• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Shtator 2021

by A R
07/09/2021 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Duhet ta keni qartë që nëse dorëzoheni para problemeve të vogla këtë javë, do ju duhet të dorëzoheni edhe përballë problemeve më të rëndësishme më vonë. Duhet t’i bini tavolinës dhe të refuzoni kompromiset.

Demi

Nuk duhet t’i lejoni të tjerët t’ju tërheqin poshtë në nivelin e tyre. Fakti se të tjerët kanë një qëndrim negativ ndaj ngjarjeve që ju rrethojnë, nuk do të thotë që edhe ju të keni të njëjtin qëndrim.

Binjakët

Nëse dikush nis t’ju tregojë diçka interesante dhe më pas përpiqet të ndryshojë subjektin, kjo është një shenjë se ju duhet të zbuloni ç’po ndodh. Mund të jetë duke ju ngacmuar, por mund ta ketë informacionin që ju duhet.

Gaforrja

Fakti se u gëzoheni sfidave, nuk do të thotë se duhet t’i kërkoni. Përkundrazi, planetet thonë se nëse i merrni gjërat lehtë, të tjerëve do u duhet të merren me pjesët e vështira. Pse i bëni duart pis kot atëherë kur nuk keni pse?

Luani

Përpiquni të mos e shqetësoni veten me shqetësimet e të tjerëve, pasi pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë pasoja. Sa më shumë që ata shqetësohen se bota po shkatërrohet, aq më pak ju duhet të qetësoheni. Edhe nëse ata kanë të drejtë, shqetësimi nuk do ju ndihmojë.

Virgjëresha

Do të keni qëndrim pozitiv këtë javë, veçanërisht nëse jeni ai lloj njeriu që shikon gjysmën plot të gotës. Kjo është një prej periudhave më të mira të vitit për ju, kështu që bëni një përpjekje për ta shijuar.

Peshorja

Mund ta keni të vështirë të përktheni në fjalë ndjenjat tuaja në ditët në vazhdim, por nuk ka asnjë problem. Ata që ju njohin mirë janë të vetëdijshëm se nganjëherë bllokoheni. Kjo periudhë nuk do zgjasë shumë.

Akrepi

Momenti që dikush, kushdo, përpiqet të fusë hundët në marrëdhëniet tuaja, duhet t’ua bëni të qartë se nuk janë të mirëpritur. U thoni se duhet të mbajnë frymën derisa ju t’u kërkoni ndihmë, gjë të cilën ju sigurisht nuk do ta bëni kurrë.

Shigjetari

Mund të mos përparoni aq shumë sa doni me një detyrë këtë javë, por të paktën duhet t’ia nisni. Ku i dihet, megjithëse e vogël, hapi i parë mund të kthehet në themel për ato që ndërtoni më vonë gjatë vitit.

Bricjapi

Mund të jeni racional nga natyra, por jo të gjithë e ndajnë aftësinë tuaj për t’i parë ngjarjet në të njëjtën mënyrë. Mos u surprizoni nëse një koment i juaji përballet me mosmiratim.

Ujori

Duket se e keni përfshirë veten në një mosmarrëveshje mes dy personave të tjerë, nga e cila duhet të dilni sa më parë para se të zhyteni më thellë. Nëse mundeni, silluni keq me të dy dhe asnjëri prej tyre nuk do ju kërkojë më.

Peshqit

Mos harxhoni kohë duke shikuar pas dhe duke uruar që gjërat të kishin qenë ndryshe, pasi fakti i thjeshtë është se jeni aty ku jeni dhe asgjë nuk do të ndryshojë. E djeshmja është e vdekur, por ajo që mund të bëni nesër mund të ngjallë të nesërmen.

Next Post
Iu gjet sot kokainë për të pestën herë mes bananesh, pronari Eduart Dauti në arrati

Iu gjet sot kokainë për të pestën herë mes bananesh, pronari Eduart Dauti në arrati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In