• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi 7 Mars 2017

by A R
06/03/2017 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi 

Kjo ditë do ju dhurojë shumë emocione pozitive. Në mëngjes do arrini të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme financiare, gjë që do ju bëjë të ndiheni shumë të lehtësuar. Sa i përket dashurisë, lidhja me partnerin/en do të vijojë në ujëra të qeta. Përfitoni nga ky moment për t’u afruar më shumë me të, pasi kohët e fundit ju ka munguar intimiteti.

Demi 

Kjo ditë do jetë e mbushur me ulje ngritje, por në përgjithësi nuk do jetë e keqe. Momenti më i mirë do jetë pasditja, kur do të kaloni disa orë me njeriun që doni. Sa i përket punës, rrezikoni të keni një fërkim me kolegët, për shkak të lehtësisë tuaj të të bërit të gjërave. Mundohuni të përmirësoheni. Shëndeti nuk do të paraqesë asnjë problem.

Binjakët 

Kjo e martë do jetë e mbushur me emocione të shumta. Orët e punës do të kalojnë fare lehtësisht, ndërsa gjatë pasdites do të keni disa detyra për të përfunduar. Mundohuni të mos ngarkoheni shumë, pasi partneri/ja juaj mund të inatoset nga lënia juaj pasdore. Situata financiare nuk paraqitet në një moment të mirë, por mos u shqetësoni.

Gaforrja

Mund të mbështeteni fare mirë tek intuita juaj, gjë që mund t’iu ndihmojë në fushën e punës, për të zgjidhur disa çështje të komplikuara. Këshillohet që t’u kushtoni më shumë kohë familjarëve më në moshë, pasi kohëve të fundit i keni lënë pas dore. Situata financiare, po përmirësohet gradualisht, por nuk është ende koha për të bërë shpenzime.

Luani

Planet tuaja të ditës mund të pësojnë ndryshime për shkak të zhvillimeve të papritura. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi janë gjëra që ndodhin. Rrezikoni të ziheni me një koleg për shkak të fjalëve që ka thënë për ju. Shmangni përplasjen e ashpër, pasi në të kundërt raporti mund të prishet në mënyrë të parikuperueshme.

Virgjëresha 

Kjo e martë nuk do jetë nga ato ditë që do keni dëshirë që t’i mbani mend. Do të përfshiheni nga punë të rënda dhe kjo gjë nuk do ju bëjë aspak të lumtur. Sa i përket dashurisë, partneri/ja mund të inatoset me ju, për shkak të kohës së paktë të kaluar në shtëpi, kështu që mundohuni që t’i ekuilibroni gjërat. Kujdesuni edhe për financat që të mos përballeni me probleme.

Peshorja 

Do jetë një ditë e mbushur plot me punë, megjithatë sforcimet tuaja do të shpërblehen. Harmonia do të kthehet në familje, ndërsa konfliktet e ditëve të kaluara do të lihen pas, duke krijuar harmoni të plotë në shtëpi. Do të keni sukses në punë, por do ju duhet të bëni përpara dhe të merrni përsipër disa rreziqe. Shëndeti dhe ana sentimentale paraqiten më së miri.

Akrepi 

Intuita juaj nuk do të gabojë dhe ju do të mbeteni të befasuar nga një person që ka folur pas krahësh për ju. Raportet në familje dhe me personin që dashuroni do të jenë më të mira se kohëve të fundit. Këshillohet të mos i braktisni kurrë ëndrrat tuaja, pasi herët apo vonë do të merrni atë që prisni. Lajm i mirë për financat, do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Shigjetari 

Ka ardhur momenti për të marrë një vendim me rëndësi të cilin keni kohë që e shtyni, por sot do të viheni me shpatulla pas murit. Fati do jetë në anën tuaj, duke ua lehtësuar zgjidhjen. Tregohuni të gatshëm për të pranuar kritika nga personat që ju rrinë afër, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësoni karakterin tuaj. Parashikohen të ardhura të mira.

Bricjapi 

Fati do jetë i gjithi për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do kenë fitime të mira në punë, madje edhe ngritje në detyrë. Lajme të mira do të vijnë edhe në fushën e dashurisë, ku parashikohet një ditë e mbushur me emocione të shumta. Ata që janë vetëm mund të njohin një person, i cili do bëjë që t’u rrahë zemra fortë. Edhe ana ekonomike paraqitet e mirë.

Ujori 

Keni lënë që koha të kalojë pa mbyllur asgjë në praktikë, por do të rikuperoni në kohë dhe do të arrini të zgjidhni gjithçka brenda ditës. Gjithashtu pritet të paraqitet një projekt i mirë për ju, i cili do sjellë dhe fitime. Kujdes nga fjalët që do dëgjoni nga një mik i juaji, pasi synon vetëm t’iu vërë kundër një personi tjetër.

Peshqit 

Një ditë kryesisht e qetë do jetë kjo e sotmja për të lindurit e kësaj shenje. Në punë gjërat do shkojnë më së miri. Në fushën e ndjenjave nuk do keni ndonjë emocion të veçantë. Gjatë pasdites mund të bëni një vizitë në një vend të panjohur, duke shënuar një moment interesant. Mbrëmja do jetë e qetë dhe e relaksuar mes familjarëve.

Next Post
MAQEDONI/ Ivanov nuk tërhiqet: Nuk ia jap mandatin Zaevit

MAQEDONI/ Ivanov nuk tërhiqet: Nuk ia jap mandatin Zaevit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

EMRI/ Grabitet marketi në Durrës, autori kapet pas ndjekjes nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

August 24, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

August 24, 2026
“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

August 24, 2026
“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

“Kënaqësi të gatuaja për Kryeministrin”- Rama në Pogradec, Topalli i publikon foton pas darkës! Postimi i kuzhinierit të njohur

August 24, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Zjarr pranë varrezave në Bojdan të Pukës, dyshohet për akt të qëllimshëm, në atë zonë Policia zhvilloi aksionin antikanabis!

August 24, 2026
Asllani, titullar në Champions. “Ul” në stol Çalhanoglun në ndeshjen ndaj Feyenoord

Asllani jashtë planeve të Interit, priten edhe dy blerje në limitet e merkatos!

August 24, 2026
Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territorialja do votohet në…

August 24, 2026
EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

August 24, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

“Vëmendja në Pukë, Dajt e Dibër”- Normalizohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 vatra, vetëm 5 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 24, 2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com