• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Horoskopi 24 Shtator 2015

by Java News
24/09/2015 00:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DASHI – Duhet të tregoheni më dinak sot, mos u mashtroni nga disa situata që duken të favorshme, të cilat në vetvete fshehin në brendësi ndonjë kurth. Me Hënën në kundërshtim te Marsi nuk do ta keni të lehtë të frenoni nervozizmin, mundohuni të shtyni për më vonë një çështje delikate, sidomos në ambientin ku punoni, sepse nuk do të dini ta përballoni.

DEMI – Nuk do të mungojnë argumentet për të ruajtur pozicionet tuaja në ambientin profesional dhe mund të bindni kolegët e superiorët për origjinalitetin dhe suksesin e ideve tuaja. Në familje do ju duhet të përballoni disa situata të vështira, të cilat do të zgjidhen shpejt. Në qoftë se jeni çift, mbrëmja do ju dhurojë një humor dhe mirëkuptim të shkëlqyer me partnerin.

BINJAKËT – Entuziazmi dhe guximi sigurisht nuk do ju mungojnë në këtë periudhë, por yjet ju sugjerojnë që ky nuk është momenti i duhur për të nisur një projekt që mund të mbartë në vetvete ndonjë rrezik të mundshëm. Hëna në kundërshtim me Marsin ju këshillon të jeni më të kujdesshëm ndaj çështjeve ekonomike. Në mbrëmje parashikohen ftesa nga persona mjaft interesantë.

GAFORRJA – Bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm, sepse intuita juaj sot mund të dështojë. Hëna në një pozicion aspak të favorshëm në shenjën e Peshores mund t’ju shtyjë të bëni ndonjë gabim, që do ta keni të vështirë më pas ta rregulloni. Në sektorin e ndjenjave reflektoni mirë para se të shkëputeni nga një marrëdhënie që ju intereson dhe që ka baza të forta.

LUANI – Problemet me personat që ju rrethojnë nuk do të mungojnë sot, sidomos në punë. Duhet të keni parasysh se në diskutime duhet të evitoni përplasjen direkte e të tregoheni më tolerantë. Mundohuni të eliminoni kundërshtarët tuaj me zotësi, guxim dhe dinakërinë që ju karakterizon. Në sektorin e ndjenjave, sharmi juaj do të godasë direkt në zemrën e një personi që ju intereson.

VIRGJËRESHA – Me pozicionin mjaft të favorshëm të yjeve në qiellin tuaj do të ndiheni euforik dhe të gjallëruar nga një dëshirë e madhe për të nisur iniciativa të reja. Por do të bëni mirë të shikoni të ardhurat tuaja, përpara se të impenjoheni në projekte të kushtueshme. Hëna dhe Marsi parashikojnë se nuk është një periudhë e mirë për sa u përket financave. Në dashuri mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer, sidomos në nivelin intelektual.

PESHORJA – Hëna në shenjën tuaj ju bën të jeni më sensual dhe romantik se zakonisht. Përfitoni për të kaluar disa momente të këndshme intime me partnerin. Në fakt përfitoni nga ky moment për të rregulluar një marrëdhënie paksa të vështirë gjatë këtyre ditëve të fundit, si shkak i Afërditës në kundërshtim me shenjën tuaj. Në punë duhet të synoni më shumë te dialektika dhe aftësia për të bindur e magjepsur të tjerët.

AKREPI – Ndonjëherë besimi i tepërt në vetvete mund të jetë mjaft i rrezikshëm dhe tani jeni duke paguar pasojat e një vendimi të nxituar marrë pak ditë më parë. Mos u demoralizoni, por mundohuni të vini në vend gabimet tuaja. Shumë prej jush do të ndihen nervozë, të mërzitur nga rutina dhe pengesat e ndryshme; mundohuni të çlodheni duke kaluar një mbrëmje në shtëpi.

SHIGJETARI – Sot nuk do të ndiheni në formën e duhur dhe nuk do të arrini të keni guximin e duhur për të ndjekur objektivat tuaja. Do të rrezikoni që të jenë të tjerët të vendosin për ju, por mos e bëni, sepse në të ardhmen do të pendoheni. Mundohuni të qetësoheni, duke dëgjuar një muzikë çlodhëse dhe shumë motive irrituese do të zhduken si me magji.

BRICJAPI – Hëna, në kundërshtim me shenjën tuaj do të sjellë ankth të pajustifikuar dhe një frikë të ekzagjeruar, sidomos në punë. Mundohuni të jeni më optimist, sepse shqetësimet tuaja së shpejti do të dalin të pabazuara. Një darkë me miqtë tuaj do të jetë thelbësore për të ngritur nivelin e humorit.

UJORI – Dita e sotme do të jetë e mrekullueshme. Do të merrni lajme mjaft të mira dhe do të arrini të jeni tërheqës e interesantë në çdo ambient që do të frekuentoni. Në qoftë se keni një histori dashurie, do të kuptoni se ia vlen të investoni emocione dhe energji për ta bërë akoma më të lumtur. Mos nënvlerësoni programe argëtuese në mbrëmje.

PESHQIT – Kush ka një aktivitet të pavarur sot mund të përfitojë nga situata planetare për të nisur një iniciativë të rëndësishme. Dita e sotme do ju dhurojë momente të këndshme dhe argëtuese, takime interesante dhe raste për të përmirësuar bagazhin tuaj kulturor. Momente të mrekullueshme parashikohen për të dashuruarit.

Next Post

Rama, kuptoje këtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In