• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 14 Maj 2020

by A R
13/05/2020 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Me Mërkurin dhe Venusin në favorin tuaj, dashuria do të jetë më e thjeshtë. Do të nisë një përmirësim i ndjeshëm, lidhur me pasiguritë me të cilat e nisët vitin. Duhet të kuptoni se kush ju do realisht dhe kush jo.

Demi

Marsi dhe Mërkuri do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke ju mbushur me energji. Do të keni shumë dëshirë për të vepruar. Në punë, është momenti për të ecur përpara me kërkesat.

Binjakët

Dashuria do të ecë mjaft mirë në këtë periudhë, sa që do të keni mundësi që të bëni takime interesante. Duhet të besoni më shumë në aftësitë tuaja. Puna do të ecë më së miri, ku parashikohet të ketë zhvillime pozitive.

Gaforrja

Kjo është një periudhë ideale për dashurinë, ndaj organizoni diçka për ta kaluar kohën me njeriun e zemrës. Në punë, do të duhet durim dhe qetësi, pasi dikush mund t’iu bezdisë.

Luani

Në dashuri, ndoshta jeni duke kërkuar diçka më shumë dhe kjo gjë mund të krijojë probleme. E enjtja kërkon më shumë përqendrim dhe të mundoheni që të shmangni debatet. Në punë, ka ende diçka që nuk shkon, por pavarësisht kësaj jeni të karikuar me energji.

Virgjëresha

Duhet të mundoheni që të ruani qetësinë dhe të mos debatoni. Kjo është një ditë e mbushur me nervozizëm, ku në dashuri bëni mirë që të flisni më qartë. Puna do të jetë e lodhshme dhe stresuese.

Peshorja

Lërini pas shpine problemet e vjetra, pasi kjo është një ditë mjaft pozitive për ndjenjat. Do të ndiheni tejet të frymëzuar. Në punë, problemet do të përballohen lehtësisht.

Akrepi

E enjtja nuk do të jetë e jashtëzakonshme, pasi do të ndiheni të tensionuar dhe nervoz. Në dashuri duhet të bëni kujdes, në mënyrë që të mos shkatërroni gjithçka. Puna do të ecë mjaft mirë, edhe pse duhet të tregoheni mjaft të durueshëm.

Shigjetari

Duhet të largoheni nga njerëzit negativ dhe të përpiqeni që të shmangni debatet. Keni nevojë për më shumë relaks. Në punë do të ndiheni mjaft të acaruar, ndaj duhet të tregoni kujdes.

Bricjapi

Ky është një moment mjaft pozitiv dhe fundjava do të jetë e mirë sa i takon ndjenjave, shkruan noa.al. Mundohuni që të mos dominoheni nga mendimet negative, por duhet të shikoni drejt së ardhmes në mënyrë më pozitive.

Ujori

Hëna dhe Venusi janë mjaft të favorshëm sa i takon ndjenjave. Në këtë periudhë takimet janë mjaft të rëndësishme. Nëse jeni të dyjëzuar mes dy personave, ky është momenti për të marrë një vendim përfundimtar.

Peshqit

Dashuria do të vijojë që t’iu krijojë probleme, ku do të ketë shumë gjëra rreth të cilave duhet të reflektoni. Problemet që do të shfaqen në këtë periudhë janë të shumta, por do arrini që të gjeni një zgjidhje për gjithçka. Bëni mirë që ti shtyni për një moment tjetër, çështjet që kanë të bëjnë me punën.

Next Post
Platini i hap “luftë” presidentit të FIFA-s: Infantino duhet të japë dorëheqjen

Platini i hap "luftë" presidentit të FIFA-s: Infantino duhet të japë dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I vihet përsëri zjarri vendgrumbullimit të mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

I vihet përsëri zjarri vendgrumbullimit të mbetjeve në Kameras! Reja toksike vjen deri në Kamëz, dyshohet se u vendos qëllimisht

August 27, 2026
U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

U nisën nga Argjentina dhe Brazili, zbulohet origjina e e-maileve kërcënuese dhe alarmeve për bombë ndaj SPAK dhe institucioneve të tjera!

August 27, 2026
Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Trajneri i kombëtares Maran nis takimet me klubet shqiptare, fokusi te bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

August 27, 2026
Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

August 27, 2026
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, dedikim prekës për vdekjen e ikonës së muzikës amerikane Dolly Parton: Jam këtu vetëm prej saj!

August 27, 2026
Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

Francezi kapet me tre raketa “Akeron” dhe pajisje të sofistikuara në Portin e Barit! Dyshimet e hetuesve, destinacioni dhe qëllimi

August 27, 2026
Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

Sulm i armatosur në një shkollë private në Gjermani, vriten 2 persona, një nga viktimat dyshohet së ishte ish e dashura e autorit

August 27, 2026
DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

DETAJET/ Një shqiptar mes 8 të arrestuarve për atentatin me 10 kg eksploziv ndaj biznesmenit greko-amerikan! Urdhri u dha nga Burgu i Malandrinos

August 27, 2026
Kupa e Botës 2026, cilat palë fitojnë dhe cilat humbin financiarisht?

UEFA kërcënon me gjyq Infantinon, “The Sun” zbulon dokumentet: Presidenti i FIFA-s në qendër të akuzave për…

August 27, 2026
ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

ARRSH njofton kufizime të qarkullimit në “Urën e Matit”: Masat për të ndaluar dëmtimin strukturor, jo mjete të rënda mbi 13 tonë!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com