Horoskopi 23 Shtator 2015
Dashi
Klima yjore do jete mjaft e favorshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni disa hatërmbetje dhe do i mendoni gjerat me seriozisht. Beqaret do vazhdojnë ende te jene si ne ajër dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Jo vetëm qe do i mbani te stabilizuara te ardhurat, por do arrini te kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.
Demi
Ata qe kane kohe qe janë ne një lidhje do ndihen me mire sot dhe do mundohen t’i lënë pas krahëve problemet qe kane pasur ne te shkuarën. Beqaret ka rrezik te bien ne kurthin e disa personave te cilët do i bëjnë te vuajnë tej mase. Me shpenzimet do jeni dorëlëshuar dhe nuk do dini ta shtrëngoni ne asnjë moment rripin. Kjo mund te sjelle vështirësi me vone.
Binjaket
Dite goxha e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni kokëfortë si ju edhe partneri dhe nuk do toleroni as për gjene me te vogël. Beqaret duhet ta dëgjojnë me kujdes zemrën e tyre sepse ajo do i drejtoje atje ku duhet. Ne planin financiar mire është te mos ndërmerrni shume rreziqe nëse nuk doni te mbeteni pa asnjë para ne xhep.
Gaforrja
Klima yjore nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do keni debate te forta me partnerin dhe mund te mendoni te qëndroni edhe disa kohe larg njeritjetrit. Beqaret do jene energjike dhe gati për çdo lloj aventure. Për ta e rëndësishme është te mos qëndrojnë vetëm. Gjendja e financave nuk do jete e mire, megjithatë disa te afërm nuk do ju lënë asnjë moment ne balte.
Luani
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer gjate kësaj dite. Do kaloni momente pasionante me partnerin dhe do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do ëndërrojnë shume dhe realiteti ka rrezik t’iu duket tejet zhgënjyes. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është te mendoheni mire para se te kryeni çdo shpenzim.
Virgjeresha
Dite e këndshme dhe pa vështirësi kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi dhe emocione pa fund. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person i cili është goxha me i madhe ne moshe se ata. Mire është qe te reflektojnë me kujdes para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos pendohen me vone. Financat do jene shume te mira.
Peshorja
Dite e mbushur me surpriza do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo çast do jete i veçante dhe i kënaqshëm. Shfrytëzojeni sa te mundni kohen pranë atij qe doni. Beqaret do lodhen se kërkuari princin e tyre te kaltër, por kur ta gjejnë do ndihen mire. Financat do i menaxhoni me përkujdes dhe gjendja do vije duke u stabilizuar.
Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete e rrezikuar nga monotonia dhe nga rutina sot. Nuk do ndiheni asnjë çast te qete dhe nuk do dini si te dilni nga kjo situate jo e mire. Beqaret do e kalojnë gjithë kohen pranë miqve te ngushte dhe nuk do e ndiejnë nevojën e një personi tjetër ne krah. Gjendja e financave do lere goxha për te dëshiruar. Mundohuni t’i kufizoni sa te mundeni shpenzimet.
Shigjetari
Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni me partnerin dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret duhet te jeni me te vëmendshëm me personat qe do ju qëndrojnë afër sepse dikush mund te jete me te vërtetë interesant. Ne planin financiar gjithashtu duhet te bëni kujdes. Po shpenzuat shume do keni tronditje.
Bricjapi
Do e mahnitni partnerin tuaj gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do ndiheni mire te dy palët. Mbrëmja do jete akoma me e bukur. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm qe te mos mbeten me te vetmuar. Fati do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe gjendja do filloje te përmirësohet tej mase.
Ujori
Fati do ju buzëqeshë ne planin sentimental gjate gjithë kësaj dite dhe do ndiheni me te dashuruar se kurrë pranë atij qe dashuroni. Beqaret do e fillojnë me ne fund një histori dashurie afatgjate dhe do ndihen te plotësuar. Gjithçka ka për te qene me ndryshe. Financat do dini si t’i mbani te qëndrueshme ne çdo moment. Shpenzimet do i kryeni duke u menduar me kujdes.
Peshqit
Do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj sot dhe do merrni edhe vendime me rëndësi për te ardhmen. Çdo gjë do ece sipas programit. Beqaret do realizojnë takime te shumta dhe me ne fund do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Gjerat do marrin tjetër drejtim qe nesër e tutje. Buxheti do dobësohet ndjeshëm nëse kryeni shpenzime te pamenduara.









