• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Horoskopi 10 dhjetor 2015

by A R
09/12/2015 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Gjatë kësaj dite duhet të kënaqeni me sukseset e ditës së kaluar. Gjithsesi do të keni një atmosferë harmonike në shtëpi dhe një paqe të gjatë mendore. Vetëm me mbështetjen e shumë të tjerëve sot do të arrini të përfundoni një projekt të nisur prej kohësh. Tregohuni mirënjohës karshi tyre.

Demi

Gjysma e parë e ditës do të jetë e mirë për shkak të kontakteve joformale dhe aktiviteteve të lira. Mbrëmja do të sjellë emocione të forta, por edhe probleme të papritura në familje. Mos shpresoni që sot të bini dakord me të gjithë. Debatet do të jenë të pashmangshme, por do t’ju ndihmojnë që të korrigjoheni aty ku duhet.

Binjakët

Mëngjesi i kësaj dite nuk premton ndonjë ndryshim të menjëhershëm. Ju mund të jeni të sigurtë që të vazhdoni atë që jeni duke bërë dhe të gëzoni rezultatet e punës suaj. Sot keni tendencën të zhyteni në punë dhe të mos lini aspak kohë të lirë për veten. Por kjo mund të ketë pasoja negative në shëndet. Në mbrëmje do të surprizoheni nga një ftesë.

Gaforrja

Në fillim të ditës do të gëzoni një qetësi dhe harmoni mendore të paparë. Mund të ndodh që të jeni ndikuar nga një ëndërr dhe të mos shkëputeni dot nga ndikimi i saj gjatë gjithë ditës. Ajo që besonit se nuk mund ta kontrollonit dot, në fakt duhet të jetë e gjitha në vëmendjen tuaj. Do t’ju kërkohet një impenjim më i madh në një çështje private.

Luani

Gjatë ditës luanët duhet të mbajnë një nivel të ulët të aktivitetit të tyre. Nëse jeni të shqetësuar nga kujtimet e këqija apo situatat që kanë kaluar, mos iu mëshoni atyre. Përpiquni të merrni parasysh kritikat që ju bëhen ballë për ballë dhe me sinqeritet. Nëse nuk jeni mësuar me këtë gjë do të shikoni që po vazhdoni të gaboni akoma.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje duhet t’ia kushtojnë gjysmën e parë të ditës bashkëpunëtorëve të cilët kanë rëndësi për ta. Mos u mundoni që të kuptoni plotësisht dikë që është i dashur në zemrën tuaj. Por përdorni pak nga koha juaj për të takuar një anëtar të familjes që ka shumë probleme për t’i treguar se jeni prezent për të.

Peshorja

Nuk do jetë aspak e dobishme që të bëni plane për mbrëmjen që herët në mëngjes. Ka shumë të ngjarë që të rezultoni të paaftë për të parashikuar një kthesë të ngjarjeve. Nëse rutina e të përditshmes ju mërzit lëreni energjinë tuaj t’ju udhëheqë. Problemet tuaja nuk do të zhduken, por do të ndjeheni mjaft mirë.

Akrepi

Akrepat duhet të gëzojnë aktivitetet e tyre të preferuara gjatë gjysmës së parë të ditës. Sot dikush do ta kuptojë se sa zemërgjerë jeni treguar me të dhe pa i thënë asgjë. Më në fund do të ndjeheni të vlerësuar sepse e meritoni. Orët e mbrëmjes do të kërkojnë që të ndryshoni taktikat tuaja dhe të përdorni diplomacinë.

Shigjetari

Vetmia do të jetë diçka e dobishme si në orët e para të mëngjesit edhe në vijim. Ju mund të zgjidhni të qëndroni në shtëpi ose të fshiheni në një qoshe më pak të dukshme. Jepini vetes diçka të veçantë sot dhe mos u druani nga shpenzimet që mund të duhen. Mbrëmja do t’iu japë një shans të mahnitshëm ku mund të keni kontakt me një person të rëndësishëm.

Bricjapi

Do të jeni mjaft të lumtur në fillim të kësaj dite, por gjërat do të ndryshojnë gjatë mbrëmjes. Ndryshimet mund të jenë të detajuara për ju dhe do të duhet të përshtateni me to me kalimin e kohës.  Mos i bëni gjërat në mënyrë sipërfaqësore sot dhe nuk duhet t’ju shpëtojë asnjë detaj. Ky është momenti për ti dhënë një kuptim gjithçkaje që jeni duke bërë.

Ujori

Ujorët do e kenë të vështirë që të luftojnë me dembelizmin gjatë kësaj dite. Ngjarjet e mbrëmjes do të nxehin imagjinatën tuaj dhe do të kaloni nga fjalët në vepra. Beqarët nuk duhet të lejojnë që t’ju ikë një mundësi nga duart sepse do të pendoheni shumë në të ardhmen. Mbani sytë hapur lidhur me gjithçka që po ndodh rreth jush.

Peshqit

Mos u ngutni në gjysmën e parë të ditës. Rrota e jetës është si një lëmsh që duhet tjerrë me durim për të qenë fitues. Strategjia qe do ndiqni do të japë rezultate të shkëlqyera dhe mjaft frytdhënëse. Përpara mbrëmjes do të arrini synimin tuaj megjithëse do të ndjeheni pak të lodhur.

Next Post

Familja e gangsterit të famshëm, Meyer Lansky, kërkon kompensim për hotelin Kubë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com