Dashi
Sot ju që jeni në një marrëdhënie mund te ndiheni shumë të kënaqur nga arritjet e projekteve tuaja. Keni ditur se si të kombinoni punën me dashurinë. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur dhe të pranojnë të gjitha ftesat që ju bëhen. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.
Demi
Po ecni me hapa të avashtë përsa i përket çështjeve për të ardhmen në çift. Çdo gjë rreth e qark po ju flet për mundësi të reja por ju nuk po i kushtoni vëmendjen e duhur. Beqarët do tërhiqen nga një person që nuk do jetë i duhuri për ata. Vështirësitë financiare do vazhdojnë të jenë prezentë tek ju.
Binjakët
Dita do të nisë me një lajm që si fillim mund t’ju ç’orientojë disi, por që do të jetë mjaft optimist për të ardhmen. Beqarët do jenë të zënë me punë dhe nuk do e kenë fare mendjen te dashuria. Gjendja financiare do fillojë të përmirësohet falë menaxhimit tuaj të mirë.
Gaforrja
Keni preferuar që të jeni të drejtpërdrejtë me partnerin/en sot, por kjo gjë do të lëkundë ndjeshëm raportet tuaja me kolegët. Beqarët do kenë takime interesante nga të cilat mund ta gjejnë vetëm edhe në një lidhje afatgjatë. Financat do jenë në gjendje të mirë dhe do keni mundësi edhe për shpenzime.
Luani
Sot jeni të pavendosur lidhur me çfarë do të bëni për të ardhmen tuaj me partnerin/en. Kjo gjë vjen për shkak të disa debateve që do të keni përballë gjatë ditës. Beqarët do kenë takime emocionuese dhe do ndjehen të lumtur dhe plotësuar. Financat do jenë të mira dhe nuk do keni asnjë problem.
Virgjëresha
Ndonjëherë mund të veproni edhe pa marrë miratimin e të tjerëve. Nëse vendosni të silleni në një mënyrë të caktuar me njeriun e zemrës, ndajeni mendjen me veten tuaj. Beqarët do mund të gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe të nisin një lidhje afatgjatë. Financat nuk paraqiten aspak problematike.
Peshorja
Po vini në provë personat që keni pranë për të parë nëse janë në sintoni me ato që ju mendoni. Sot do të keni një surprizë të këndshme nga partneri/ja. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë, pasi nuk janë ende të favorizuar për të gjetur njeriun e duhur. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.
Akrepi
Ndonjëherë provoni të dëgjoni edhe partnerin/en kur ju jep këshilla. Jo gjithmonë keni ju të drejtë për gjithçka. Beqarët do kenë njohje të reja pa fund, por nuk do ndihen gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.
Shigjetari
Po bëni gjithçka që të mos tregoni shqetësimin që ju ka shkaktuar një lajm që dëgjuat nga partneri/ja. Nëse duhet të veproni duhet ta bëni tani. Beqarët do tërhiqen nga një person që e kanë njohur më parë dhe mund të nisin edhe një lidhje. Financat do jenë paksa delikate, shkak shpenzimet e tepruara.
Bricjapi
Të gjithë do të mundohen t’ju kënaqin sot. Është një ditë e veçantë për ju të dashuruarit dhe kjo gjë ju bën të ndiheni të përkëdhelur. Beqarët do kenë mundësi të realizojnë takimin që kanë kohë që e presin. Në planin financiar do dini si të veproni për të mbajtur situatën nën kontroll.
Ujori
Po mundoheni të modifikoni planet tuaja për te ardhmen me njeriun e zemrës sepse keni kuptuar që është shumë më ambicioz se sa mundësitë tuaja reale. Beqarët duhet të jenë të qartë në kërkesat e tyre dhe të mos e teprojnë, në të kundërt do mbesin ende vetëm. Financat do jenë në gjendje të stabilizuar.
Peshqit
Dita sot do të ndryshoje komplet për ju të dashuruarit nga ajo që ju kishit parashikuar. E rëndësishme është të mos ju kapë paniku. Beqarët do kenë mundësi të nisin një lidhje dashurie e cila do ju falë shumë emocione. Në planin financiar situata do jetë nën kontroll, falë edhe ndihmës së Marsit.