuaja profesionale por sidomos fale komunikimit të shkëlqyer që keni. Beqarët nuk e dinë as vetë se çfarë duan dhe nuk do jenë të vendosur për asgjë sot. Financat do jenë me fat, do keni ndikimin pozitiv të disa planetëve.
Peshqit
Raporti i dashurisë sot nuk do të jetë në kulmin e tij. Disa hatërmbetje të shkuara do të dalin në sipërfaqe duke ndezur debate me partnerin/en. Beqarët edhe pse nuk do duan ta ndryshojnë statusin, mundësitë për lidhje afatgjatë sot do të jenë të shumta. Në planin financiar duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.