• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Honoris Causa” për zv/drejtorin e Policisë italiane. Dhurata që Rizzi i bëri policisë shqiptare

by A R
27/10/2023 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua këtë të premte një ceremoni me rastin e vizitës së zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Prefektit Vittorio Rizzi, në kuadër të bashkëpunimit mes akademive policore të dy vendeve. Gjatë kësaj ceremonie, Rizzit iu dha nga Akademia e Sigurisë, titulli “Honoris Causa”.

Pasi i dorëzoi titullin zotit Rizzi, Rektori i Akademisë së Sigurisë, Profesor Ilirjan Mandro, gjatë fjalës së tij, vlerësoi partneritetin mes Akademisë së Sigurisë në Tiranë dhe Akademisë së Sigurisë në Romë.

Mandro: “Dua të falënderoj autoritetet drejtuese të Policisë së shtetit italian dhe Prefektin Rizzi, të cilin sot kemi nderin ta kemi të pranishëm, për kontributin e çmuar të dhënë në mënyrë të vazhdueshme për Policinë e Shtetit. Ne sot jemi histori suksesi për rikthimin e besimit të agjencive ndërkombëtare ligjzbatuese, te Policia e Shtetit. Për to jemi partnerë në shkëmbimin e cilësive profesionale dhe me interesa të njëjta. Sfidat me të cilat përballet shoqëria shqiptare janë ato me të cilat janë përballur dhe përballen edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Akademia e Sigurisë sapo është akredituar në sistemin e rrjetit të arsimit të lartë, ofron arsim profesional dhe kurrikulat janë në proces certifikimi. Falënderojmë partnerët tanë vendas, Ministrinë e Arsimit, Universitetin e Tiranës, Shkollën e Magjistraturës dhe shumë partnerë të tjerë. Takimi i sotëm flet për ecurinë e këtij bashkëpunimi.”

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe zv.ministrat e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Julian Hodaj.

Drejtori i Përgjithshëm: “Përfitoj nga rasti të shpreh nderimin dhe konsideratën time më të lartë, për drejtuesit e Policisë së Shtetit të Italisë, për mbështetjen e gjithanshme që kanë dhënë dhe japin për Policinë e Shtetit shqiptar, dhe në veçanti, për zhvillimin e sistemit arsimor policor në Akademinë e Sigurisë. Ky bashkëpunim ka ndihmuar në përmirësimin e njohurive për rekrutimin e personelit, pasurimin e akademive të sigurisë së dy shteteve, me materiale dhe me plane mësimore, duke shkëmbyer praktikat më të mira në organizimin e aktiviteteve didaktike; mundësimin e lektorëve tanë të marrin eksperiencë dhe rritje të kapaciteteve mësimdhënëse në Akademinë e Policisë italiane, si dhe në fushën e kërkimit shkencor. Ndihmë të vyer ky bashkëpunim ka patur dhe për studentët tanë të cilët kanë rritur njohuritë nëpërmjet trajnimeve pranë Akademisë së Romës.

Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë italiane, Prefektit Vittorio Rizzi, i akordohet titulli i lartë “Honoris Causa”, i pari titull i kësaj natyre që jep Akademia e Sigurisë, që çel edhe siparin e nderimit dhe respektimit të figurave e miqve, që institucionin tonë të edukimit policor ta shikojnë si detyrim shpirtëror dhe moral, si ndihmë reale institucionale.

Në përfundim të ceremonisë, në shenjë mirënjohjeje për titullin dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, Rizzi ka dhuruar për Policinë e Shtetit, 400 kopje të librit të tij, me titull “Investigare 4.0”, që do të bëhen pjesë e kurrikulës së Akademisë së Sigurisë. Gjithashtu, Prefekti Rizzi ka zhvilluar 2 orë leksion me studentët dhe pedagogët e Fakultetit për Hetimin e Krimit, me kursantët dhe instruktorët e Kolegjit Profesional të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

/a.r

Next Post
Aksident tragjik në Lushnjë, humb jetën 60-vjeçari me motorr

Berat, i dehuri në timon aksidenton të miturin me motor pa patentë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In