Dashi
Edhe pse sot do të keni takime në të cilat duhet të flisni në gjuhë të huaj për ju nuk do të jetë problem. Do të përshtateni shumë kollaj. Beqarët nuk duhet të mërziten edhe pse janë ende vetëm, pasi mundësi të mira do të shfaqen për ta në horizont. Kujdes me financat, pasi do keni ndikimin negativ të planetëve.
Demi
Nuk është se do të takoni shumë njerëz të sinqertë gjatë rrugëtimit tuaj. E rëndësishme është të merrni atë që ka vërtet interes për ju. Për beqarët mund të ndodhin disa gjëra të veçanta të cilat mund t’ua ndryshojnë të ardhmen përgjithmonë. Financat do të jenë të mira, mjafton të shpenzoni me maturi.
Binjakët
Shenja juaj paraqitet shumë konfliktuale sot dhe jeni mjaft nervozë me këdo që do të bashkëpunoni. Qetësinë do ta gjeni vetëm tek partneri/ja juaj. Beqarët do realizojnë takime interesante, por duhet të mendohen mirë para se të marrin vendime. Financat do jenë të mira, pasi Mërkuri do iu mbrojë të mos shpenzoni kuturu.
Gaforrja
Duhet të vazhdoni rrugën që keni nisur ju të dashuruarit edhe pse mund të hasni në pengesa. Çdo gjë do të qetësohet me kalimin e kohës. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë për të ndryshuar statusin, nuk do e kenë sot ditën e tyre me fat. Financat nuk do kenë probleme, pasi do kenë ndikimin pozitiv të yjeve.
Luani
Njeriu juaj i zemrës ka përgatitur një surprizë për ju sot dhe për këtë qëllim ka kërkuar ndihmë edhe nga familjaret tuaj tek të cilët besoni aq shumë. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me personat që do njohin dhe takojnë sepse jo të gjithë kanë qëllime të mira. Në planin financiar duhet më tepër maturi se kurrë me shpenzimet.
Virgjëresha
Edhe pse sot i keni të gjithë kundër ndjenjat dhe emocionet janë ato që do të mbizotërojnë. Keni besim vetëm tek njeriu juaj i zemrës. Beqarët duhet të përfitojnë nga kjo ditë e mbushur me takime nëse duan të ndryshojnë statusin. Në planin financiar nuk do ketë përmirësime të mëdha, por as probleme.
Peshorja
Jeni në mes të një situate ju të dashuruarit që nuk e keni krijuar ju por që në fund duhet ti jepni një zgjidhje. Çdo gjë do të lëvizë në anën e kundërt të asaj që mendoni. Beqarët do realizojnë shumë takime mbresëlënëse sot, por nuk do kenë guximin për të vendosur për më shumë. Kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Jeni të shqetësuar për fushën profesionale. Do të ketë lëvizje në punën tuaj që mund t’ju prekin edhe ju. Qëndroni korrekte në çdo detaj. Beqarët do tërhiqen pa masë ndaj një personi dhe do fillojë t’ju rrahë zemra fort. Në planin financiar Mërkuri do iu shtyjë të shpenzoni pa limit. Kujdes mos e teproni.
Shigjetari
Sot ju të dashuruarit do të jeni të lumtur dhe në humor të mirë sepse po shpenzoni kohën për një çështje të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Beqarët do bëjnë çmos për të mos qëndruar më vetëm, dhe me vendosmërinë që do tregojnë do e arrijnë synimin. Financat do jenë të ekuilibruara, mund të bëni edhe shpenzime.
Bricjapi
Këtë ditë ndiheni të përkëdhelurit e fatit dhe kjo gjë po ju vjen për shtat. Partneri/ja do t’ju kujtojë që keni lënë një udhëtim për të bërë bashkë. Beqarët do fillojnë projekte të rëndësishme dhe nuk do kenë fare kohë të mendojnë për dashurinë. Marsi do ndikojë pozitivisht te financat dhe gjendja do jetë nën kontrollin tuaj.
Ujori
Dita shkon mirë në çdo aspekt si personal ashtu edhe profesional. Doni të bëni një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe do bëjnë për vete këdo person që pëlqejnë. Financat do jene goxha të mira dhe të qëndrueshme. Beni investimet që keni menduar.
Peshqit
Partneri/ja juaj do të përballet me disa probleme sot dhe për këtë do të kërkojë ndihmën tuaj. Ajo që duhet të bëni është ta mbështesni në çdo hap dhe vendim që ai/ajo merr. Beqarët do ndjehen mirë me statusin që kanë dhe do refuzojnë çdo lloj ftesë për takime apo njohje. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi./a.m.