Dy vajza gay janë arrestuar nga një polic, për shkak të puthjes në publik. Ngjarja ka ndohur në Havai, ku çifti i vajzave ishte me pushime.
Vajzat, Courtney Wilson e Taylor Guerrero, u puthën në një supermarket në Honolulu, çka shkaktoi bezdi te polici, që në atë kohë nuk ishte në shërbim.
Wilson pretendon edhe se polici e gjuajti me grusht.
Dy vajzat u dënuan me tri ditë burg për veprim të pahijshëm në publik.
Në disa shtete të SHBA ka ligje që e ndalojnë intimitetin në publik, për shkak se vë në siklet të pranishmit.