• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Horoskopi, e diel 21 maj 2017

by Java News
20/05/2017 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Keni nevojë për shumë durim dhe vullnet për të rivendosur rregull në jetën tuaj sentimentale. Do të ndiheni nën siklet dhe nervozë çka do ju shpërqendrojë. Dita do të jetë dinamike për ata që janë vetëm të cilët do të ndihen shumë të gjallë.

Në punë mundohuni të çoni deri në fund gjërat më të rëndësishme dhe tregoni më shumë besim në vete. Me ndikimin pozitiv të planetëve në shenjën tuaj do të shmangni telashet.

Demi

Nuk do mund t’iu shmangeni përgjegjësive në dashuri. Përballuni me sfidat dhe shfaqni sjelljen e duhur. Ata që janë vetëm, do të kenë dëshirë të ndryshojnë pamjen, për të tërhequr një person që e kanë përzemër.

Sa i takon punës, mundohuni të shfaqni cilësitë tuaja më të mira, në mënyrë që të spikasni mes kolegëve. Ky nuk është momenti më i mirë për të mbajtur mëri.

Binjakët

Do të jeni të përfshirë nga një ndjesi e papërkufizuar mirëqenie dhe do të mundoheni të merrni më të mirat e ditës. Bëni kujdes ndaj ndonjë rivaliteti në dashuri. Ata që janë vetëm do të kalojnë një ditë pozitive, por duhet t’i mbajnë sytë hapur, në mënyrë që të mos i’u ikë një mundësi e çmuar.

Gaforrja

Mundohuni të ndryshoni disa sjellje tuajat me partnerin, pasi mund të ngjallin xhelozi. Mos u tregoni kokëfortë, por shfaqni anën tuaj më elastike, për të përmirësuar lidhjen. Ata që janë vetëm do të kenë yjet në anën e tyre, për të bërë për vete një person të veçantë.

Sa i takon punës, do të udhëhiqeni nga fati dhe do të arrini synimet tuaja. Këshillohet që të mos i neglizhoni mundësitë që do i’u afrohen.

Luani

Gjatë kësaj dite do të jeni të hapur për dialog dhe kjo lirshmëri komunikimi do të bëjë që të mos krijohen keqkuptime me partnerin/en. Ata që janë vetëm do të jenë të mbushur me energji dhe pse jo mund të guxojnë me një person që i’u interesin.

Projektet e punës i keni të qarta, ndaj mos hiqni dorë prek tyre. Një mundësi e mirë do të paraqitet për ju.

Virgjëresha

Me praninë e Hënës në shenjën tuaj do të ndiheni me fat dhe të hapur në dashuri. Ndonjë konflikt kalimtar nuk do e turbullojë lidhjen tuaj. Për ata që janë vetëm, do të jetë një ditë e mbushur me takime, ku parashikohen miqësi interesante.

Sa i takon punës, Saturni do të ngadalësojë ritmin tuaj, duke mos i’u lejuar të çoni përpara angazhimet që keni. Bëni pak pushim.

Peshorja

E keni zemrën të trazuar plot me mendime negative të cilat do ju trazojnë mendjen. Lëreni të kaluarën pas krahëve dhe jetojeni në romanticitet gjithë jetën tuaj. Vetmitarët mund të përshihen në aktivitete të pazakonta dhe miq të vërtetë. Në punë jeni në kërkim të mundësive të reja bashkëpunuese.

Akrepi

Dashuria i’u rezervon gëzim dhe lumturi, ku do të përjetoni momente të ëmbla me personin që dashuroni. Lajme të mira pritet për ata që dëshirojnë të nisin bashkëjetesën ose të martohen. Ata që janë vetëm do të përballen me mundësi të mira për të projektuar diçka për të ardhmen.

Sa i takon punës merrni kohën e nevojshme për të reflektuar lidhur me disa çështje dhe mos lejoni të përfshiheni nga nxitimi.

Shigjetari

Do të jeni me humor të mirë dhe do të argëtoheni duke ndryshuar sjellje për ta bërë më interesante jetën tuaj në çift. Dakordësia me personin që dashuroni ju stimulon shumë. Personat që nuk janë në një lidhje do të kenë disa mundësi të mira për të flirtuar.

Për sa i përket punës, vlerësojini me kujdes propozimet që do të merrni. Me siguri që do të gjeni alternativën që kërkonit prej kohësh.

Bricjapi

Tregohuni të duruar në dashuri dhe hap pas hapi çdo gjë do të shkojë më së miri, duke i rikthyer harmoninë lidhjes suaj. Ndërkohë mos krijoni polemika dhe lërini hapësirë personit që dashuroni. Ata që janë vetëm, do të argëtohen me miqtë e tyre.

Në punë për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit, situatat nuk do të jenë aspak të favorshme.

Ujori

Do të jetë një e diel e qetë, por bëni kujdes ndaj dashurive sekrete. Nëse jeni në çift mund të kaloni një ditë në lirshmëri të plotë. Ata që janë vetëm mund të realizojnë një ëndërr në sirtar.

Një vendim i rëndësishëm ju pret lidhur me një projekt pune. Bëni kujdes që të mos gaboni.

Peshqit

Një person i së kaluarës do të turbullojë ditën tuaj. Kushtojini vëmendje partnerit, nëse doni të përmirësoni intensitetin në çift. Nëse jeni vetëm, pranoni një ftesë për të dalë dhe dita do të kalojë më së miri.

Sa i takon punës, në këtë të diel mund të përmbyllni një çështje me rëndësi për të ardhmen. Sistemoni gjërat e lëna pezull, pasi mund t’iu shkaktojnë të papritura të pakëndshme.

Next Post
Superkupa/Sot në mbrëmje Skënderbeu-Kukësi

Ndeshja Kukësi-Korça, jepen dy kartona të kuq, Salihi e gris 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In