DASHI 21/3 – 20/4
Ditë ideale kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do t’ju plotësohen dëshirat më të zjarrta dhe do të ndiheni me fat që keni pranë dike.
DEMI 21/4 – 21/5
Asnjë planet nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek jeta juaj në çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Beqarët do të kenë disa takime interesante, por në fokusin e tyre nuk është krijimi i shpejtë i një lidhjeje.
BINJAKET 22/5 – 21/6
Do të kenë shumë ngjarje me rëndësi gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mire në çdo moment. Beqarët do të kenë takime vendimtare të cilat do t’ua ndryshojnë tërësisht jetën.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Do të keni konflikte të zjarrta gjatë kësaj dite me personin e zemrës dhe do të mërziteni shumë për këtë fakt. Beqarët do të kenë një marrëdhënie të ngrohte me personat që kanë afër, por nuk pritet asgjë e re.
LUANI 23/7 – 21/8
Ditë shumë e qetë dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do të keni aspak debate, përkundrazi do kuptoheni më së miri.
VIRGJERESHA 22/8 – 23/9
Dita e sotme do të jetë e bukur dhe emocionuese për ata që janë në një lidhje. Do jeni të dy të gatshëm të provoni gjëra të reja dhe të ndërmerrni sakrifica.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Nëse nuk bëni tolerime dhe nuk hapni rrugë në jetën tuaj në çift, situata mund të ndërlikohet jashtë mase sot. Beqarët do të joshin pa fund, por asnjeri nuk do interesohet për ta.
AKREPI 24/10 – 22/11
Do të ketë zhvillime pozitive gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që përgatituni edhe për surpriza. Beqarët duhet të maten mirë para se të bëjnë deklarata të forta dashurie.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Plutoni do të jetë i pozicionuar mirë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Beqarët nuk do e dinë as vetë se çfarë duan dhe në këtë mënyrë do qëndrojnë ashtu si janë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Do të keni shumë komplekse gjatë kësaj dite dhe partneri do e ketë të vështirë t’ua plotësojë dëshirat. Beqarët do kenë një nga ditët më me fat, gjatë së cilës mund të takojnë princin e tyre të kaltër.
UJORI 21/1 – 19/2
Nëse lidhja juaj është e fortë, dita e sotme do të kalojë për mrekulli. Beqarët do të marrin propozime, por nuk duhet t’iu besojnë verbërisht të gjithëve.
PESHQIT 20/2 – 20/3
Ka rrezik të ketë probleme serioze gjatë kësaj dite për të gjithë ata që janë në një lidhje. Beqarët do të kenë një takim gjatë ndonjë udhëtimi apo ndonjë vizite diku.