• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

by Skënder Asani
30/09/2025 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët refuzuan karremin e Zaevit e Mickoskit, të orkestruar nga padronët e botës serbe, të cilët llogaritën se duke degraduar pozitën kushtetuese të shqiptarëve do t’i shtynin drejt veprimeve ekstreme. Ky ishte skenari klasik serb: të prodhohet një “rrezik shqiptar” përmes provokimeve të qëllimshme, të ndezin tensione në Kosovë e Luginë, t’i lidhnin ato me “hartën e gjelbër” dhe kështu të përplasnin shqiptarët me Amerikën dhe Evropën. Pasoja do të ishte rikthimi i Serbisë në rolin hegjemonist dhe paraqitja e saj si “garant stabiliteti” në Ballkan.

Nga Prof.dr Skender ASANI

 

Në Maqedoninë e Veriut, historia politike është gjithmonë një betejë midis shpresës dhe frikës, midis vizionit dhe manipulimit. Dështimet e qeverive të mëparshme, përfshirë përpjekjet e Zoran Zaevit për reformë dhe integrim, krijuan terren për ringjalljen e nacionalizmit dhe për fuzionimin e frymave që historikisht dukeshin të kundërta. “Fryma zaeviste” shpresa për kompromis, reforma dhe integrim euroatlantik u shkrinë me frymën nacionaliste të Mickoskit, duke u përdorur nga oligarkia dhe legjitimuar nga influenca e botës serbe për të dobësuar rolin e shqiptarëve si faktor shtetformues. Për pasojë, homogjenizimi politik maqedonas dhe “koketimi me botën serbe”, paraqet një  ndërthurje të çuditshme  politike, me pasoja të paparashikueshme  për stabilitetin ndëretnik dhe rreziku që paraqet ky homogjenizim për të gjithë hapësirën shqiptare, si dhe nevoja urgjente për një vizion të ri shtetëror, diplomatik dhe politik që nuk lejon kthimin pas të historisë.

Historia e tranzicionit politik ka treguar se elitat përdorin me mjeshtëri retorikën e kërcënimit për të ruajtur pushtetin dhe për të manipuluar opinionin publik. Kulmi i kësaj logjike u pa me projektin “Shkupi 2014” të Gruevskit, ku një identitet historik mitizuar shërbeu për të mobilizuar frikën dhe për të legjitimuar autoritetin. Me ardhjen e Zaevit, u krijua një shpresë për ndryshim: pajtim etnik, orientim euroatlantik dhe një narrativë politike e bazuar mbi integrimin, jo mbi frikën. Megjithatë, kjo shpresë u shua nga skandalet e korrupsionit, kriza e drejtësisë dhe mungesa e reformave konkrete, duke hapur rrugën për rikthimin e nacionalizmit si bosht politik. Pikërisht në këtë hapësirë, Mickoski ndërtoi profilin e tij, duke e bërë kërcënimin shtyllën e diskursit shtetëror.

Pas dështimit të Zaevit, “fryma zaeviste” u shkrinë me frymën e Mickoskit, duke krijuar një projekt të ri politik: rishkrimin e ekuilibrave dhe delegjitimimin e lidershipit të shqiptarëve, përfshirë partinë e dalë nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit. Ky fuzionim, i sponzorizuar nga oligarkia dhe legjitimuar nga bota serbe, synon të rikthejë kontrollin mbi strukturat shtetërore, të dobësojë shqiptarët si faktor shtetformues dhe të përdorë tensionet etnike si instrument për stabilizimin e status quo-së. Pasojat për shoqërinë janë të dukshme: përfaqësimi politik shqiptar fragmentohet, barazia ndëretnike minimizohet dhe stabiliteti social rrezikohet, duke shndërruar shoqërinë në një arenë ku frika dhe polarizimi bëhen norma.

Ky projekt i mirë menduar i koalicionit Zaev – Mickoski gjeti partitë shqiptare në Maqedoni të papërgatitura, duke rezultuar në deatomizimin e subjektit politik shqiptar. Ky proces solli humbjen e pozicioneve strategjike dhe degradimin kushtetues e shtetformues të rolit të shqiptarëve në vend. Ky zhvillim nuk është i rastësishëm; periudha historike aktuale krijoi një rreth të pafavorshëm për shqiptarët, i cili mund të mbetet i tillë deri në ndryshime dhe konfiguracione ndërkombëtare. Vetëm një unitet i fortë i subjekteve politike shqiptare mund ta ndalojë këtë rrjedhë, duke shmangur pasoja të paparashikueshme për pozitën kushtetuese të popullit shqiptar në Maqedoni, duke ruajtur kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në mbrojtjen dhe integrimin e shtetit.

Marrëveshja e Ohrit dhe legjitimiteti i lidershipit shqiptar janë vënë në shënjestër. Shqiptarët refuzuan karremin e Zaevit e Mickoskit, të orkestruar nga padronët e botës serbe, të cilët llogaritën se duke degraduar pozitën kushtetuese të shqiptarëve do t’i shtynin drejt veprimeve ekstreme. Ky ishte skenari klasik serb: të prodhohet një “rrezik shqiptar” përmes provokimeve të qëllimshme, të ndezin tensione në Kosovë e Luginë, t’i lidhnin ato me “hartën e gjelbër” dhe kështu të përplasnin shqiptarët me Amerikën dhe Evropën. Pasoja do të ishte rikthimi i Serbisë në rolin hegjemonist dhe paraqitja e saj si “garant stabiliteti” në Ballkan. Por ky plan dështoi, sepse shqiptarët nuk ranë në kurthin e destabilizimit artificial. Përkundrazi, ata ekspozuan fytyrën e vërtetë të një strategjie të rrezikshme që, në vend se të forcojë paqen, minon integrimin euroatlantik dhe kthen rajonin drejt logjikës së krizave permanente.

Nga perspektiva ndërkombëtare, kjo sjellje e vështirëson marrëdhënien me partnerët strategjikë dhe paraqet një sfidë për stabilitetin rajonal. Dobësimi i shqiptarëve nuk është fenomen brenda Maqedonisë, por kërcënon të destabilizojë gjithë hapësirën shqiptare dhe të minojë projektin e përbashkët të paqes dhe integrimit euroatlantik.

 

Në këtë udhëkryq historik, Maqedonia e Veriut mund të zgjedhë rrugën e frikës dhe kërcënimit, duke e lënë shoqërinë peng të manipulimeve dhe shqiptarët të reduktohen në spektatorë të historisë. Ose mund të zgjedhë vizionin e reformës dhe integrimit, duke rivendosur barazinë etnike, forcën e institucioneve dhe rolin e shqiptarëve si garantues të stabilitetit dhe partner strategjik. Ky është momenti historik për lidershipin shqiptar dhe shoqërinë që të mbrojnë Marrëveshjen e Ohrit, të sfidojnë nacionalizmin e vjetër dhe të tregojnë se e ardhmja e Ballkanit mund të ndërtohet mbi drejtësi, bashkëpunim dhe shpresë. Historia nuk pret dhe ata që zgjedhin frikën mbi vizionin do të humbasin në hijen e së kaluarës.

Shkup 29 shtator 2025

Next Post
Kërcënoi me thikë shitësen dhe grabiti një dyqan në Tiranë, në pranga i riu me precedentë (VIDEO)

Kërcënoi me thikë shitësen dhe grabiti një dyqan në Tiranë, në pranga i riu me precedentë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bek

Bek

August 24, 2026
Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

August 24, 2026
VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

August 24, 2026
Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

August 24, 2026
“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

August 24, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

“Po i hedhin benzinë zjarrit”- Rusia paralajmëron Britaninë: Do të shkatërrojmë fabrikat që do të prodhojnë raketat SCALP në Ukrainë!

August 24, 2026
8 përballjet e radhës sot në Champions League/ Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid sfidat kryesore

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

August 24, 2026
Përmirësimi i transportit urban në kryeqytet, Bashkia e Tiranës tregon se çfarë përmban paketa e saj e ndihmës

KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

August 24, 2026
Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

August 24, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com