Dashi
Mos lejoni që probleme të vogla sot në marrëdhënien tuaj në çift të prekin humorin tuaj si dhe angazhimin që keni në çështjet e punës. Beqarët do të kenë një ditë interesante dhe të mbushur me takime mbresëlënës. Financat nuk do jenë shumë të mira prandaj kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
Demi
Sot duhet të impenjoheni më shumë dhe ti përkushtoni kohë partnerit/es dhe ti tregoni që jeni pranë edhe në momente të vështira. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe nuk do preferojnë që të dalin në takime me personat që do i ftojnë. Në planin financiar do dini si ti shpenzoni të ardhurat tuaja.
Binjakët
Edhe pse njeriu i zemrës suaj po ju merr kohë të vlefshme nga dita juaj nuk duhet të shqetësoheni për këtë. Beqarët nuk do kenë një ditë të mirë në dashuri, do tërhiqen shumë nga një person por nuk do ja shprehin dot ndjenjat. Në planin financiar priten disa probleme të vogla, kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Sot ju të dashuruarit duhet të merreni patjetër me një problem tuajin personal përpara se të dalin persona të tjerë që marrin vendime për ju. Beqarët nuk do favorizohen nga yjet kështu që do kenë thjesht disa takime pa të ardhme. Në planin financiar do i kaloni një e nga vështirësitë dhe situata do përmirësohet.
Luani
Kohët e fundit nuk jeni personat e duhur për të dhënë këshilla. Gjithsesi mund të mësoni nga të tjerët, mund të kërkoni edhe ndihmë nga partneri/ja për ide. Beqarët do i mendojnë gjërat me seriozisht dhe do pranojnë të dalin me disa persona që kanë kohë që i pëlqejnë. Në planin financiar do keni një ditë me fat.
Virgjëresha
Ju që jeni në një marrëdhënie në çift nuk jeni të vendosur në gjërat që bëni dhe kjo shkakton pasiguri edhe tek personi që ndodhet pranë jush. Beqarët duhet të marrin vendime të rëndësishme për jetën e tyre duke qenë se mundësitë që do ofrohen do jenë të jashtëzakonshme. Buxheti, për fat të mirë, do ketë përmirësime.
Peshorja
Sot nuk mund të evitoni ndihmën që duhet ti jepni partnerit/es. Ai/ajo ka vërtet nevoje për ju, mos ngurroni t’i qëndroni pranë. Beqarët do jenë sharmantë pafund dhe do marrin mjaft propozime. Me shpenzimet do bëni çmenduri dhe gjendja mund të dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Akrepi
Nuk ka asgjë të ekzagjeruar në sjelljen tuaj me njeriun e zemrës. Vetëm se personat që nuk ju njohin mirë nuk mund t’ju kuptojnë. Beqarët do afrohen mjaft me disa persona, por nuk duhet të mendojnë menjëherë të hedhin hapa me rëndësi sepse mund të lëndohen. Do kryeni shpenzime pa u matur dhe gjendja mund të përkeqësohet.
Shigjetari
Keni kuptuar që pozita e kohëve të fundit ju ka larguar pak nga partneri/ja, prandaj do bënit mirë të gjenit kohë edhe për dashurinë. Beqarët duhet të tregohen të matur dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitohen. Buxheti do jetë goxha i mirë, prandaj shfrytëzojeni rastin për të bërë edhe shpenzime.
Bricjapi
Në drejtimin që keni zgjedhur me partnerin/en do të keni shumë pengesa. E rëndësishme është që ju e dini mirë rrugën tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të mira gjatë ditës së sotme, prandaj duhet të tregohen më të hapur në takime. Me shpenzimet tregohuni të matur.
Ujori
Sot keni kohë për tu marrë me punët tuaja kjo falë suportit të madh që po ju jep partneri/ja. Shfrytëzojeni këtë moment në maksimum. Beqarët nuk do jenë gati të bëjnë ndryshime në jetën e tyre dhe do i refuzojnë të gjitha ftesat. Në planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të shpenzoni.
Peshqit
Kurioziteti i tepërt sot mund t’ju lërë peng të disa situatave që nuk janë fare produktive për ju dhe marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë të bukur sot dhe të mbushur me takime interesante. Në planin financiar asgjë për tu shqetësuar, Jupiteri do ndikojë pozitivisht te ju.