Dashi
Do të motivoheni shumë sot nga një person që ka një ndikim të madh te ju. Ky person do t’ju ndihmojë të dilni prej një situate, për të cilën ndiheni jo mirë. Tregoni kujdes me ato që thoni, nuk do të ishte mirë të lëndonit të tjerët. Në planin financiar do jeni tejet të matur me shpenzimet.
Demi
Ndaloni së bëri gjëra që ju kanë lodhur prej kohësh, sepse paqja në jetën tuaj është tronditur shumë. Kujtohuni për gjërat e mrekullueshme që ju ka dhuruar jeta dhe mos i lini mundësitë t’ju kalojnë. Kushtojini vëmendje dikujt që ka nevojë për ju. Në planin financiar ka ardhur koha që të bëni një riorganizim të situatës.
Binjakët
Sot, ju pëlqen apo jo, do t’ju duhet të lini të shkojnë disa gjëra që ju kanë ndihmuar të ruani paqen me veten. Ky kompromis që do të bëni nuk është ajo që egoja ju udhëzon, por ndonjëherë gjërat janë jashtë kontrollit të personit. Në punë bëni mirë të pranoni ndihmën e kolegëve që të përmbyllni me sukses projektet.
Gaforrja
Kur vjen puna për flirt, nuk mund ta përballoni çmimin e të qenurit i paguximshëm. Jeta është shumë e shkurtër, ndaj shijojeni në çdo aspekt. Nëse nuk i tregoni dikujt se jeni i interesuar për të, atëherë nuk do të merrni atë që meritoni. Financat do jene te shkëlqyera. Edhe shëndeti nuk do jetë aspak problematik.
Luani
Miqtë tuaj po kërkojnë me ngulm të kenë pak nga koha juaj e lirë, ndaj mos ngurroni gjatë, por jepuni atyre kohën që u takon. Por sot nuk është dita e duhur, bëni mirë të përqendroheni në listën tuaj të prioriteteve dhe të mbaroni punët që ju presin. Jeta juaj në çift do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Do ndiheni të plotësuar dhe për këtë duhet të falënderoni yjet.
Virgjëresha
Shmangini zotimet apo vendimet e mëdha për momentin, pasi nuk është koha e duhur. Jeni duke përjetuar disa probleme financiare, ndaj shpenzojini paratë me kujdes. Mos e lini konfuzionin t’jua errësojë sytë. Ruani vetëbesimin që ju karakterizon. Beqarët do jenë të shqetësuar lidhur me një çështje profesionale dhe do i refuzojnë ftesat.
Peshorja
Keni ide që rrahin larg sot, por këto mendime do t’ju bëjnë shumë entuziast dhe do të ndiheni me shpresa të mëdha për të ardhmen. Ndonëse mund të jenë pak jo realiste, bëni mirë që t’i përdorni në dobinë tuaj. Për çiftet është koha që gjithçka që ju shqetëson ta ndani me partnerin/en tuaj. Ndonëse tingëllon si diçka e pamundur për momentin, më pas do të kuptoni se nuk është aq e vështirë.
Akrepi
Mos u habisni nëse një person shumë serioz në jetën tuaj, do të fillojë të bëjë veprime të çuditshme. Të gjithëve u pëlqen të merren me punët e tyre herë pas here. Ruajeni atë nga shfrytëzimi prej të tjerëve, pasi tani është një moment delikat. Beqarët më në fund mund të kenë dashuri me shikim të parë. Të ardhurat do jenë të kënaqshme.
Shigjetari
Po ndiheni shumë të pavendosur sot, ndaj do t’ju duhet të mbështeteni në intuitën tuaj për të bërë zgjedhjet me të cilat jeni më rehat. Megjithatë, përpara se të zgjidhni, konfirmoni informacionin që keni. Ditë me fat në dashuri. Marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme në çdo çast dhe shumë persona do ju kenë zili.
Bricjapi
Bëni mirë të kaloni më shumë kohë në natyrë sot. Nuk jeni në gjendje të kryeni sporte ekstreme, por ajri i pastër do t’ju japë freskinë e mendjes që po kërkoni. Mos harroni, natyra është mjekja dhe këshilluesja më e mirë. Jeta juaj në çift do mbrohet gjithë kohës nga yjet sot. Beqarët do jenë sensuale dhe do e kenë të lehtë për të tërhequr pas vetes persona të shumëllojshëm.
Ujori
Jeni më të lumtur, kur njerëzit që doni janë të lumtur, por lumturia e përgjithshme do të vihet në provë sot kur dikush do të tregohet i ashpër me ju. Gjeni të mesmen e artë për lumturinë e të dyve. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të filluar lidhje sepse mund të pengohen e të lëndohen tej mase. Sektori i financave do jetë i mirë.
Peshqit
Ndjenjat tuaja janë të paqëndrueshme sot, por mos u shqetësoni, sepse asgjë nuk mund të zgjidhet me inat. Qëndroni me njerëzit që doni më tepër dhe gjithçka do të jetë brenda kontrollit. Emocionet tuaja nuk do t’ju pengojnë të bëni gjërat të doni. Mërkuri do ju nxitë të jeni më të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e kënaqshme.