• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Horoskopi 17 Maj 2015

by
17/05/2015 06:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Dashi

Sot do të jetë dita e sfidave dhe kjo falë influencës që do të ketë në shenjën tuaj Hëna. Jo gjithçka do të shkojë mirë, pasi tensionet dhe pasiguritë do t’ju bëjnë të mendoni se po humbisni kontrollin ndaj gjërave. Këshilla më e mirë është të merreni me aktivitete sportive për të shkarkuar negativitetin.

Numri juaj me fat : 14

Demi

Nëse nuk ndiheni mirë apo të relaksuar bëni mirë që sot të mos reagoni, por thjesht t’ua vini fajin planeteve dhe të prisni që kjo gjendje të kalojë. Çfarëdo që të ndodhë gjatë ditës së sotme do të ishte mirë ta kthenit në avantazhin tuaj dhe ta shihni me pozitivitet.

Numri juaj me fat: 24

Binajkët

Edhe pse do të doni të tregoheni pak më të sjellshëm apo më të ndjeshëm do të bënit mirë të tërhiqeshit në disa momente. Jo të gjithë do t’i kuptojnë këto sjellje si shenja të mira të marrëdhënieve tuaja. Edhe pse do të interpretohen si shenja interesi, ju mos u tërhiqni nga qëllimet e mira.

Numri juaj me fat: 21

Gaforrja

Sot do të jetë një ditë plot dinamikë për të gjithë ata që i përkasin shenjës së Gaforres. Diellli dhe Hëna janë bashkë në këtë shenjë dhe ofrojnë dinamikë në të gjitha iniciativat që ju keni ndërmarrë. Edhe pse nuk do të shkëlqeni në të gjitha drejtimet, kjo e diel mbetet një ditë e bukur, por që kërkon përqëndrimin tuaj.

Numri juaj më fat: 17

Luani

Kjo nuk është dita juaj me fat. Edhe në shenjën tuaj, influencojnë bashkë dy planet, Dielli dhe Hëna, aspekt ky që ju lë njëherë në hije e njëherë të shkëlqeni. Sot është dita kur do të kuptoni se nuk mund të përfitoni nga të gjitha mundësitë. E megjithatë, sakrifica ka gjithnjë, e sidomos kur dëshiron të shkëlqesh diku.

Numri juaj me fat: 12

Virgjëresha

Sot është një ditë e jashtëzakonshme për ju. Do t’ia dilni që të realizoni shumë gjëra njëherazi dhe me sukses. Madje sot do të kuptoni se keni energji edhe për më shumë. E megjithatë, këtë energji yjet ju këshillojnë që ta shpenzoni për të bërë të lumtur të afërmit, familjen, miqtë dhe veten tuaj.

Numri juaj me fat: 23

Peshorja

Për të gjithë ata që i përkasin shenjës së Peshores, dita e sotme është një ditë pritjeje. Do t’ju duhet të prisni derisa kushtet të piqen në mënyrë që ju të merrni iniciativa të reja. Këtë ditë është mirë ta shpenzoni me familjen apo të dashurit tuaj.

Numri juaj me fat: 19

Akrepi

Sot do të dukeni mjaftueshëm të çuditshëm, ndaj edhe jo të gjithë ata që do të takoni do t’ju marrin seriozisht. E megjithatë, ajo që do t’ju nevojitet së tepërmi për të mos humbur përtej realitetit është të ndani mirë elementët që ju nevojiten dhe ato të parëndësishmit për projektet tuaj. Kështu nuk do të humbisni kohë në një moment të dytë kur të jeni më të qetë dhe kur t’ju duhet të veproni.

Numri juaj me fat: 30

Shigjetari

Jo të paktë do të jenë njerëzit dhe bashkëpunëtorët që do të nxehen me ju sot. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se në çdo fjalë apo veprim tuajin ka diçka gabim. Madje nëse arrini të buzëqeshni e të mos e humbni qetësinë kjo do të ishte mënyra juaj për të treguar se dini të drejtoni më së miri çdo situatë.

Numri juaj me fat: 10

Bricjapi

Për të gjithë ju që i përkisni shenjës së Bricjapit, kjo do të jetë një ditë e mbushur plot me ide artistike. Do të ndiheni të aftë të bëni art dhe të shihni art në gjithçka. Kjo është një ditë e mirë që ju të shprehni të gjithë vrullin tuaj artistik në projektet që keni ndërmarrë. Mos i refuzoni librat, filmat apo ndonjë detaj tjetër që mund të ndihmojë kreativitetin tuaj.

Numri juaj me fat: 6

Ujori

Sot do të ndiheni disi të refuzuar, por në fakt nuk është kështu. Ajo që po ndodh në të vërtetë është se sot, si një ditë fundjave, edhe mirënjohja e ka marrë pushim. Megjithatë, mos u mërzisni, sepse është e sigurt që do të shpërbleheni për punën që bëni.

Numri juaj me fat: 17

Peshqit

Neptuni dhe Venusi janë dy planetet që sjellin pozitivitet në shenjën tuaj sot. Kjo është një mënyrë e mirë që ju ta merrni seriozisht këtë ditë pushimi dhe të argëtoheni me miqtë tuaj më të mirë. Shijojeni ditën, pasi java që do të vijë do të jetë e mbushur me projekte.

Numri juaj me fat: 13

Next Post

Vritet 56 vjeçari, plagoset gruaja e tij, shkak prishja e krushqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In