• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Homazhet për të nderuar Artistin e Popullit Albert Vërria. Lamtumirë “kapedan”!

by
18/08/2015 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Vlorës do të jetë vendi ku do të prehet Artisti i Popullit, Albert Vërria, i cili u nda nga jeta pasditen e 17 gushtit 2015.1 teatri-petro-marko-percjell-albert-verrria

Familjarët, kolegët, miqtë dhe qytetarë të shumtë të qytetit bregdetar bënë homazhe në teatrin “Petro Marko” në nder të veprës së paharruar të Bertit, siç e njihnin të gjithë qytetarët e Vlorës, para të cilëve interpretoi për vite me radhë si aktor.

“Po e përcjellim një nga shtyllat e teatrit shqiptar, Artistin e Popullit Albert Verria, i cili ka ngulur një gurthemel i cili nuk do të shkulet kurrë nga historia e teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Megjithatë, ai do të mbetet i pavdekshëm, veprat e tij flasin dhe do të flasin brez pas brezi”, u shpreh Luftar Paja.

Ndërkaq nuk munguan as drejtuesit lokalë, të cilët shprehën ngushëllimin për humbjen e madhe por dhe vlerësimin për artin.

Ky boshllëk është vetëm fizik, ai nuk do të jetë më mes nesh, por sigurisht vepra që ai ka lënë do të jetë, siç ka qenë për të gjithë brezat që janë rritur në këtë vend, një frymëzim i madh për kulturën, një vlerësim i madh për artin e tij. Jam i sigurt që vlonjatët do ta ndiejnë për një kohë të gjatë mungesën e Bert Verrisë”, u shpreh kryetari i Vlorës, Dritan Leli.

Nga viti 1963 dhe deri më 1991, kur doli në pension, ka luajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjisor në disa shfaqje të ndryshme. 0b22fd48-58a2-4af6-ac8a-dbcd7552a8a3---0-

Por, roli që mbetet më i dashuri e i paharrahueshëm për shqiptarët, ishte ai i “xha Sulos” tek filmi “Kapedani”. Jo vetëm interpretimi brilant, por roli në këtë film mbart vlerën e shtuar të aktorit që ishte vetëm 36-vjeç në vitin 1972 kur interpretoi rolin e të moshuarit, duke i dhënë Albert Verrisë një vend në rreshtin e parë të artistëve të mëdhenj shqiptarë dhe cilësimin e tij si “Kapedani i artit shqiptar” XHa-Sulo

Kaporal Pelegrini te “Në fillim të verës”, Kopi tek filmi “Rrethimi i vogël”, Nuri Beu tek “Koncert në vitin 1936”, janë disa prej roleve që e bënë atë një aktor mjaft të dashur për publikun.

Para pak muajsh, Albert Verrisë i erdhi propozimi i fundit për të luajtur në një film ndërkombëtar, me një rol në filmin “Contromano”. Personazhi që do të luante ishte një 80-vjeçar, një rol me shumë karakter, i vështirë dhe me domethënie të madhe, pasi filmi bazohet në temën e hapjes së dosjeve.

Por, ai nuk mundi ta realizonte rolin e tij të fundit që e kishte shumë qejf, për shkak të sëmundjes së rëndë, që e mbajti gjatë në spitalet e Tiranës.albert-verria

Next Post

PS analizon 21 qershorin: Çfarë shkoi mirë dhe keq!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lumë” golash në Bundesligë! Bayern shmang humbjen, Hoffenheim e pëson në shtesë

“Lumë” golash në Bundesligë! Bayern shmang humbjen, Hoffenheim e pëson në shtesë

May 2, 2026
VIDEO/ Drejtësia në tri kohë dhe spektakli “në emër të popullit”

VIDEO/ Drejtësia në tri kohë dhe spektakli “në emër të popullit”

May 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Qetësia pas referatit

May 2, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Raporti: 1 në 9 gra në Shqipëri nuk marrin shërbim shëndetësor

May 2, 2026
Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

May 2, 2026
Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe pse janë atje?

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe pse janë atje?

May 2, 2026
Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

May 2, 2026
Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

May 2, 2026
Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

May 2, 2026
Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In