• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi ditor, e premte 26 janar 2017

by Java News
25/01/2018 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Një fazë e re do të fillojë për ju, veçanërisht në një nivel sentimental dhe emocional. Nga sot, siguria do të rritet dhe kjo do të bëjë që marrëdhënia juaj në çift të ecë mirë. Beqarët po dalin nga një gjendje jo e mirë që kanë përjetuar dhe do të shohin drejt horizonteve të reja. Do të jeni gati për ndryshime që mund të nxisin kontakte dhe promovime të reja në punë.

Demi

Sot yjet do të jenë edhe më të mirë se ditët e fundit, ju keni Mërkurin dhe Saturnin në krah, por në dashuri do të jetë koha për të bërë edhe disa kontrolle të rëndësishme. Për beqarët është koha të fokusohen te njohje të reja. Në aspektin profesional do të thirreni për të bërë zgjedhje të rëndësishme, mund të ndryshoni rolin, grupin ose detyrën, madje edhe aktivitetin.

Binjakët

Një ditë e rëndësishme për ndjenjat, ju gjithashtu mund të merrni propozime interesante. Për të arritur qëllimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dashurie, është më mirë të fokusohesh te dialogu i mirë. Beqarët do të duhet të pranojnë ftesat për takime nëse duan të ndryshojnë statusin dhe përjetojnë emocione. Nëse keni një aktivitet ku jeni të vetëpunësuar, është më mirë që të modifikoni dhe përsosni projektin që ju intereson aq shumë.

Gaforrja

Ditë e bukur, ju keni zemrën plot shpresa dhe projekte që mund t’i arrini në një kohë të shkurtër. Çiftet e konsoliduara tashmë do të kenë shumë shigjeta në harkun e tyre për ta mbajtur gjallë zjarrin! Flirt dhe aventura edhe për beqarët, ju do të jeni plot hijeshi dhe intrigues, si gjithmonë! Lajme të mira në horizont dhe perspektivat e reja të punës do të karakterizojnë këtë ditë. E ardhmja është plot shpresë!

Luani

Një bllokim në marrëdhënien tuaj në çift ju bën disi të shqetësuar dhe të papërqendruar. Atmosfera do të jetë e rënduar dhe kuadratura e Jupiterit ju fton të jeni të duruar. E premtja, nuk do të jetë e mirë as kur flasim për beqarët, dashuria ju dënon dhe nuk ju jep paqe! Yjet ju shfaqin sot sfidë në punë dhe do ndjeheni mjaft të lodhur. Merrni një pushim.

Virgjëresha

Ka ardhur koha për sqarim në familje ose në jetën tuaj në çift. Mos hezitoni ta bëni këtë, në sajë të mbështetjes së Hënës në Dem nuk do të keni ndonjë problem. Zemrat e vetmuara do të duhet të vendosin nëse do të ndërmarrin një hap të rëndësishëm, mjaft me hezitimet e padobishme! Besoni në aftësitë tuaja, ndiqni impulset dhe vendosni pa vonesë në aspektin profesional. Ju nuk do të gaboni!

Peshorja

Shumë nga problemet në çift do të zgjidhen sot me një kuptim dhe disponueshmëri të vogël. Mjaft me konflikte të brendshme, ju rrezikoni nënshtrimin e partnerit/es! Beqarët do të duan të përjetojnë përvoja të reja dhe kjo ditë do jetë me fat për ta. Nëse keni filluar një punë të re, ndoshta ju jeni të shqetësuar për financat tuaja. Një mik do t’ju ndihmojë.

Akrepi

Një diskutim i animuar me partnerin/en mund të jetë tërësisht i parëndësishëm nëse marrëveshja është e thellë. Filloni të shqetësoheni nëse bilanci i qetësisë është thyer! Beqarët do të duhet të qëndrojnë larg nga premtimet e rreme dhe të përpiqen t’i besojNë atyre që janë të sinqertë. Sukseset e mëdha në profesion do të ngrenë gjendjen shpirtërore. Diplomacia është e obligueshme!

Shigjetari

Marsi është në një pozicion të favorshëm dhe ndihmon çiftet në krizë të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre. Shumë lidhje do të ruhen në sajë të ngarkesës tuaj erotike! Venusi mbron beqarët dhe siguron shanse të shkëlqyera për të takuar njerëz me të cilët do të jetojnë emocione të jashtëzakonshme. Shumë të lindur të kësaj shenje sot mund të marrin një ofertë të mirë në punë që premton të ardhura.

Bricjapi

Sot ju do të keni nga partneri/ja stabilitetin emocional që kërkoni dhe që keni nevojë për të! Për fat të mirë do të jeni më të ndjeshëm se kurrë. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të bëjnë takime që do të jenë shumë të këndshme, por që do t’i vënë ato në agjitacion të fortë. Falë aftësive tuaja, ju mund të arrini rezultate të kënaqshme në punë dhe do arrini të gjitha qëllimet profesionale të vendosura.

Ujori

Dita jote shoqërohet me reflektime, vlerësime që premtojnë të rivendosin atë që nuk funksionon. Marrëdhëniet me partnerin/en mund të jenë pak të tensionuara, por është vetëm një moment! Takime me fat për beqarët, flirtet dhe aventurat do të jenë intensive! Jeta juaj profesionale është më e qëndrueshme se më parë, por keni shumë projekte në mendje për të përfunduar.

Peshqit

Do të ketë shumë emocione dhe surpriza në dashuri. Nëse jeni në çift, do të planifikoni të ardhmen tuaj së bashku me të dashurin/ën, nëse jeni vetëm do të përjetoni emocione të reja dhe njohje që do ju pushtojnë zemrën dhe mendjen. Një intuitë juaja e pabesueshme do t’ju vërë në rrugën e duhur për të zgjidhur një problem të komplikuar, ndoshta me një natyrë financiare.

a.ç

Next Post
Në prag të epidemisë, mbi 14 mijë të prekur nga gripi, shumica fëmijë

Në prag të epidemisë, mbi 14 mijë të prekur nga gripi, shumica fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

U raportua se e sulmoi ariu në Bulqizë, ekspertiza zbulon se 62-vjeçari është vrarë me armë

November 4, 2026
Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

Pas gati 30 vitesh në Senat, ‘rrëzohet’ Susan Collins! Demokratët marrin një tjetër mandat në Maine

November 4, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë pas akuzave të SHBA-së për pirateri kibernetike

November 4, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

November 4, 2026
“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

November 4, 2026
Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In