• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi 13 Shkurt 2021/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

by Java News
13/02/2021 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Kjo ditë do të jetë mjaft e ngarkuar dhe e tensionuar. Disa probleme të punës, mund të shtrihen edhe në sferën private, çka do ju bëjë që të jeni të largët me partnerin. Bëni kujdes ndaj debateve, pasi rrezikoni që të shkaktoni krisje të madhe.

Demi

Parashikohet një ditë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të vijojnë të ndjejnë praninë e Hënës. Është një periudhë në të cilën ju po mblidhni frytet e shumëpritura. Po ashtu pritet që jeta juaj të ketë ndryshime revolucionare.

Binjakët

Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm për të lindurit e kësaj shenje. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të mos përhumbeni në probleme, por mundohuni të shkëputeni në aktivitete të kënaqshme. Keni nevojë për tu argëtuar më shumë, pas problemeve që keni kaluar.

Gaforrja

Këshillohet që gjatë kësaj dite të mundoheni të shmangni debatet sidomos në dashuri, por edhe në punë dhe në raportin me të tjerët. Bëni kujdes ndaj fjalëve që do të thoni, për shkak se mund të shkaktojnë krisje të mëdha. Parashikohet një ditë gjatë së cilës gjithçka duket e vështirë për shkak të tensioneve me të cilat po përballeni.

Luani

Kjo ditë është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të mbështetjes së yjeve. Do të rigjeni energjinë për të përballuar problemet e akumuluara. Në dashuri mund të rikuperoni dhe të sheshoni çdo keqkuptim me njeriun tuaj të zemrës.

Virgjëresha

Parashikohet një ditë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje të cilët më në fund në sajë të ndikimit të Venusit, do të njohin vetëm pozitivitet. Edhe takimet janë mjaft të favorshme, ndaj mjafton që të dilni dhe do të përballeni me mundësi të shumta.

Peshorja

Gjatë kësaj dite, do të jeni nën dominimin e favorshëm të yjeve, sidomos në dashuri. Ju pret një Shën Valentin special! Por bëni kujdes ndaj debateve, si në sferën profesionale edhe atë sentimentale.

Akrepi

Parashikohet një ditë e rënduar dhe me shumë mundësi e mbushur me debate. Para se të akuzoni ndonjë njeri, bëni mirë që të mendoni lidhur me përgjegjësitë tuaja. Rikuperime parashikohen në fushën e ndjenjave.

Shigjetari

Bëni mirë të qartësoheni me veten tuaj, sidomos sa i takon dashurisë. Duhet të rigjeni qetësinë dhe të kuptoni personin që keni pranë dhe se çfarë dëshironi vërtetë nga lidhja në çift.

Bricjapi

Do të jetë një ditë në ekuilibër, ku nuk do të ketë as tensione por as lumturi. Megjithatë ka disa projekte të cilat priten që të realizohen brenda një kohe të shkurtër, ndaj mos u mendoni dy herë para se të hidhni hapin.

Ujori

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm për të lindurit e kësaj shenje, sidomos lidhur me sferën sentimentale. Situata do të vijë në përmirësim në ditët në vijim.

Peshqit

Më në fund jeni të qetë dhe gati për të lënë pas shpine një periudhë të errët që ka karakterizuar muajin janar. Në dashuri parashikohen zhvillime mjaft pozitive.

Next Post
Rinisin reshjet e dëborës në Korçë/ Akset ku duhet të bëhet kujdes, rekomandohen zinxhirët

Rinisin reshjet e dëborës në Korçë/ Akset ku duhet të bëhet kujdes, rekomandohen zinxhirët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In