Dashi
Dite e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe pasioni do rikthehet fuqishëm si dikur. Beqaret do gjejnë mënyra nga me te ndryshme për te joshur personat qe do pëlqejnë dhe do ja dalin mbanë. Financat do vazhdojnë te mbeten gjithë kohës te ekuilibruara. Nuk do e keni aspak problem te kryeni shpenzimet e nevojshme.
Demi
Sot do merrni vendime shume te rëndësishme ju te dashuruarit dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Vazhdoni këtë sjellje me atë qe keni ne krah dhe keni për ta para sa mire do ju ecin gjerat. Beqaret nuk do ndihen gati për te FIlluar angazhime serioze dhe do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. As FInancat nuk do kenë probleme. Do jeni gjithë kohës te logjikshëm me shpenzimet.
Binjaket
Ndikimi i Plutonit do jete shume i madh për jetën tuaj ne çift. Zjarri i dashurisë do rindizet dhe do kërkoni falje për disa gabime te vogla qe keni bere. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse dhe pjesa me e madhe do ndryshojnë status. Financat do vazhdojnë te jene gjithë kohës te ekuilibruara për pjesën dërrmuese, por ata qe janë treguar te pamatur se fundmi mund te kenë disa vështirësi.
Gaforrja
Do kaloni një dite shume te qete sot ju te dashuruarit. Si ju ashtu edhe partneri do ndiheni për mrekulli. Here pas here është e domosdoshme te kalosh periudha te tilla. Beqaret do ja kalojnë aq mire me familjaret apo me miqtë saqë nuk do e ndiejnë nevojën e një partneri. Problemet FInanciare zgjidhini sa me shpejt sepse sa me shume kohe te kaloje aq me shume vështirësi do keni.
Luani
Ne jetën tuaj ne çift çdo gjë do jete e mundur sot. Mund te ketë momente fantastike, por nga ana tjetër edhe ndarje te befasishme. Gjithçka do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë sa me shume këtë dite pasi do gjejnë persona te logjikshëm me te cilët do kuptohen mire dhe do ndajnë çdo ide. Ne planin FInanciar do jeni me më shume fat se kurrë me pare.
Virgjeresha
Do e ndryshoni sjelljen tuaj gjate kësaj dite dhe kjo do ju afroje akoma me shume me partnerin. Do i kuptoni gabimet dhe nuk do i përsërisni me ato. Beqaret do kenë takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë tërësisht te ardhmen. Sektorit FInanciar do i kushtoni akoma me shume kohe dhe do bëni një riorganizim te situatës. Me ne fund do arrini t’i vini gjerat ne vije.
Peshorja
Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme sot dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Nuk do ndihen keq për asnjë moment. Beqaret nga ana tjetër nuk duhet te FIllojnë lidhje te rrezikshme edhe sikur t’iu sjellin emocione. Do pendohen për gjithë jetën. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni ne mënyrë qe te mos ju dalin probleme me pas.
Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje do bëjnë plane për gjera me serioze sot. Kishin kohe qe i mendonin, por nuk ishin ndier ende gati për te marre vendime. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Ne planin FInanciar do korrni ato qe keni mbjelle. Ju e dini me mire se kushdo tjetër sesi jeni sjelle kohet e fundit, kështu qe do i merrni me mend edhe pasojat.
Shigjetari
Sot partneri do ju mahnite ne çdo moment dhe do e dashuroni akoma me shume atë. Mendoni edhe ju për ndonjë surprize sado te vogël. Beqaret do realizojnë takime te shumta, por asnjë nga personat nuk do jete ashtu si ata e kane ëndërruar princin e kaltër. Ne planin FInanciar do jeni paksa konfuze dhe ka rrezik te mos dini çfarë hapsh te hidhni. Kërkoni ndihme sa me pare.
Bricjapi
Tensioni do shtohet edhe me shume sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do ndiheni mire pranë partnerit. Qe situata te mos përkeqësohet edhe me shume, me mire qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit. Beqaret do joshin jashtë mase dhe do tërheqin pas vetes shume persona. Me shpenzimet tregohuni te rezervuar pasi ne te kundërt do keni tronditje.
Ujori
Bëjini sytë katër sot ju te dashuruarit pasi disa persona do mundohen t’ia prishin harmoninë dhe t’ua marrin nga duart partnerin. Mos e lejoni këtë për asnjë moment. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te FIlluar një lidhje dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin FInanciar për fat situata do mbetet gjithë kohës se stabilizuar. Nuk do keni për çfarë te qaheni.
Peshqit
Heshtja do jete armiku me i madh i jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe duhet ta shmangni atë sa me shume. Flisni edhe për gjera te kota, por vetëm mos rrini pa komunikuar. Beqaret do tërhiqen nga disa persona qe e kane tashme një lidhje. Kujdes mos hidhni hapa te nxituara sepse do lëndoheni. Ne planin FInanciar do keni goxha përmirësim te situatës.