• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoqi stomakun para 6 muajsh, Albana: ‘Jetën e kam falë motrës’!

by A R
23/10/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albana prej 6 muajsh është duke vuajtur nga një sëmundje e cila ka shqetësuar jo vetëm atë, por edhe njerëzit e saj të dashur. Ajo ka hequr stomakun për shkak se rezultoi me tumor malinj dhe sipas saj pasojat do kishin qenë shumë më të rënda nëse nuk do e kishte zbuluar në kohë sëmundjen.

Këtë të diel ajo ka ftuar në rubrikën “Ke një mesazh për ty” te “E Diela Shqiptare” në Tv Klan motrën e saj Ermirën, pasi sipas saj ka qenë pikërisht e motra që i ka shpëtuar jetën me kujdesin e saj.

“Kisha kohë që vuaja nga stomaku dhe mjaftohesha me qetësues. Nuk shqetësohesha të shkoja te mjeku. Kur erdha në Tiranë, Tirana është më e lodhshme. Ikja me kafe dhe cigare, se pija edhe cigare shumë. Ikja me orë të tëra pa ngrënë dhe nuk më shkonte në mendje për të ngrënë. Një ditë të bukur ky stomaku, vajti e vajti u mbush kupa. Më erdhi vreri. Motra nuk më telefononte kurrë në punë, më ka marrë në telefon. Unë i thashë vetëm të lutem mos më fol se po vdes. Ajo ka marrë direkt doktorin dhe la takim”, tha Albana duke treguar se përse ka ftuar pikërisht motrën për këtë surprizë.

Albana: Motra ime të kërkoj falje njëherë për këtë surprizë që të bëra që të solla në televizor. Po unë këtë dua ta marr thjesht si një sport për të parë përpara. Për t’i vënë poshtë të gjitha streset e mia, dhimbjet e mia, për të reflektuar për sëmundjet, për ta mposhtur dhe ti e di shumë mirë pse të kam zgjedhur ty. Unë mund të sillja fare mirë edhe mamin tim këtu që më ka dhënë jetën dhe jam e shtrenjtë për të. Por ti ishe ajo që unë sot të kushtohem jetës. Je ti që e zbulove sëmundjen time. Ishe ti që erdhi ora dhe çasti që më çove te mjeku, se me neglizhencën time unë kushedi ku do kisha përfunduar dhe orët e mia kushedi si do kishin mbaruar. Unë e di që më ke shumë xhan, e di që je mbështetje e madhe për mua sot, dhe jo vetëm ti, por të gjithë motra e vëllezër, se ne jemi familje shumë e madhe. Sot nuk të kam thirrur thjesht për të falenderuar, por edhe për të bërë një premtim. T’ju heq atë merakun që ju mbani. Se unë e di që ti e mban në stres. Nëse unë e kam në trup ti mban stres dyfish, se je dëshmitare e gjithë kësaj që ka ndodhur me mua. Dua t’ju bëj një premtim sot, që unë do ushqehem me vullnetin tim, do pi ujë siç thotë doktoresha për t’i bërë ballë kimiove, e di që e gjithë beteja është e gjatë, me shpresën te Zoti them se do e fitoj këtë luftë­.

Ardit Gjebrea: Ermira, e vështirë është, motra, lufta, ana psikologjike është shumë e rëndësishme. Të falenderoj shumë që erdhe se ajo ka shumë nevojë për suport. Sigurisht dashuria për motrën është ajo që është, por unë jam i sigurt që ti ke bërë edhe sakrifica nga jeta jote.

Ermira: Duke qenë më afër nga motrat e tjera thjesht e kam mbështetur shoqëruar, suportuar me ekzaminimet për të mos e lënë vetëm se ajo ka edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Sikletin më të madh e ka pasur ajo. Unë nuk e ndiej veten se jam sforcuar apo lodhur, por më ka shqetësuar më tepër fakti që ajo neglizhon pak te pjesa e ushqyerjes. Duhet të bëjë më tepër kurajo për ta përballuar sepse beteja sapo ka filluar, ato që thonë mjekët duhet zbatuar.

/a.r

Next Post
Berisha i ka të gjalla viktimat e tij!

Berisha i ka të gjalla viktimat e tij!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In