• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Honoraret për një ndeshje, ja sa paguhen arbitrat në Shqipëri

by A R
25/08/2016 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Profesioni më i kontestuar në vendin tonë është gjykimi. Si në jetën e përditshme për çështje penale, civile dhe administrative, por edhe sportive, profesioni i gjyqtarit është më i përfolur për afera korruptive dhe përfshirje në çdo lloj ambienti ku duhet marrë një vendim.

Por, në botën e futbollit të vendit tonë vit për vit ka pasur akuza dhe kundër akuza për gjyqtarët që kanë gjykuar ndeshje në Superiore apo në kategoritë e ulëta.

Aty ku diskutohen ndeshje të rrezikshme dhe që pritet të shënohen ngjarje, ka edhe gjyqtarë që dëshirohen nga një palë apo nga ana tjetër, ndërsa rezultati përfundimtar nxjerr se ka qenë i drejtë ose jo.

Vendime tendencioze apo njerëzore, gjyqtarët sërish kanë qenë në qendër të vëmendjes, ndërsa në prag të sezonit të ri ata do të nisin që të jenë sërish në qendër të vëmendjes.

Por, për sa para kontestohen dhe përfliten kaq shumë këta njerëz që bëjnë këtë profesion. Besoj se shumë nuk mund ta dinë se sa paguhen dhe si është mënyra e pagesës që iu bëhet atyre.

Më poshtë po iu paraqesim pagesat për arbitrat për një ndeshje në Kategorinë Superiore dhe të Parën.

Pagesat e arbitrave Kategoria Superiore:

Kryesori – 40.000 lekë të reja

Anësorët–  25.000 lekë të reja

Arbitër i katërt – 12.000 lekë të reja

Pagesat e arbitrave në Kategorinë e Parë

Kryesori –30.000 lekë të reja

Anësor – 17.000 lekë të reja

Arbitër i katërt – 10.000 lekë të reja

Mënyra e pagesës është e shpejtë nga FSHF­ja për gjyqtarët që kanë akumuluar më tepër se dy ndeshje. Pagesa e tyre bëhet çdo fund muaji, ndërsa për ata që kanë një ndeshje në muaj, pagesa iu bëhet pasi të akumulojnë disa takime, në mënyrë që pagesa të jetë e plotë.

Atyre iu mbahen taksat si normalisht, ndërsa nuk mbahen siguracione për shkak se kjo konsiderohet punë me kohë të pjesshme. /r.a

Next Post
Tragjike në Itali, humb jetën 13-vjeçari shqiptar

Tragjike në Itali, humb jetën 13-vjeçari shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com