• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi 8 mars 2017

by Java News
07/03/2017 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi 

Kjo e mërkurë do jetë e mbushur me ulje ngritje për të lindurit e kësaj shenje. Momenti më i keq i ditës do të jetë në mëngjes, kur do ju kërkohet të zgjidhni një problem të komplikuar në punë. Mundohuni të ruani qetësinë dhe mos e refuzoni ndihmën e kolegëve. Sa i takon anës sentimentale, raporti me partnerin/en do të jetë më se harmonik, por mundohuni të mbani parasysh dhe interesat e tij.

Demi 

Do të përballeni me një ditë tejet të vështirë. Orët e punës do ju duken të pafundme dhe në fund të ditës do të jeni të këputur. Mundohuni të shfrytëzoni mbrëmjen për t’u relaksuar, por mos harroni që të tregoni vëmendje edhe ndaj partnerit/en tuaj të cilin e keni lënë pas dore kohët e fundit. Shëndeti nuk do ju krijojë shqetësim.

Binjakët 

Do të zgjoheni me humor të keq, për shkak të ditëve të fundit tejet negative. Kjo gjë do bëjë që të keni fërkime me shumë njerëz. Shmangni acarimet e panevojshme, pasi në të kundërt rrezikoni që të fyeni dikë. Sa i takon situatës financiare, gjërat nuk po shkojnë shumë mirë, por nuk do të keni probleme serioze.

Gaforrja 

Kjo ditë do të jetë shumë pozitive për ju të Gaforres. Do arrini që të zgjidhni një problem familjar të cilin e keni shumë për zemër dhe kjo gjë do bëjë që t’i shikoni gjërat me tjetër sy. E mërkura do të favorizojë beqarët, të cilët do kenë mundësi për takime premtuese. Shëndeti paraqitet mirë, por kujdes me gjumin. Edhe financat do jenë të mira.

Luani 

Një ditë mjaft negative i pret të lindurit e kësaj shenje. Një e papritur në mëngjes do të ndryshojë gjithë planet tuaja. Mundohuni të mos humbni durimin, pasi janë gjëra që ndodhin. Sa i përket dashurisë, dita paraqitet mjaft e qetë për ata që kanë një partner, ndërsa për ata që janë vetëm, ekziston mundësia që të njihen me shpirtin binjak.

Virgjëresha

Në këtë të mërkurë mund të ndiqni instinktin tuaj. Shfrytëzojeni maksimalisht këtë dhunti gjatë orëve të punës, për të zgjidhur disa çështje të vështira. Kolegët tuaj do ju shprehin mirënjohjen gjatë gjithë ditës. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime financiare me peshë, pasi rrezikoni të humbni shumë para. Shëndeti paraqitet mirë.

Peshorja 

Përgatituni të kaloni një ditë të komplikuar për shkak të marrëdhënieve të vështira me njerëzit që ju rrethojnë. Qysh në mëngjes do të keni probleme në shtëpi, duke mos arritur të gjeni gjuhën e dialogut. Edhe në punë gjërat nuk do të shkojnë shumë mirë, por do të përmirësohen në orët e fundit të saj. Raporti paraqitet më së miri me partnerin/en, me të cilin do të përjetoni emocione të mëdha.

Akrepi 

Raportet sociale do të shfaqen të shkëlqyera, ndërsa miqtë tuaj do kërkojnë me ngulm që të kalojnë kohë në shoqërinë tuaj. Edhe dita e punës do të shkojë më së miri, duke marrë kënaqësi të shumta profesionale. Në mbrëmje do të përfshiheni nga shpirti i festës dhe harmonia. Në planin financiar situata do përmirësohet falë menaxhimit tuaj.

Shigjetari 

Të lindurit e kësaj shenje do të kalojnë një ditë të mbushur me emocione pozitive. Raporti dashuror, do të marrë një drejtim vendimtar, ndaj mundohuni të merrni vendimin e duhur. Emocione të shumta do të përjetoni në sajë të një miku tuaj të dashur, ku një lajm i mirë do ju përmirësojë humorin. Gjendja financiare do të pësojë rënie, kujdes.

Bricjapi 

Do të ketë shumë të reja lidhur me të lindurit e kësaj shenje. Pritshmëri të mira janë për ata që janë në kërkim të një angazhimi të ri. Situata e vështirë në çift, mund të shoqërohet me një “armëpushim”, duke kaluar momente paqeje me partnerin/en. Do të ndiheni më së miri dhe dhimbja e ditëve të fundit do të jetë vetëm një kujtim i largët. Shfrytëzojeni.

Ujori 

Ka ardhur momenti që të bëni një tërheqje dhe të merrni një ditë pushim, pasi prej ditësh po punoni me sforco gjë që mund të rrezikojë shëndetin tuaj. Relaksohuni me partnerin/en tuaj dhe mendoni më shumë për raportin në çift. Kushtojani mbrëmjen pasionit tuaj të preferuar. Edhe për ata që janë vetëm priten zhvillime pozitive, të cilat do i sjellin ndryshime për të ardhmen.

Peshqit 

Nuk do jetë një ditë shumë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, por momentet e mira nuk do të mungojnë në shoqërinë e personave që i keni për zemër. Mos i braktisni ëndrrat tuaja pasi do të kuptoni se ato janë të realizueshme. Gjatë pasdites mund të ndiheni të këputur, por kjo do jetë një ndjesi kalimtare. Keni nevojë për pak pushim.

Next Post
Federata angleze dënon ashpër Ibrahimoviçin

Federata angleze dënon ashpër Ibrahimoviçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

I dyshuari i sulmit në një sinagogë në SHBA kishte humbur familjen nga sulmet në Liban

March 13, 2026
Meta sërish në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Vendimi i Gjokës: Arsyeja pse Meta hoqi dorë nga kërkesa për liri në GJKKO

March 13, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri për playoffin e Botërorit 2026, FSHF hap aplikimet për biletat për tifozët shqiptarë

March 13, 2026
“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

“Vijojmë punën deri në lirimin e çdo hapësire publike”, nënkryetari i Bashkisë Tiranë prezanton raportin vjetor të IMT

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In