Dashi
Mundohuni të mos jetë shumë impulsiv sot. Do të nxeheni shumë shpejt dhe në ndonjë situatë do të ishte mirë të bëni një hap prapa për t’u qetësuar.Mos bëni asgjë në kurriz të të tjerëve sepse herët a vonë do ta paguani.
Demi
Sot do të jeni në kërkim të më së mirës. Instinktet tuaja luftarake mund të punojnë jashtë orarit dhe me një energji të madhe, kështu që mos u shqetësoni për kundërshtarët. Vetëm mos shkelnimkëpucët e të tjerëve.
Binjakët
Mos u habitni nëse dikush do të ftohet diku dhe do të vlerësohet më shumë se ju. Ka gjithmonë një arsye për çdo gjë. Ka mundësi që partneri të vërë në provë aspektin e aftësisë së suaj për të mbrojtur ndjeshmërimë në çift.
Gaforrja
Instinkti luftëtar brenda teje ndoshta është i fortë, kështu që mos hezitoni për marrë përsipër projekte që mund ti realizoni. Bëhuni trima dhe të guximshëm në të gjitha situatat. Është një ditë e mirë që ju të bini në sy.
Luani
Kjo është një ditë e mirë për të shtuar shkëndijat në jetën tuaj. Në qoftë se gjërat kanë filluar t’ju duken të mërzitshme, mjafton t’i shtoni pak dinamizëm. Merrini gjërat në duart tuaja. Besoni në instinktet tuaja për të bërë zgjedhjet e duhura.
Virgjëresha
Do të përjetoni shumë emocione sot, por gjithashtu do të transmetoni edhe shumë emocione. Kujdes me fjalët tuaja sepse ato mund të lëndojnë dikë që në të vërtetë nuk do të donit ta lëndonit.
Peshorja
Sot të gjitha peshoret do të bëjnë lojra të rrezikshme. Nëse do t’ju thërrasin për ndihmë do të shkoni menjëherë. Do të ishte mirë të lidhni shoqëri me ata që ndani pikëpamje dhe mendime të njëjta.
Akrepi
Sot nuk është një ditë për t’u shqetësuar për pasojat e veprimeve që kanë kaluar. Ato që kanë kaluar, nuk i ktheni dot pas. Kjo është një ditë ku gjërat duhet të merren shtruar. Ruajeni energjinë për të dalë udhëheqës nesër.
Shigjetari
Në disa situate do të jetë shumë e vështirë të dialogosh dhe të bësh marrëveshje me ju. Kini besim në vetvete dhe shfaquni përballë kundërshtarëve të fortë. Merrni përsipër një rol aktiv në vend që t’I ktheni shpinën situatave të rënduara.
Bricjapi
Sot është një ditë e mjaft e favorshme që jut ë shprehni idetë dhe mendimet tuaja lidhur me projektet ku po punoni. Duke marrë përsipër madje edhe t’ ybatoni këto ide ju do të mësoni shumë edhe për veten tuaj.
Ujori
Ëndërrimet që keni pësuar kohët e funditkanë qenë të bukura, por tani është koha për të hapur sytë dhe për t’u mobilizuar në punë. Mundohuni të mos merreni me zbardhjen e bisedave që nuk ju përkasin juve.
Peshqit
Kjo është një ditë ku ju do të keni mundësi për të filluar gjëra të reja ose te nisni një punë të re.Shpëtoni veten nga ndjenjat negative dhe dyshimet. Do të bëni çdo gjë për të kaluar momente romantike me partnerin tuaj.









