Horoskopi 11 Shtator 2015
Dashi
Saturni do jete i pozicionuar mire sot ne qiellin tuaj te dashurisë. Do ndiheni me te qete dhe me ne fund do e merrni ngrohtësinë e munguar nga partneri. Beqaret nuk do ndihen me te vetmuar fale një takimi te veçante qe do bëjnë. Kujdes me financat. Situata nuk do jete aspak e qëndrueshme dhe do përballeni me probleme nëse nuk ulni shpenzimet.
Demi
Jeta juaj ne çift do influencohet negativisht nga planetët gjate kësaj dite. Nëse keni pasur debate, mbani përgjegjësitë tuaja, mos ia hidhni gjate gjithë kohës fajin partnerit. Beqaret do kenë takime me shumice por nuk do e gjejnë as sot personin qe kane ëndërruar prej kohesh. Me financat duhet te merreni me seriozisht.
Binjaket
Ambienti ne çift do jete i mire sot dhe do e keni me te lehte te flisni me atë qe keni ne krah. Nëse keni ndonjë kërkesë ia thoni sepse do jete me humor te mire dhe do iu dëgjojë. Beqaret do kenë vetëm takime, por nuk do e gjejnë as sot personin ideal. Ne pune mos ndiqni shume intuitën sepse do iu çoje ne rruge te gabuar. Kujdes me shpenzimet.
Gaforrja
Për jetën ne çift do jete dite bukur kjo e sotmja. Partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat dhe kjo do iu pëlqejë jashtë mase. Beqaret do kenë goxha takime por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen për te krijuar një lidhje. Prisni edhe pak kohe. Ne planin financiar do keni përmirësime te ndjeshme.
Luani
Do e keni te vështirë t’i zgjidhni problemet ne çift sot. Partneri nuk do jete aspak bashkëpunues dhe nuk do toleroje asnjë. Mundohuni te bëni durim. Beqaret nga ana tjetër do kërkojnë shume dhe ne çdo moment, por nuk do e gjejnë dot personin ideal. Mos merrni rreziqe te mëdha ne planin financiar.
Virgjeresha
Ju qe jeni ne çift do i merrni gjerat me seriozisht sot dhe do filloni te bëni plane për te ardhmen. Partneri do ua plotësojë edhe disa dëshira. Beqaret mire do ishte te mos filloni asnjë lidhje sepse do përballeshin shpejt me zhgënjime. Kujdes! Merruni me tepër me financat sot. Ka ardhur koha t’i vendosni gjerat ne vije.
Peshorja
Dite mjaft e këndshme për ata qe janë ne çift. Do jeni me optimiste për te ardhmen dhe do thurni plane. Ka shume gjasa qe pjesa me e madhe t’iu plotësohen. Beqaret do kenë takime impresionuese te cilat do i lenë me goje hapur. Nuk do i shpëtoni dot krijimit te një lidhjeje. Reflektoni me mire gjate kësaj dite para se te shpenzoni.
Akrepi
Nuk do i jepni shume rendësi jetës suaj ne çift sot dhe marrëdhënia me partnerin mund te ketë probleme. Tregohuni te kujdesshëm me çdo gjë qe do thoni. Beqareve me ne fund do iu realizohen ëndrrat e dashurisë. Dikush mjaft interesant do behet pjese e jetës suaj. Buxheti nuk do jete shume i mire kështu qe duhet te bëni kujdes me shpenzimet.
Shigjetari
Venusi do ua beje ditën edhe me te bukur sot. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin dhe do ia thoni njeri tjetrit edhe pengjet qe keni. Klima do filloje te ngrohet. Beqaret do jene shume ne ankth gjate takimeve qe do bëjnë dhe nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin qe do kenë pranë. Fale Saturnit do e menaxhoni me më shume maturi buxhetin. Gjithsesi ruajeni vigjilencën.
Bricjapi
Dite mjaft e bukur dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Partneri jo vetëm qe do iu mbaje pranë dhe do iu përkëdhele, por do ua plotësojë edhe dëshirat. Beqaret do kenë takime me shumice por nuk do vendosin për asnjë. Nuk keni pse te nguteni. Dite e favorshme për financat. Do i kaloni me ne fund vështirësitë qe iu kishin dale.
Ujori
Jeta juaj ne çift do shkoje mire vetëm nëse ju tregoheni me te hapur dhe shtoni tolerancën. Mundohuni ta hiqni agresivitetin sa me pare. Beqaret nga ana tjetër do kenë sukses ne dashuri. Do e gjeni shpejt personin qe kishit kërkuar prej kohesh. Edhe ne planin financiar do jete dite me fat. Jo vetëm qe situata do stabilizohet por mund te keni edhe përmirësime te ndjeshme.
Peshqit
Ata qe janë ne çift nuk do ndihen ende te plotësuar, ka diçka qe do iu mungoje. Flisni me tepër me partnerin dhe bashkëpunoni me te. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri gjate kësaj dite. Me ne fund do arrini te bëni për vete atë qe iu ka pëlqyer prej disa kohesh. Ne planin financiar do merrni disa para qe prisnit prej kohesh.