• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi deri në datën 26 korrik, ja cila shenjë mban vendin e parë sipas Paolo Fox

by A R
21/07/2020 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Këtë herë shenjës së Dashit i takon vendi i dytë. Situata do të vijë duke u përmirësuar aty nga mesi i javës. Gjërat duket se do t’ju ecin mirë, sidomos në aspektin ekonomik. Por duhet që gjithsesi të bëni kujdes me shpenzimet, sepse Saturni dhe Jupiteri nuk ju favorizojnë. Jepuni zgjidhje sa më parë disa çështjeve të mbetura pezull, por që t’i mbyllni në mënyrën më të mirë të mundshme duhet të jeni sa më të qetë. Lejojini vetes një periudhë të shkurtër pushimesh.

Demi: Për këtë javë Demit i takon vendi i shtatë. Saturni i kthyer nga shenja e Ujorit ndikonte për mirë edhe në shenjën tuaj në aspektin profesional. Kjo ishte një mundësi e artë për ju që të bënit më shumë klientë, sidomos për ata që punojnë në mënyrë të pavarur. Tashmë e keni të qartë se vetëm duke u treguar të hapur do të mund të bëni përpara në aspektin ekonomik. Bëni kurajë, sepse fati është në anën tuaj.

Binjakët: Planetët ju këshillojnë që t’i hidhni hapat me maturi, sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat. Mos u nxitoni të krijoni marrëdhënie të reja. Njihuni më parë me personin që keni përballë, përpara se të vendosni ta hidhni këtë hap. Dielli, që ka ndriçuar fort në shenjën tuaj, ju ka shtyrë të kapërceni etapat në çështjet e zemrës. Do të jeni më energjikë se kurdoherë, por vetëm duke vënë rregull në jetën tuaj do të shikoni rezultate konkrete. Këtë herë ju takon  vendi i pestë.

Gaforrja: Gaforrja do të renditet në vend të nëntë për këtë javë. Ditën e mërkurë dhe të enjte do të dalin sërish në dritë fantazma të së shkuarës. Ndoshta do të përballeni me një ish të dashur, një ish-punëdhënësin tuaj apo me një çështje ligjore, që tashmë i duhet dhënë zgjidhje. Saturnin dhe Uranin do t’i keni aleatë. Mund të mos ndiheni mirë fizikisht dhe shpirtërisht, por disa ditë të kaluara buzë detit me siguri që do t’jua kthenin humorin.

Luani: Vendi i parë për këtë javë i takon Luanëve, të cilët do të jenë të favorizuar në sferën e investimeve. Ditën e mërkurë, Dielli do të kthehet nga shenja juaj dhe Hëna do t’ju bëjë shoqëri për dy ditë. Falë ndikimit të Jupiterit, Saturnit dhe Plutonit do të nxiteni të bëni disa shpenzime për veten tuaj, si për blerjen e disa pajisjeve apo për regjistrimin në kurset profesionale, në mënyrë që të përgatiteni për të ardhmen. Do të jeni të gëzuar dhe në shoqërinë e miqve të mirë.

Virgjëresha: Nuk parashikohet që kjo të jetë një javë fort pozitive, sepse shenja juaj do të renditet në vend të 12-të. Do të ndiheni të rënduar shpirtërisht dhe kjo do të ndikojë në rendimentin në punë dhe në marrëdhënien me partnerin, duke ju bërë më pak pasionantë. Me sa duket, lodhja do të jetë kryefjala e këtyre ditëve. Është e këshillueshme që të kaloni kohë në shoqërinë e miqve të ngushtë, pasi ata mund t’ju kthejnë buzëqeshjen.

Peshorja: Këtë javë do të jeni në vend të katërt. Do të keni shumë stimuj e interesa gjatë  këtyre ditëve dhe do të shijoni momente të bukura me partnerin. Jo gjithçka do të shkojë siç dëshironi në marrëdhënie me pjesëtarët e familjes, por nga ana tjetër situata profesionale parashikohet mjaft e mirë. Pritet që gjithçka të ecë mirë në sferën ekonomike, duke ju sjellë kënaqësi të shumta. Jeni të pandalshëm.

Akrepi: Gjendja e rënduar ekonomike dhe një situatë profesionale aspak e mirë për të lindurit në shenjën e Akprepit, do të bëjnë që për këtë javë të renditeni në vend të 11-të. Do t’ju duhet që të reduktoni shpenzimet, në mënyrë që t’ia dilni mbanë. Për fat, do t’ju ecë më mbarë në dashuri. Të paktën në këtë aspekt nuk do të përballeni me surpriza të këqija dhe mund të shijoni ditë të qeta në shoqërinë e partnerit.

Shigjetari: Mjaft më me pesimizëm dhe trishtim! Kjo do të jetë një javë e mbarë për ju dhe shenja juaj do të renditet në vend të tretë. Ata që punojnë në sektorin e komunikimit janë më të favorizuarit, sepse ju shquheni për elokuencë. Ditën e mërkurë Dielli do të kthehet nga shenja juaj, duke ju ndihmuar në aspektin profesional. Në sferën sentimentale duhet që t’i peshoni me kujdes disa zgjedhje tuajat.

Bricjapi: Kjo javë do t’i gjejë Bricjapët në vend të gjashtë dhe më mondanë se kurdoherë, sidomos gjatë ditës së hënë dhe të martë. Aktiviteti juaj i parapëlqyer gjatë këtyre ditëve do të jetë shkuarja në lokalet më në modë, aty ku do të keni mundësinë të “sfiloni” me veshjet tuaja më të bukura. Në rast se do të keni diçka që ju shqetëson apo ndonjë problem, do të bëni mirë të hapeni me një njeri të dashur.

Ujori: Kjo javë do t’ju gjejë nervozë dhe në vend të dhjetë. Do të ndiheni të lodhur, ndërkohë që ngarkesa sa vjen e shtohet. Herë pas here do të shfaqni pakënaqësi dhe për çështje që nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Vetëm në fundjavë, falë Hënës dhe Venusit në shenjën tuaj do të mund të gjeni qetësinë aq shumë të dëshiruar. Do të jeni pasionantë, por kujdes që pasionin tuaj ta shprehni vetëm kundrejt partnerit.

Peshqit: Peshqit do të renditen për këtë javë në vend të tetë. Hëna do të jetë e kthyer në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ndikuar që shumë shpesh të bëheni nervozë. Nëse do të arrini që të numëroni deri në dhjetë përpara se të reagoni me nervozizëm, do t’i kursenit vetes shumë telashe. Mundohuni që në çdo rast të tregoheni optimistë dhe t’u vini fre veseve negative. Bëni kujdes edhe me mënyrën si shpreheni që të mos keni probleme në aspektin profesional.

Next Post
Zgjidhet çështja e tunelit “Kardhiq-Delvinë”, SPAK lejon vazhdimin e punimeve

Zgjidhet çështja e tunelit “Kardhiq-Delvinë”, SPAK lejon vazhdimin e punimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In