Dashi
Drejtojuni një personi të familjes sot për të marrë këshilla dhe do të shikoni që çdo gjë që do t’ju thotë do të ketë peshë tek ju. Beqarët do jenë realistë dhe do dinë si të veprojnë në çdo moment. Dita do jetë interesante. Në planin financiar duhet t’i merrni gjërat me shumë seriozitet dhe kështu do shmangni tronditjet.
Demi
Jeni tip i programuar dhe nuk ju pëlqejnë shumë surprizat. Sot do t’ju dalë çdo gjë jashtë kontrollit dhe dikush do t’ju bëjë një surprizë të bukur. Marrëdhënia juaj në çift do jetë më e këndshme sot. Në mëngjes mund të keni ndonjë konflikt të vogël, por pa pasoja. Pas mesditës gjërat do ecin më mirë se kurrë ndonjëherë më parë. Shëndeti i mirë.
Binjakët
Keni sjellë shumë gëzim në jetën e personave të caktuar dhe sot do të jetë dita kur do të merrni mirënjohjen e tyre, veçanërisht të kolegëve me të cilët ndani punën. Beqarët do dinë si ta joshin personin që pëlqejnë dhe në mbrëmje zemra do ju rrahë shumë më fort. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes, duke menduar për të ardhmen.
Gaforrja
Sot do të zgjidhni rrugën më të shkurtër për të zgjidhur punë dhe për të mos pasur tepër shqetësime për vete si në aspektin profesional ashtu edhe në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët nuk do e mbajnë gjithë kohës mendjen tek dashuria, por në një moment do ndihet diçka e jashtëzakonshme që do ua ndryshoje jetën njëherë e mirë. Buxheti do jetë i kënaqshëm.
Luani
Edhe pse instinkti juaj ju thotë krejt të kundërtën, veprimet që do të ndërmerrni në punë janë të ndjekura nga arsyeja dhe logjika e ftohtë. Ditë dinamike dhe e mbushur me emocione të forta ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli në çdo moment. Kujdes me shëndetin, do jetë delikat.
Virgjëresha
Mbase keni ekzagjeruar me pretendimet e ditëve të fundit. Sot bëni një hap prapa dhe kërkoni falje tek personat që keni prekur. Beqarët nuk do i marrin seriozisht ftesat që do iu bëhen dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Nëse nuk doni të keni probleme me financat mirë është që në çdo rast të bëni parashikime para se të shpenzoni.
Peshorja
Mos merrni seriozisht fjalët e një personi me të cilin ndani ambientin në punë që për momentin nuk arrin të arsyetojë ftohtë sepse është mjaft i ndikuar nga emocionet. Ditë normale ka për të qenë kjo e sotmja për te gjithë ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do bëni ato që dëshironi dhe nuk do e vrisni mendjen për të ardhmen e largët.
Akrepi
Nëse nuk jeni të kënaqur nga faktet e fundit mbase bëni mirë të merrni një pozicion të qartë që gjithkush ta kuptojë mendimin tuaj. Ditë e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje, do dinë të falin dashuri për njerëzit e zemrës. Ata që janë vetëm do ndjehen mirë me këtë status dhe nuk do duan ndryshime në jetën e tyre. shëndeti do jetë i mirë
Shigjetari
Nuk keni qenë dhe shumë korrekt me një person afër jush që kërkon më tepër vëmendje nga sa i jepni. Mbase duhet t’i bëni të qarte gjërat mes jush. Në ambientin e punës dita do të jetë e qetë, por ju duhet të angazhoheni më tepër për të përmbyllur projektet që keni marrë përsipër në mënyrë që të rrisni edhe përfitimet.
Bricjapi
Keni akoma dilema lidhur me një person dhe nuk do ti zgjidhni deri sa të arrini të diskutoni me një mikun tuaj. Ditë pozitive ka për të qenë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do ndiheni për mrekulli pranë njeri-tjetrit dhe emocionet do jenë shpesh të forta. Financat do jenë të mira.
Ujori
Një projekt të ri nuk e keni marrë fare me entuziazëm dhe ata që ju njohin mirë e dinë që nuk do të arrini ta çoni deri në fund. Kujdes kjo mund t’ju penalizojë në punë. Në përgjithësi jeta juaj në çift nuk do ketë asgjë të re sot. Me partnerin/en do ndiheni për mrekulli. Beqarët ka mundësi të kenë dashuri me shikim të parë.
Peshqit
Dita e sotme mund të ketë zhvillime që duhen konsideruar seriozisht nga ju. Nëse neglizhoni do të shikoni që shumë shpejt do të gjendeni jashtë loje, sidomos në ambientin e punës. Duhet të merreni më seriozisht me financat. Beqarët do kenë vetëm dashuriçka kalimtare dhe asgjë më shumë sesa kaq. Kujdes me shëndetin, koha nuk është në favorin tuaj.
/a.ç