Dritan Shakohoxha është shprehur se do jetë kandidat për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Përpara ndeshjes finale mes Italisë dhe Anglisë, nga Ëembley ku ishte në koment të sfidës, Shakohoxha ka treguar për të ftuarit në Euromagjia në RTSH se do jetë përballë Dukës.
“Do lë gazetarinë, por në ambientin e sportit do të jem dhe do të jem gjatë. Çfarë të them më hapur? Do kandidoj për president të FSHF, kam bindjen se do të fitoj”, tha Shakohoxha.
/b.h