• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Disa fakte të panjohura që do t’ua shpifin duhanin

by A R
01/06/2016 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ju sjellim 5 fakte jo shumë të njohura që do t’ju bëjnë të mos pini më duhan. Ose të paktën të reflektoni për çdo situatë.

5 cigare ndotin sa një lokomotivë me benzinë!

Një test i kryer nga qendra antiduhan nga Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano ka zbuluar se tymi i pesë cigareve e ndot ajrin aq sa një lokomotivë për trena me benzinë. Testi ka vlerësuar emetimet e grimcave të pluhurave PM10, apo ato me një diametër më pak se 10 mikronë (mijë e milimetrit).

Duhanpirja pasive ekziston edhe jashtë

Cigaret ndotin edhe mjedisin e jashtëm. Sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, për shkak të duhanpirësve, mes orës 18 dhe mesnatës, përqendrimi i grimcave të pluhurave, është më e madhe sesa ajo që gjendet në rrugët me makina. Ky studim është publikuar këto ditët e fundit në European Respiratory Journal.

Edhe bishtat e cigareve janë helmues

Për këdo që hedh në tokë bishtat e cigareve, normat e reja të gjobave në disa vende të botës shkojnë nga 30 deri në 300 euro. Kjo shifër justifikohet si nga fakti që një bisht cigareje do 3 deri në 4 vjet të shpërbëhet si nga sasia e substancave toksike dhe kancerogjene që gjenden në to. Kryesoret janë: nikotina, si dhe metale të rënda të tilla si nikeli, kromi dhe arseniku.

Lënia e duhanit rrit gjoksin

Femrat që lënë duhanin, pas disa muajsh vërejnë rritje të gjoksit. Kanë qenë vetë ato të cilat u kanë thënë mjekëve të Institutit Kombëtar të tumoreve të Milanos, duke iu përgjigjur një pyetësori të hartuar posaçërisht për këtë çështje. Efekti i shëndoshjes përfshin vetëm gjoksin. Studiuesit bien dakord se shtimi i volumit vjen nga fakti se pirja e duhanit interferon me metabolizmin e hormoneve seksuale femërore dhe në veçanti me atë të estradiolit, transmeton Shqip.

Duhani provokon plakje të parakohshme

Që duhani shkakton rrudha kjo nuk është një risi. Por para disa vitesh, një grup kirurgësh plastikë të universitetit Cleveland (SHBA), deshi të kuptonte se cilat janë sinjalet identifikuese të plakjes nga cigaret, duke analizuar 79 çifte binjakësh, nga të cilët njëri pinte duhan që prej pesë vitesh dhe tjetri jo. Te të parët vëreheshin qepalla të syve të rënduar, rrudha përreth tyre e sidomos në pjesën e poshtme të fytyrës. Këtyre karakteristikave u shtohet një zverdhje e përgjithshme e fytyrës. Ndërkohë, studime të tjera kanë treguar se duhanxhinjtë kanë flokë më të zbehtë, akne, fytyrë të yndyrshme.

Next Post

32 për qind e fëmijëve kosovarë jetojnë në varfëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In