Dashi
Do t’ju lindin disa probleme në marrëdhënien tuaj në çift sot që do të duhet me doemos ti zgjidhni. Jeni në udhëkryq dhe po tentoni të gjeni drejtimin. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe do ndihen të vendosur për të hedhur hapa. Në planin financiar do dini si të kapërceni problemet me të cilat jeni përballur.
Demi
Sot jeni në fushë të hapur me partnerin/en tuaj. Duhet të keni kujdes, mendohuni mirë për ato që do thoni nëse do debatoni. Beqarët do jenë të gatshëm për të pranuar ftesat për takime, madje do bëjnë edhe çmenduri për të ndryshuar statusin. Probleme me financat, kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Do ta keni të vështirë të keni nën vëzhgim partnerin/en. Do të jetë i/e prirur të neglizhojnë atë që keni rënë dakord. Beqarët do kenë ftesa pa fund për takime, por nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do i refuzojnë. Financat do jenë të mira, do kenë mbrojtjen e Venusit gjatë gjithë kohës.
Gaforrja
Nuk mund të gënjeni sot ata persona që rrinë pranë jush. Edhe pse po tentoni të fshihni ndjenjat tuaja dikush do të zbulojë çfarë ju shqetëson. Beqarët do jenë shumë të pavendosur sot dhe do ju ikin mundësi mjaft të mira nga duart. Financat do jenë të qëndrueshme.
Luani
Edhe pse nuk po e pranoni keni nevojë të keni pranë vetes njeriun e zemrës që dashje pa dashje ju ndryshon humorin dhe ju kthen buzëqeshjen. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin e tyre, pasi ndihen mjaft mirë ashtu si janë. Financat do jenë delikate, kujdes me shpenzimet.
Virgjëresha
Mungesa e besimit ju ka bërë më të ftohtë në marrëdhënie me partnerin/en. Jo me të gjithë mund të mbani të njëjtin qëndrim indiferent. Beqarët do kenë takime interesante, por nuk do i shfrytëzojnë për të krijuar lidhje. Financat do jenë shumë të mira, mundësi edhe për të shpenzuar.
Peshorja
Tregohuni më të hapur me njeriun e zemrës dhe ata do të bëjnë çmos t’ju tregojnë mirënjohje. Zgjidhini personat që besoni në rrugën tuaj. Beqarët do kenë një ditë rutinë, dhe pa ndonjë takim interesant që do ju mbesë në mendje. Financat do varen tërësisht nga menaxhimi juaj.
Akrepi
Duhet ta vini veten në vend të partnerit/es që të mund të gjykoni një situatë të caktuar. Jo gjithmonë gjërat janë ashtu siç duken. Beqarët do kenë mundësi të shkëlqyera sot për të nisur lidhje, por nuk do dinë si ti shfrytëzojnë. Në planin financiar do arrini ti stabilizoni të ardhurat falë menaxhimit tuaj të mirë.
Shigjetari
Problemet tuaja me partnerin/en zgjidhini përpara se të jetë shumë vonë. Dikush do të luajë një lojë të pisët nga e cila do të dilni jo pak të lënduar. Beqarët nuk duhet të nxitohen për të marrë vendime për të ardhmen sepse mund të lëndohen shumë. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.
Bricjapi
Të konkretizoni atë që keni në mendje sot nuk do të jetë shumë e vështirë. Mjaft të flisni me njerëzit e duhur dhe gjerat do të realizohen. Beqarët do nisin të mendojnë për të ardhmen pas takimeve interesante që do realizojnë sot. Në planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria.
Ujori
Sot mos kaloni direkt në sulm ndaj partnerit/es kur t’ju pyesin për gjëra shumë të thjeshta. Nervozizmi juaj do të lërë të kuptohet që ka diçka që nuk shkon. Beqarët do kenë takime pa fund, por vetëm për aventura kalimtare. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte për të mbajtur situatën nën kontroll.
Peshqit
Nuk keni mundur ti jepni përgjigje dyshimeve të shumta të partnerit/es. Nëse e lini të kalojë këtë situatë gjërat thjesht do të mbeten pa sqaruar. Beqarët duhet të jenë tepër të sigurtë me veten para se të marrin vendime për të ardhmen. Financat do vijnë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme./a.m.