• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi 11 mars 2017

by Java News
10/03/2017 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi 

Ju pret një ditë e komplikuar. Problemet më të mëdha do të lindin në raport me disa pjesëtarë të familjes. Nuk do të merrni rezultatet që shpresonit lidhur me një projekt që sapo keni nisur, megjithatë me kalimin e ditëve gjërat do të ndryshojnë. Tregohuni më të komunikueshëm me kolegët, pasi ndihma e tyre mund të jetë e dobishme.

Demi 

Një qetësi e pazakontë do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Pas shfrenimit të ditëve të fundit, do të përjetoni momente relaksi, gjatë të cilave do kujdeseni për trupin tuaj. Gjatë pasdites do të takoni një mikun tuaj të mirë me të cilin do kaloni disa momente të këndshme. Mos u joshni nga fitimet e lehta, pasi mund të fshehin probleme serioze më pas.

Binjakët 

Ka ardhur dita që prisnit, ku një ngjarje pozitive do ju shoqërojë gjatë pasdites. Për ata që janë të punësuar, do jetë një ditë më se pozitive. Disa prej të lindurve të kësaj shenje që janë ende vetëm mund të kenë disa takime interesante. Jeta në çift paraqitet e mirë, ndërsa pritet të merrni një surprizë të këndshme nga partneri/ja.

Gaforrja 

Mos u zini besë personave të panjohur, pasi mund t’iu bëjnë propozime vetëm për të përmbushur interesat e tyre. Vlerësoni mirë çdo gjë para se të merrni një vendim të rëndësishëm. Raportet me personat e gjinisë së kundërt me të tuajin do të jenë të shkëlqyera, e veçanërisht me partnerin/en. Një problem i vogël me shëndetin, mund ta bëjë mbrëmjen më pak të këndshme.

Luani 

Do të arrini të përfundoni shumë angazhime të rëndësishme, por diçka e papritur mund ta bëjë drekën tuaj disi problematike. Një anëtar i familjes do ju kërkojë që t’i bëni shoqëri gjatë pasdites, ndaj tregohuni të gatshëm, pasi ka nevojë për mbështetjen tuaj. Në mbrëmje do keni kohë të lirë për veten tuaj dhe njeriun e zemrës.

Virgjëresha 

Fati do ju buzëqeshë të lindurve të kësaj shenje duke dhuruar emocione unike në sajë të bashkëpunimit me partnerin/en tuaj. Një ngjarje e gëzueshme do ju përmirësojë humorin. Edhe në punë dita do të jetë e mbarë dhe me fitime shtesë, të cilat do ju japin mundësinë të kryeni investimet që keni menduar. Gjatë pasdites do të përfshiheni në një aktivitet zbavitës.

Peshorja 

Më në fund do mund të shijoni pushimin që keni merituar. Dita nuk do të jetë aspak e ngarkuar, por në mëngjes do të bëni disa blerje të vogla. Pasditja do kalojë në relaks të plotë me njeriun tuaj të zemrës. Edhe ata që janë vetëm mund të takojnë disa persona me të cilët do ndjehen mjaft mirë. Shëndeti paraqitet pa probleme.

Akrepi 

Do të jeni të angazhuar me punë deri në orët e vona të pasdites. Orët e punës do të jenë të gjata dhe të lodhshme. Mundohuni të rezistoni pasi ju pret një mbrëmje relaksuese me partnerin/en. Sa i takon situatës ekonomike, është një periudhë negative, por nuk është rasti që ta ktheni në një dramë, pasi situata do ndryshojë në pak kohë.

Shigjetari 

Do t’iu duhet të merrni një vendim të vështirë sa i takon fushës së ndjenjave. Këshillohet që të mos mbështeteni vetëm tek instinkti pasi mund të gaboni. Mundohuni të kërkoni ndihmën e një të afërmi tuaj, i cili do dijë si t’iu udhëzojë. Kjo nuk është dita ideale për të firmosur një kontratë të rëndësishme, apo për të bërë blerje të shtrenjta.

Bricjapi

Ju pret një ditë shumë pozitive. Në mëngjes do mësoni një lajm që do ju lumturojë pafund, ashtu sikundër pritet të keni përmirësime ekonomike. Sa i takon dashurisë, partneri/ja do ju surprizojë me një dhuratë të papritur. Shëndeti nuk do ju japë ndonjë shqetësim, por kujdes me peshën.

Ujori 

Dita do jetë e mbushur me luhatje. Dreka do jetë momenti më i mirë i ditës, pasi do arrini të zgjidhni një problem familjar që e keni shumë përzemër. Në fushën e ndjenjave, kjo është një periudhë shumë pozitive, por mundohuni të mbani parasysh kërkesat e partnerit/es. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Peshqit 

Kjo e shtunë do jetë më se e qetë ku punën nuk do e ndjeni fare. Pasditen do e keni të lirë dhe do kaloni kohë me familjen, pasi së fundmi nuk keni qëndruar me ta. Shfrytëzojeni mbrëmjen për të dalë me shoqërinë, ,por mos lini pas dore edhe personin tuaj të zemrës. Edhe ata që janë vetëm nuk duhet të mbyllen në shtëpi.

Next Post
Lagerback sulmon Suarezin si simulant

Lagerback sulmon Suarezin si simulant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com